-
VIDEO
Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i kthehet sot normalitetit! Pritet të votohet ngritja e dy komisioneve hetimore! Edhe ambasadorët në seancë
Seanca e kësaj të enjteje do të jetë e para normale pas 5 muajsh. Kaosi i Rithemelimit pritet t’ia lërë vendin diskutimeve dhe votimit të dy komisioneve hetimore për sistemin TIMS dhe koncensionet në shëndetësi.
-
VIDEO
Kamionin nuk e mbajnë frenat dhe as betoni në aksin Kardhiq-Delvinë
Një kamion ka përfunduar anës rrugës në aksin Kardhi-Delvinë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, kamionin nuk e kanë mbajtur frenat dhe ka rrëshqitur.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.
-
VIDEO
Vrasja e Gentian Bejtjas, Fushë Kruja e rrethinat në 'shtet rrethim', kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta
Që nga vrasja e Gentjan Bejtes Fushë-Kruja dhe rrethinat janë vënë në fokus të kontrolleve të policisë.
Postoblloqe policie të mbështetur nga forcat speciale janë ngritur në akset që përshkojnë këtë qytet madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të shqiponjave dhe FNSH të cilët patrullojnë në të gjitha rruget dytësore dhe rurale duke bërë kontrolle të befasishme në mjete të dyshimta.
-
VIDEO
Vrau me grusht biznesmenin e ndërtimit në Vlorë, Rei Meta dënohet me 3 vite burg
Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.
Akuza ndaj tij është "vrasje nga pakujdesia" neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.
Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që të dënohej për vrajse me dashje por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.
-
VIDEO
Siguria kibernetike, Tafa: Shqipërisë i mungojnë 170 ekspertë
Faqet online të institucioneve shtetërore kanë shpesh pre e sulmeve kibernetike ndaj së shpejti do të krijohet Akademia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike. Kështu është shprehur Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK gjatë punimeve te konferencës "Ditët ballkanike të sigurisë kibernetike", e cila po mbahet në Durrës. Vendit tonë aktualisht i mungojnë 170 ekspertë të kësaj fushe.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin rrugor Korçë-Maliq, 3 të plagosur
Një aksident me tre të plagosur është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Korçë-Maliq".
-
VIDEO
Energjia me tre fasha për furrat, të ftuarit në 'Përballje': Duhet analizë thelbësore! Shumë biznese abuzojnë, mund të ketë rritje çmimesh
Çmimi i energjisë i ndarë në tre fasha për furrat e bukës, i propozuar nga OSHEE, ishte tema në ‘Përballje’ në Report TV.
Eduard Elezi, eksperti i energjisë i ftuar në studio deklaroi se tek Enti Rregullator i Energjisë nuk ka kryer një studim apo analizë për të ardhur tek rritja e çmimit.
-
VIDEO
Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga edhe pronari i mjetit me të cilin u larguan ekzekutorët nga Fushë Kruja! Detaji që i zbuloi
Dy persona kanë rënë në pranga për vrasjen e Gentian Bejtjas. Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorëve, ndërsa Edison Haxhiu akuzohet së u ka vënë në përdorim autorëve një mjet për t'u larguar nga Fushë Kruja. Lëvizjet janë zbuluar përmes kamerave të sigurisë.
-
VIDEO
Tiranë/ Gjobiten përdoruesit e monopatinave, shkelin rregullat e qarkullimit rrugor
Në monitorimin e Policisë Rrugore të Tiranës nuk janë vetëm automjetet, por edhe skuterët elektrikë.
Në këtë video të publikuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, shihen disa përdorues të patinave elektrike, duke qarkulluar në korsi jo të dedikuara për to, duke rrezikuar jetën.
Disa prej tyre nuk janë të pajisur me kaskë mbrojtëse, si dhe përdorin telefonin gjatë drejtimit të skuterit. Gjobat e policisë për të tilla shkelje variojnë nga 1000-2000 lekë.
-
VIDEO
Tentoi të vriste Selami Brahimin në Shkodër, 68-vjeçari ekstradohet nga Gjermania
Rreth një muaj pas atentatit që iu bë Selami Brahimit në Shkodër, autori i dyshuar është ekstraduar nga Gjermania. Bëhet fjalë për 68-vjeçarin Sulejman Kapllani, ekstradimi i të cilit u finalizua sot pas arrestimit në Gjermani.
-
VIDEO
Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, pranga 27-vjeçarit, një tjetër në kërkim! Sekuestrohet 1.6 kg kanabis
Një skemë e trafikimit të drogës nga SHBA në Shqipëri përmes kutive postare është zbuluar nga Policia e Tiranës. Një 27-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 21-vjeçar është në kërkim. U sekuestrua 1.6 kg kanabis.
-
VIDEO
E shpëtoi nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998! Berisha s'heq dorë nga Gjin Gjoni!
Ish gjyqtari Gjin Gjoni, i cili u bë simbol i drejtësisë së vjetër me pasurinë e tij prej sheiku dhe që u dorëhoq para vettingut, është një prej kandidatëve të Berishës për kryetar të degës së Lezhës. Vetë Rithemelimi e ka konfirmuar emrin ndërsa kjo është tentativa e dytë për ta futur në politikë Gjonin, pas propozimit për deputet për zgjedhjet e vitit 2021.