-
VIDEO
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin Tase: Ishte me shpejtësi, motorët prenë trupin e vajzës
Prokuroria e Vlorës kërkon dënimin me 15 vite burg për ish-policin Arjan Tase i cili në gushtin e 2 viteve mëparë përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Dy motorët e skafit prenë trupin e Jonadës. Provë për prokurorinë janë dhe pamjet filmike.
-
VIDEO
Leka Zogu e Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar! Marrëveshja për zgjidhjen martesës: Ja kur aktorja lë Pallatin Mbretëror! Kushti për të jetuar në apartamentin prapa ish hotel Dajtit
Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Vendimi i zbardhur i divorcit mban datën 25 prill 2024. Ndërkohë Shqiptarja.com disponon një kopje të marrëveshjes për zgjidhjen e martesës firmosur në janar të këtij viti mes të dyve. Elja do të jetojë në një apartament 300 m2 në qendër të Tiranës që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldines me kusht. Leka Zogu do takohet çdo ditë me të bijën.
-
VIDEO
I dënuar për trafik droge, prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit, pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak
Pasuritë e Saimir Gjepali, një emër i njohur për policinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet se janë përftuar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Nga hetimet e kryera sipas prokurorisë, Saimir Gjepali dhe familjarët e tij, kanë pasuri të cilat nuk i justifikojnë, siç janë investimet në prona me vlerë 30 milionë lekë të reja.
Konkretisht prokuroria ka sekuestruar një banesë dy katëshe, dhe garazh me sipërfaqe 150 m2, e ndërtuar pa leje në Shijak. Një lokal me sipërfaqe 96 m2, po të ndërtuar pa leje, në të njëjtën zonës. Po ashtu janë sekuestruar tokë arë me sipërfaqe 8002 m2 në fshatin lalëz dhe Ishëm në Durrës.
-
VIDEO
U hodh në Bunë me fëmijët, mjeku psikiatër: Para dy vitesh mori shërbim për ankth, s'u trajtua
Alma Arrazi që u vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, nuk rezulton që të ketë pasur probleme të shëndetit mendor thotë mjeku neuro-psikiatër, Gjon Preçi, i cili njëherësh thekson se vizita e fundit e saj ka qenë para dy vitesh kur mori shërbim për ankth e çrregullim të humorit
-
VIDEO
I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31 vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve.
Për 31-vjeçarin e kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli 2”, Gjykata e Shkodrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Tepelenë/ U zbulohet 'fermë' kriptovalutash në banesë, në pranga 67-vjeçari, në kërkim djali i tij
Një fermë kriptomonedhash është zbuluar në Tepelenë, ku në pranga është vënë një 67-vjeçar dhe në kërkim është shpallur i biri 35-vjeç. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
-
VIDEO
U hodh në Bunë me fëmijët, mjeku psikiatër: Alma Arrazi s'kishte probleme të shëndetit mendor! Para dy vitesh mori shërbim për ankth, s'u trajtua
Alma Arrazi që u vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, nuk rezulton që të ketë pasur probleme të shëndetit mendor thotë mjeku neuro-psikiatër, Gjon Preçi, i cili njëherësh thekson se vizita e fundit e saj ka qenë para dy vitesh kur mori shërbim për ankth e çrregullim të humorit
-
VIDEO
Hajduti thyen xhamin e vjedh dyqanin në Vlorë,arrestohet pas dy ditësh! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Thyen xhamin e dyqanit, qetësisht hyn brenda dhe pasi merr paratë lagohet po nga ajo dritare. Ndodhi 30 minuta pas mesnatës më 6 maj në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.
E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa sot policia njoftoi arrestimin e autorit, shtetasin një 29 vjeçar i identifikuar me inicialet E.BOperacioni u kodua “Storm 17’.
Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
-
VIDEO
Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë
Stacionet e autobusëve në të gjitha linjat e Transportit Publik në Tiranë tashmë mund të gjenden online në Google Maps. Për Report Tv turistët e huaj por edhe studentët që vijnë nga rrethet thonë se aplikacioni i ndihmon të orientohen për linjat e autobusëve dhe rrugët alternative që i çojnë më shpejt në destinacion.
-
VIDEO
Tepelenë/ Zbulohet shtëpi bari në Kurvelesh, 5 të shoqëruar në polici
Policia ka zbuluar një shtëpi bari në zonën e Kurveleshit në Tepelenë. Janë zbuluar 230 rrënjë kanabisi deri më tani dhe janë shoqëruar në komisariat 4 persona. Ndërkohë aksioni vijon.
-
VIDEO
Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’ në gjendje të rënduar emocionale: Vajza ime nuk varroset te shtëpia e Erdgysit sa të jem gjallë unë! I thoja ndahu
Babai i Alma Arrazit, Azem Bushati për emisionin “Pa Gjurmë”, në gjendje të rënduar emocionale ka pohuar se ajo i ka kërkuar vajzës që t’i japë fund martesës me Erdgysin
-
VIDEO
I sekuestrohen troje, llogari bankare e makina luksoze biznesmenit të ndërtimit Adem Metkola! Në zgjedhjet e 2023 kandidoi për këshillin bashkiak të Kamzës
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare biznesmenit të ndërtimit, Adem Metkola ku përfshihen 2 troje, 3 ara dhe 7 makina. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Metkolës i kanë ardhur para nga Britania e Madhe në disa llogari bankare prej shtetasve me të cilët ai nuk kishte lidhje. Metkola thotë se do blinte një pronë në Durrës. Metkola rezulton i deportuar nga Britania në vitin 2007.