-
VIDEO
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
Çmimi i naftës dhe i benzinës ka njohur një rënie të lehtë këtë fillim jave. Në disa pika nafta po tregtohet me 184 lekë litri, nga 188-189 lekë litri që është tregtuar prej muajsh. Por ka edhe karburante që nuk e kanë lëvizur çmimin e fiksuar që në vitin e kaluar në vlerën 189 lekë litri.
-
VIDEO
Begaj pritet në Vatikan nga Papa Françesku
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku
-
VIDEO
Nëna me 3 fëmijët u vetëmbyt në Lumin Bunë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë vajzës së dytë
Është gjetur trupi i pajetë vajzës së dytë të mbytur në Lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër. Nëna me 3 fëmijët u hodh në Lumin Bunë në Shkodër dhe dy ditë më parë u gjet e mbytur 9-vjeçarja. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla.
-
VIDEO
'I kanë bërë vendit krimet më të mëdha’, Yzeiri: Meta e Berisha sulmojnë SPAK s’e s’janë ndëshkuar! Rama me diasporën? S’mund t’i përdorim si spektatorë futbolli
Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar në Report Tv sulmet e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, Yzeiri thotë se të dy janë figurat që i kanë bërë krimet më të mëdha këtij vendi kur kanë qenë në qeverisje, krime të cilat ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është arsyeja thotë Yzeiri përse sulmojnë SPAK, ndërsa Berishën dhe Metën i cilëson si personat që shkatërruan ëndrrën demokratike të shqiptarëve.
-
VIDEO
Tragjedia në Shkodër, dëshmia e motrës së Almës: Ishte viktimë e dhunës nga burri
-
VIDEO
‘Alma merrte ilaçe, kishin debate me Erdgysin', familjarët e burrit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar
Familjarët e Erdgys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e cila u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. Ata tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe.
-
VIDEO
Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari në Malësi të Madhea
-
VIDEO
Gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, peshkatari: Në fillim mendova se ishte kukull, u shokova kur pashë vajzën
Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer momentin e vështirë, kur në ujërat e lumit Bunë të Shkodrës gjeti trupin e vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi. Ai ishte personi që konstatoi trupin e vajzës në lumë, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj ngjarje tragjike, ku dyshohet se nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët janë vetëmbytur në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.
Hasani tregon se ishte duke gjuajtur peshk, kur ka gjetur trupin. Ai thotë se u shokua dhe në fillim mendoi se mos ishte kukull. Më pas ka njoftuar në telefon policinë dhe është konstatuar se vajza e vogël, e cila sot do të përcillet për në banesën e fundit.
-
VIDEO
Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi
Kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, të cilët u hodhën në lumin Bunë të Shkodrës, janë shtrirë edhe në Mal të Zi. Kërkimet janë shtrirë që dje edhe në Mal të Zi, në përpjekje për të gjetur trupin e Alma Arrazit me dy fëmijët, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç. Nëna me fëmijët u hodhën nga ura e Bunës në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi Erdgys Arrazi.
-
VIDEO
Mbi 600 të arrestuar në 95 operacione, policia e shtetit bën bilancin për muajin prill
95 operacione janë ndërmarrë nga policia e shtetit përgjatë muajit prill. Në bilancin e publikuar gjatë ditës së sotme, policia e shtetit njofton se janë arrestuar mbi 600 persona për vepra të ndryshme penale
-
VIDEO
Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, 69-vjeçari mohon krimin: S’e kam kryer unë! Nesër njihet me masën e sigurisë
I arrestuari për vrasjen e çiftit të të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit ka mohuar para hetuesve që të jetë ai autori. Thoma Mastora nuk ka pranuar të ketë goditur për vdekje Kosta dhe Kleoniqi Ilian, pavarësisht provave të gjetura brenda banesës së çiftit.
-
VIDEO
U hodhën në lumin Bunë të Shkodrës, asnjë rezultat për gjetjen e trupit të nënës dhe dy fëmijëve!
Asnjë rezultat nga kërkimet në lumin Bunë të Shkodrës, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi. Kërkimet kanë vijuar gjatë natës, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat. Dyshimet janë se edhe ata janë vetmbytur.
Mbrëmjen e 4 majit është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare që çoi në zbulimin e kësaj ngjarje, ndërsa në pranga ka rënë babai Ergdys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes.
Polumbarët e forcave RENEA kanë ushtruar kontrolle prej ditës së djeshme përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.