-
VIDEO
Lezhë, iu gjetën dy mina me telekomandë, arrestohet 24-vjeçari, do t'ua shiste grupeve kriminale
Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap me 2 mina me lëndë plasëse C4, të cilat i kishte të fshehura në trup.
Arkil Selimi po i transportonte ato drejt Lezhës ku do tua shiste grupeve kriminale.
Ky shtetas po udhëtonte nga Fushë-Kruja drejt Lezhës me minat me telekomandë me vete. Policia kishte informacione nga inteligjenca policore për 24-vjeçarin dhe qëllimin e tij.
-
VIDEO
Lushnjë/ Po qarkullonte me shpejtësi të lartë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.
-
VIDEO
Tiranë/ Mori peng 14-vjeçarin që i rrahu të birin, qytetarët: Jemi të shokuar, prindi duhet t’i afronte fëmijët, ta zgjidhte pa dhunë
Një adoleshent u mbajt për disa orë peng në Shkozë të Tiranës nga dy burra që u arrestuan. 50-vjeçari që e futi me forcë në makinë, është babi i një të riu me të cilin 14-vjeçari ishte konfliktuar më parë.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin: Arresti në burg i ligjshëm, nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës! S’ka shkelje të të drejtave
Gjykata Kushtetuese e quan të ligjshëm arrestin në burg ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, ndërsa nënvizon se si pasojë e masës së sigurisë i pamundësohet kryerjen e procedurës së betimit. Mos lejimi i tij për t’u betuar, thotë Gjykata, nuk cenon të drejtën për t’u zgjedhur.
-
VIDEO
Merr flakë kamioni në autostradën Elbasan-Tiranë
Një kamion ka marrë flakë mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan
-
VIDEO
Vrasja e Bejtjas, rolet e 2 të arrestuarve! Ilir Beqaraj transportoi 4 ekzekutorët, i mori pasi dogjën mjetin e krimit! Ekspertiza: U qëllua nga 3 kallashnikovë
Beqaraj, i cili mbante dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari, i arrestuar të mërkurën për atentatin ku u vra Gentjan Bejtja brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk, është personi që ka transportuar 4 atentatorët nga vendi ku u dogj makina e parë “Land Rover Discover” në fshatin Hasan, në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe iu drejtuan fshatit Bubq, Krujë.
Hetuesit tashmë janë të bindur se nuk ka qenë ai në grupin e qitësve që gjetën hapur derën kryesore të oborrit dhe realizuan vrasjen. Burimet bëjnë me dije se Ilir Beqaraj mbërriti me makinën “Golf” pa targa në anën e pasme një minutë pasi autorët kishin djegur automjetin.
-
VIDEO
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 51-vjeçarit në Elbasan
Një 51-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.
-
VIDEO
CRIME STORY – Programi më i ri i REPORT TV
Nisur nga dita e premte, 22 mars 2024, ekranit të Report TV do ti shtohet edhe një cikël dokumentarësh emërtuar CRIME STORY, që do të kenë në fokus ekskluzivisht ngjarjet më të bujshme dhe më domethënëse të kronikës së zezë.
-
VIDEO
Avokati që mbron Berishën në Londër merret me çështje tregtare, ka vetëm dy përjashtime: Berishën dhe… 9 serbë
Në Londër vijon prej 19 marsit shqyrtimi i kërkesës së ish Kryeministrit Berisha kundër vendimit që e shpalli atë ‘Non Grata’. Berisha përfaqësohet nga dhoma avokatore me çmimet më të kripura në Britani ndërsa përfaqësuesi kryesor ligjor përveç Berishës ka vetëm një çështje tjetër në rang individësh, atë të 9 serbëve që akuzojnë për krimet UÇK.
-
VIDEO
Akuzat e Rithemelimit për Portin e Durrësit, Braçe: Po mbroni interesat e portit të Patras, Kretës, Selanikut? E keni bërë rrugë tani për hatër të Belerit
Deputeti socoialist Erion Braçe iu përgjigj akuzave të Rithemelimit nga foltorja e Kuvendit, lidhur me Portin e Durrësit.
Sipas tij në kohën e qeverisjes së Berishës, porti shfrytëzohej nga një firmë koncesionare qesharake që nuk paguante rrogat e punonjësve.
'Prisja të flisnim për buxhetin. Por për cilin port flisni? Për Portin e Durrësit i cili në 90% ishte dhënë me koncesion,. Dhe qeveria merrte një firmë qesharake që nuk paguante as rrogat e atyre që punonin aty. Për portin ku shërbimet ishin koncesionuar mbi 90% sipas KLSH. Për këtë flisni? Për atë port që nuk shtrinte krahun e vinçit sepse binte mbi hotelin në krah. Çfarë po kërkojmë, apo çfarë akuzoni: që po ndërtojmë një port publik shtetëror me para publike, që rrit jo vetëm pasurinë por ofron shërbime më të gjëra. E për të konkurruar ato porte. Në cilët interesa flitet këtu? E kam me deputetin e Durrësit që foli këtu. Interesat e kujt po mbron, interesat e portit të Barit, Brindisit, apo nga ana tjetër të Kretës, Selanikut? Që tani veni e vini për hatrin e Belerit. Për çfarë flisni që atje kemi rënë dakord atje të ndërtohet baza e NATO-s. Do thoni jemi kundër. Mendoj se duhet të flasim për buxhetin. Pas 5 muajsh që nuk patëm mundësi, është shumë e rëndësishme të flasim për buxhetin.'
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina përmbyset në kanalin me ujë! Tre të plagosur
Një aksident është regjistruar në afërsi të Fushë Mamurrasit, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur.
-
VIDEO
Durrës, arrestohet 30-vjeçari, iu gjetën 116 mijë € në makinë, dyshohet të ardhura nga krimi
Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Durrës, pasi në automjetin që drejtonte iu gjetën 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.