-
VIDEO
Municioni ‘ari’ në treg, mund të prodhojë Shqipëria? Meçollari: Kemi përvojën e 50 viteve! Na duhet një partner i fuqishëm
Në një kohë kur lufta në Ukrainë por konfliktit në Gaza e ka disafishuar kërkesën për municion në tregun ndërkombëtar në Shqipëri po diskutohet riaktivizimi i industrisë së prodhimit të armëve në vend. Për Report Tv ish-ushtaraku Meçollari thotë se duhet një partner i fuqishëm dhe investime në teknologji.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, një prej të arrestuarve kushëriri i Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt
Njëri prej të arrestuarve për ekzekutimin e Gentian Bejtjas rezulton të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.
Bëhet fjalë për 41-vjeçarin me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari, i cili dyshohet se është një prej ekzekutorëve të Bejtjas. Ai është kushëriri i Ylli Brahimit.
Ylli Brahimi është përfolur shpesh si krahu i djathtë dhe një prej të besuarve të Ervis Martinajt. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve më parë.
-
VIDEO
Pistoletë me mbishkrimin ‘Valter’, fishkë, radio, çfarë u gjet në banesën e një prej ekzekutorëve të Gentian Bejtjas
41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se është një prej autorëve të ekzekutimit të Gentian Bejtjas. Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka gjetur një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri.
-
VIDEO
Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit! Fletëthirrje për kompaninë fituese e zyrtarët e prokurorimit
Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024.
-
VIDEO
Lezhë, nën masa të rrepta sigurise, Ruben Saraiva paraqitet në Gjykatë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë
Nën masa të rrepta sigurie, Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës, ku do te shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë. 28-vjeçari akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin.
-
VIDEO
‘Donte të më bënte drejtor’, Kara: Metën e njoh që nga vitet ‘80, të korruptuarit na morën jetën
Avokati Romeo Kara, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ Në Reprot Tv i është kundërpërgjigjur akuzave të Ilir Metës. Avokati thotë se Metën e njeh që nga viti ’80 e se i ka ofruar që ta bënte drejtor.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA, gazetari Doçi: Ka 4 dëshmi të forta që fundosin Metën! Kreu i SPAK pyeti në burg Kastriot Ismailajn për këtë aferë
Gazetari Adriatik Doçi thotë se ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtëpërdrejt Ilir Metën në aferën CEZ-DIA. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, gazetari tha se gjithë historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta.
Sipas tij 4 dëshmitë e forta që fundosin Metën, janë ajo e Elvis Mataj, një person i besueshëm i Metës, Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, dëshmia e tretë është e Vojsava Ismaliajt, si dhe e vetë Kastriot Ismailajt. Këtij të fundit sipas gazetarit kreu i SPAK i ka marrë një dëshmi në burg për këtë aferë korruptive
-
VIDEO
Durrës/ Makina përplas policin rrugor
Në lagjen nr.11 pranë Maozeleumit të Dëshmorëve ka ndodhur një incident, ku një efektiv policie është përplasur nga një automjet.
-
VIDEO
Vdiq në punë, babai i Edisonit për Report Tv: Iku në Itali para 30 vitesh me gomone, do vinte për 80 vjetorin tim! E ëma: Sa mora vesh vdekjen, zura krevatin
Një muaj pasi djali u vdiq gjatë një aksidenti në punë, prindërit e Edison Malajt nga fshati Hoshtimë i Vlorës, ndihen të shkatërruar. Ata rikthehen pas në kohë kur i biri kishte ikur me gomone drejt Italisë, ndërsa thonë se punonte 16 orë në ditë për të mbajtur familjen.
-
VIDEO
Dyndje qytetarësh drejt kishës së Shna Ndout në Laç për pelegrinazh
Dyndja e qytetarëve drejt Kishës së Shna Ndout në Laç të martën e parë të pelegrinazhit 13-javor ka krijuar trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.
Prej orës 17:00 të kësaj të marte është krijuar radhë kilometrike automjetesh nga superstrada deri në kishën e ‘Shna Ndout’.
-
VIDEO
Ligji i ri për policinë e shtetit, ata me 30 vjet punë mbyllin karrierën 55 vjeç! Përfitojnë 70% të pagës deri në moshën e daljes në pension
Një polic që ka kryer 30 vjet shërbim në Policinë e Shtetit do të mund të mbyllë karrierën e tij në moshën 55 vjeçare. Deri në daljen e tij përfundimtare në pension ai do të përfitojë 70% të pagës. Po ashtu, për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet masa e trajtimit rritet me 1% të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj. Ndryshimi do të vijë pas miratimit të ligjit të ri të Policisë së Shtetit dhe synon rifreskimin e trupës policore dhe kostot pritet të përballohen nga buxheti i bluve. Ligji i ri fuqizon edhe rolin e departamenteve në drejtorinë e përgjithshme. Ndryshimet në këtë drejtim janë testuar tashmë prej disa vitesh në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i cili me sa duket është parë efektive dhe e njëjta gjë do të behët edhe në departamentet e tjera, si te Policia Kriminale dhe te Rendi e Siguria.
-
VIDEO
Kreu i Partisë së Demokratëve greke viziton në burgun e Fierit, Fredi Belerin
Kreu i PD-së greke Andreas Lloverdhos shkon në IEVP-në e Fierit ku do të takohet me Fredi Belerin. Lloverdhos shoqërohet nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.