-
VIDEO
Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve! I pranishëm edhe Veliaj
Kryesocialsiti Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë drejtuesit e qarqeve. Në fokus të takimit ishte procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit! Telat e energjisë rrezik për fëmijët dhe qytetarët
U inaugurua vetëm pak kohë më parë si lulishtja me standardet më të larta në Lezhë, por shumë shpejt nisi të dëmtohej. Vjedhja dhe dëmtimi i ndriçuesve detyroi Bashkinë e Lezhës që t’i heqë të gjithë ndriçuesit e vendosur, por la pas një situatë problematike. Rrjeti elektrik mbeti mbi sipërfaqe në një lulishte që frekuentohet edhe nga fëmijët.
-
VIDEO
Vlorë/ Gruaja hIdhët në det nga shëtitorja e Lungomares, shpëtohet dhe transportohet në spital
-
VIDEO
Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova
Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë qytetet ku trafiku i drogës është më i përqendruar. Kështu tha gazetari Sokol Dema në “Studio Live” në Report Tv. Si trend të ri, Dema përmendi trafikun e drogës përmes postës
-
VIDEO
Droga,ja qytetet e ZONAT NË TIRANË që 'mbyten' nga kanabisi edhe e bardha.Flet gazetari dhe eksperti (2 maj 2024)
-
VIDEO
Pa Gjurme- Ishi e kërcënon se do t’i postojë fotot intime/E reja: Jam e martuar, ai do të hakmerret (2 maj 2024)
Një 27-vjeçare nga Lushnja kërcënohet dhe shantazhohet nga ish-i dashuri se do t’i publikoj fotot e saja në rrjetet sociale. Pasditen e sotme në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’, Ana do të denoncoj shantazhuesin e saj 30-vjeçar nga Korça që prej 2 vitesh jeton në Australi. Ana ishte vetëm 19-vjeç kur u njohëm me anë të rrjeteve sociale me djalin nga Korça. Paralelisht, ajo ishte e martuar dhe nëna e një vajze të vogël. Pas 2 mujash, bashkëshorti i 27-vjeçares e zbulon lidhjen e gruas së tij me 30-vjeçarin. Ana i jep fund marrdhënies me të riun nga Korça. Ndërsa bashkëshorti i jep një mundësi të dytë Anës për hir të vajzës së vogël duke e falur atë. 27-vjeçarja mendoi se historia me të kishte marrë fund por kalvari i vuajtjeve për të sapo kishte filluar. Ish- i dashuri i saj filloi ta kërcënonte duke i thënë se do të postonte fotot e tyre të përbashkëta në momente intime në rrjetet sociale. E ndodhur në këtë udhëkryq Ana e takonte fshehurazi ish-të dashurin me frikën se imazhet e saj do të bëheshin publike. Para dy viteve 30-vjeçari emigron në një kontinent të largët në Australi, por shantazhet ndaj të resë nuk do të përfundonin. Ai vazhdon ta shantazhojë me mesazhe fyese dhe tone kërcënuese. 27-vjeçarja ia ka bërë disa herë të qartë atij, se raporti mes tyre ka mbaruar, por ky i fundit nuk e pranon.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për pyetjen e 5 dëshmitarëve amerikanë me video-konferencë në gjyqin ndaj tij për masakrën e Gërdecit. GJKKO vendosi që dëshmia të bëhet me letër porosi dhe marrja në pyetje do të bëhet nga agjentë të FBI.
-
VIDEO
Motra nga Greqia lëshoi alarmin, si zbuloi fqinja çiftin e pajetë në Dropull! Burri në oborr, gruaja me plagë në dhomën e gjumit
Një çift i moshuar u gjet pajetë në banesën e tyre në Dropull, me shenja dhune në trup dhe kokë. Pista e parë e hetimit është ajo e krimit në familje. Dyshohet se burrë e grua janë përfshirë në konflikt fizik dhe kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Ata jetonin të vetëm pa fëmijë dhe denoncimi është bërë nga fqinja. Nuk përjashtohet as pista e dytë ajo e grabitjes me dhunë.
-
VIDEO
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit dhe humb jetën
Një 57-vjeçar i dehur ka humbur jetë, ndërsa ka rënë në gropën e një ashensori. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 të 2 majit, në rrugën "Aleksandër Moisiu" në Tiranë.
-
VIDEO
Vlorë/ 51-vjeçari vjedh furgonin, momenti kur merr nga mjetin e parkuar! Vihet në pranga
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka vjedhur një furgon. Arrestimi i tij vjen pas kallëzimit të pronarit se i kishin vjedhur mjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”.
-
VIDEO
Rama vlerëson Ali Ahmetin: Iu ngjit maleve të rezistencës për liri, falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit në Këshillit Bashkiak të Tiranës me titullin Qytetar Nderi. Në fjalën e tij Rama vlerësoi rolin e Ali Ahmetit duke thënë se pa të shqiptarët nuk do të ishin në ditët më të mira në Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë tha se Ahmeti ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
-
VIDEO
Sulmet e Metës dhe Veliaj në SPAK, Gonzato: Lëreni të bëjë punën e vet, Mbështetja për drejtësinë e palëkundur
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet. Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa I takon mbështetjes së drejtësisë së re.