Kishte përshtatur lokalin e tij për lojra fati sa shikon policinë ja fut vrapit

16 Gusht, 12:44

 

Kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër. Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Game Over", si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjithashtu nisi procedimi penal dhë për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t'i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.