Adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

19 Mars 2024, 09:02 | Përditesimi: 19 Mars 2024, 09:02

Report TV ka siguruar pamjet e vënies në flakët të një prej automjeteve të djegura mbrëmjen  e djeshme në Korçë.

Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duken disa të rinj që sipas policisë ishin 4 adoleshentë.

Ata duken teksa i vënë benzinën pjesës së përparme të makinës dhe i ndezin flakën.

r.k./Shqiptarja.com