• VIDEO

    Ndodh dhe kjo/ Gazetarit në Durrës era e fortë i rrëzon kameran, në Vlorë era i ndërpret raportimin!

    Dita e sotme është karakterizuar nga një erë e fortë e cila ka krijuar jo pak vështirësi edhe për gazetarët tanë në terren.

  • VIDEO

    I riu u vra pas sherrit me thika në Fier, nxënës me çanta në shpinë shkojnë tek vendi i krimit

    Disa nxënës shkolle me çanta në shpinë janë para pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e një 19-vjeçari me thikë nga një 18-vjeçar pas një konflikti të çastit në qendër të Fierit.

  • VIDEO

    Fillimi i Muajit të Ramazanit/ Nënkryetari i KMSH-së: Është muaji i virtyteve ku bujaria e besimtarëve arrin majat

    Muaji i Ramazanit është muaji më i rëndësishëm për besimtarët mysliman. Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica foli në lidhje Skype për ‘Sot Live në Shqipëri’. Bica u shpreh se këtë muaj besimtarët mezi e presin dhe është një mundësi për të reflektuar.

    ‘Agjërimi është një nga mënyrat më të mira të të komunikuarit me Zotin. Një muaj që besimtarët me zor e presin. Ka shumë hare. Muaji mëshirës i faljes, i amnistisë së madhe. Në jetën tonë të përditshme bëjmë shumë gabime. Dhe këtë e shikojmë si mundësi për të reflektuar për t’u bërë njerëz më të mirë me njëri tjetrin dhe Zotin e gjithësisë.’

    Ramazani nuk ka të bëjë thjesht me agjërimin në të ngrënë edhe të pirë, por privimi nga vese të këqija.

  • VIDEO

    Aksident në Tiranë tek mbikalimi i Selitës

    Një aksident është shënuar tek autostrada pranë mbikalimit të Selitës paraditen e sotme. 

    Nga video e mbërritur në shqiptarja.com duket një makinë e dëmtuar ndërsa policia po përpiqet të montirojë trafikun që është rënduar.

  • VIDEO

    Vrasja me thikë e 18-vjeçarit në qendër të Fierit, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

    Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 18-vjeçar në qendër të Fierit.

    Sipas burimeve për Report Tv, katër të rinj janë përfshirë në një konflikt në një lokal e më pas sherri ka degraduar në qendër të Fierit, ku është goditur një 18-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

    Policia ka arrestuar ne flagrance autorin.

  • VIDEO

    Vlorë/ Zjarr në fshatin Mifol, era favorizon flakët

    Një zjarr ka rënë në fshatin Mifol në anë të autostradës Vlorë - Levan.

    Era e fortë dhe po favorizon përhapjen e flakëve.

    Në zonë kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse për të shuar flakët.

  • VIDEO

    Peshon 5 mijë ton dhe e lartë 56 metra, ura e Madhe në Kukës drejt përfundimit, pritet të vendoset sot

    Ura e Madhe ne Kukës që lidh Rrugën e Kombit dhe brigjet e lumit Drin kërkon edhe pak metra për t’u vendosur në dy bazamentet e saj.

    Edhe 20 metra kanë mbetur për vendosjen e Urës në dy bazamentet (pilat) beton arme, ndërkohë që ka përfunduar zhvendosja e saj përmes lundrimit me dy vaska ujore. Ura pritet të vendoset sot.

    Zhvendosja ujore e Urës së Madhe filloi të shtunën e 24 shkurtit të këtij viti.

  • VIDEO

    Vrasja e Pëllumb Metës, nëna dhe dy djemtë refuzojnë të bëjnë qitje

    Familja Meta është dërguar për t’u testuar në një poligon qitjeje, me qëllim që hetuesit të përcaktojnë se kush e vrau Pëllumb Metën. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se nëna dhe dy djemtë kanë refuzuar që të bëjnë qitje me armë në poligon duke thënë se nuk kanë dinë të përdorin armën apo se nuk kanë lidhje me vrasjen.

    E vetmja që ka kryer qitje është Hygerta, e cila ka rezultuar se di të përdorë armën. Të gjithë familjarët e tjerë refuzojnë të flasin dhe e vetmja që ka marrë përsipër vrasjen e të atit është Hygerta.

    Ajo është e vetmja që vijon i qëndron dëshmisë se është ajo vrasësja.

  • VIDEO

    U kapën me armë që ua shisnin grupeve kriminale, dalin para gjykatës dy të rinjtë në Durrës

    Hekuran Troplini, 19-vjeç dhe Emiliano Pasha, 20 vjeç, të cilët u arrestuan pasi u kapën me armë, të cilat ua shisnin grupeve kriminale, kanë dalë sot para gjykatës në Durrës.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Anulohen linjat Vlorë-Brindisi-Vlorë! Sonte nisen tragetet Durrës-Bari-Durrës

    Për shkak të përkeqësimit të motit, është anuluar linja e trageteve Brindisi-Vlorë-Brindisi. Po ashtu është pezulluar lundrimi edhe për anijet e peshkimit.

    Sa i takon situatës në Portin e Durrësit, situata detare për shkak të motit të keq vazhdon të krijojë probleme në lundrimin e anijeve.

    Era fryn nga juglindja dhe forca në det të hapur arrin 7 ballë. Për këtë arsye tragetet nuk u nisën mbrëmë nga portet e Barit dhe të Durrësit, si edhe linjat dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

  • VIDEO

    Nën masa të rrepta sigurie, vrasësi i Ardian Nikulajt mbërrin në gjykatën e Lezhës, kërkon lirinë

    Nën masa të rrepta sigurie, portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës ku do të zhvillohet seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e bërë prej tij për zëvendësimin e masës së sigurisë. Portugezi kërkoi lirinë

  • VIDEO

    Durrës/ Zbulohet një bazë tjetër armësh në Sukth që do të përdoreshin nga grupet kriminale! Në pranga pronari i banesës

    Një tjetër bazë armësh është zbuluar në Durrës.

    'Në kuadër të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e përdorimit të tyre nga kontigjenti kriminal, për ngjarje të rënda, specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, të mbështetur te informacionet e inteligjencës policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hills 2”.

    Si rezultat i operacioni, në Sukth, u zbulua një bazë, ku mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv