Kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë, sot portreti i kitaristit të njohur të viteve ’80 bëhet murale në qytet

15 Gusht, 14:00 | Përditesimi i fundit: 2024-08-15 14:49:25

Artisti i muraleve, Kristian Zara po pikturon në Kukës imazhin e kitaristit të grupit të rokut ‘Telex’. Kjo është muralja e parë në qytetin verilindor dhe artisti mendon se do të pritet mirë, pasi kitaristi Ismet Shaini ka qenë figurë e dashur për kuksianët të cilët dëgjonin muzikë fshehurazi në vitet ’80-të.