-
VIDEO
500 mijë euro në banesë/ Në Gjykatën e Tiranës jepet pretenca për Alda Klosin, sanitaren dhe djalin e saj
Në gjykatën e Tiranës prokuroria do të japë pretencën për Alda Klosin sanitaren e saj Rozeta Dobi dhe djalin, Havier.
-
VIDEO
Krujë, sekuestrohen 3 mijë fara kanabisi, në pranga 26-vjeçari
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij policia i gjeti 3000 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.
-
VIDEO
Pret tarracën me sharrë dhe me çengel vjedh bizhutë! Si u grabit argjendaria në 'Rrugën e Dibrës' në Tiranë
Kamerat e sigurisë kanë filmuar vjedhjen në argjendarinë në 'rrugën e Dibrës' në Tiranë më 14 mars 2024. Gjatë natës është prerë me sharrë tarraca dhe e dyqanit dhe më pas ai tërheq me një çengel varëset e floririt të ekspozuara në manikine.
-
VIDEO
Fushë Krujë/ Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, plumba dhe në gishtat e këmbëve!
Një grup hetimor po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e ekzekutimit të Gentjan Bejtjes pasditen e 15 marsit 2024 brenda në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës.
-
VIDEO
Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë
Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi ka folur për Report Tv pas rastit të rëndë, kur nëna vrau foshnjën duke e hedhur në lumë. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e 42-vjeçares, pasi ajo nuk është paraqitur kurrë në për vizitë në Qendrën Shëndetësore.
Ndërkohë, ai e përshkruan 42-vjeçaren si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve.
“Për rastin në fjalë jemi njohur nga mediat. Ne e njohim si familje shumë e mirë, nënë e përkushtuar, është nënë e 5 fëmijëve. Për pjesën e shtatzënisë skemi fare dijeni, nuk janë paraqit fare. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat”, thotë mjeku për Report Tv.
-
VIDEO
Tiranë, grabiti me armë një dyqan tek 'Myslym Shyri' dhe vodhi një argjendari nga tarraca, arrestohet 43-vjeçari
Vjedhja e disa aparateve celularë në rrugën ‘Myslym Shyri’ më datë 9 shkurt të këtij viti si dhe vjedhja e argjendarisë pak ditë më parë në rrugën e Dibrës janë zbardhur nga policia.
-
VIDEO
Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Berishën, avokati Gjokutaj: Munguan dy prokurorë për arsye profesionale
Për mediat dha një prononcim avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ku tha se në seancë mungonin dy prokurorët për arsye profesionale.
-
VIDEO
Automjeti i djegur me benzinë, gjyshja rrëfen: Nipi kishte bërë llafe me ca djem
Gjyshja e djalit të një prej pronarëve të automjeteve që është djegur në Korçë thotë se fillimisht ata janë njoftuar nga komshia, më pas kanë dalë dhe kanë vënë nën kontroll vetë flakët.
Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë.
Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.
-
VIDEO
Kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Report Tv sjell pamjet teksa Naço futet në SPAK, por ende nuk dihet arsyeja përse është paraqitur deputeti socialist.
-
VIDEO
Adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet
Report TV ka siguruar pamjet e vënies në flakët të një prej automjeteve të djegura mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duken disa të rinj që sipas policisë ishin 4 adoleshentë.
Ata duken teksa i vënë benzinën pjesës së përparme të makinës dhe i ndezin flakën.
-
VIDEO
Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë
Dy automjete u dogjën me zjarr mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 në lagjet nr.4 dhe 14 të qytetit të Korçës. Policia ka shoqëruara katër autorë të dyshuar.
-
VIDEO
E rëndë në Krujë/ Nëna 42-vjeçare vret foshnjën e sapolindur, arrestohet nga policia: E futi në qese dhe e hodhi në lumin e Tapizës
Një 42 vjeçare është arrestuar nga policia e Krujës, pasi dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj. Në pranga ka rënë Leta.K, e cila dyshohet se pasi e ka lindur, ka pretenduar se ishte e vdekur dhe ka futur në qesë duke e hedhur në ujrëat e lumit Tapizë