-
VIDEO
Dosja ‘21 janari’ drejt SPAK, Gjykata e Lartë vendos sot! Thirrja e Strasburgut për drejtësi: Krim shtetëror, të hetohet
Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet sot kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK. Në seancën në orën 13:00 do të jenë të pranishëm edhe palët, pra të familjes Nikës dhe përfaqësues të SPAK.
-
VIDEO
Shenjat e gishtave iu gjetën në pistoletë, djali i vogël i Pëllumb Metës: S’e kam vrarë unë babanë, por Hygerta! I ndihmova të fshehin makinën
Djali i vogël i Pëllumb Metës mohon të ketë lidhje me vrasjen e të atit. Pasi gjurmët e gishtërinjve u gjetën në armën me të cilën u vra Pëllumb Meta, ai thotë se babanë e ka vrarë Hygerta, ndërsa ai i ka ndihmuar vetëm të fshehin makinën.
-
VIDEO
Nikolla mbledh Çuçin e Bardhin për negociatat, Meta nis ditën vrullshëm duke ngritur pesha në palestër
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur këtë mëngjes “vrullshëm”, siç shprehet vetë ai.
-
VIDEO
Homazhe në vendin ku u vra Grei Bihuci, kolegët ndezin qirinj dhe vendosin lule: Ishte një djalë shembullor
Shokë dhe kolegë të 20-vjeçarit Grei Bihuci, që u vra me thikë në qendër të Fierit kanë kryer homazhe në vendin ku i riu mbeti i vrarë i riu. Me lule në duar, të rinjtë, kanë ndezur edhe qiri në vendin ku humbi jetën i riu. Teksa kryen homazhe në vendin ku u vra i riu, ato thanë se ai ishte një djalë që nuk sillte probleme.
‘Grei ishte vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë në stafin tonë . Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Nuk ishte djalë që sillte probleme, si në punë ku ne e kishim dhe në familje nuk kemi dëgjuar të kishte ndonjë sjellje të keqe.’- shprehet menaxheri i pastiçerie ku punonte Grei.
-
VIDEO
Vrasja e të riut me thikë në Fier, arrestohet edhe një 17-vjeçar
Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier për vrasjen e Grei Bihucit, një ditë më parë në qendër të Fierit.
Pas arrestimit të Florjan Mukës, sot u vu në pranga edhe 17-vjeçari K.M, banues në fshatin Kallm i Madh në Fier.
Sipas hetimeve, dyshohet se dy adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin 20-vjeç dhe plagosur O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
Historia e Shkëlqim Venxhës: Më quajtën 'armik', diktatura ia ndaloi shkollën e nisi 40 vjeç! Sonte në 'Dosja K' ora 20:00
Historia e Shkëlqim Venxhës, një fëmijë i lindur në diktaturë që vuajti peshën e biografisë së keqe, vetëm se kishin në fis një të arratisur.
-
VIDEO
Borë në pranverë, në Dardhë rikthehen reshjet! Trashësia arrin deri në 5 cm
I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e shiut, por edhe të dëbores
Momentalisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problematika por shoferët duhet të ecin me kujdes për shkak të rrëshqitjeve të mjeteve në rrugë.
Në lartësinë mbi 1400 m, konkretisht në aksin rrugor Boboshticë - Dardhë ka prezencë të reshjeve të dëborës me intensitet të ulët. Trashësia ka shkuar deri në 5 cm.
-
VIDEO
Mirditë, morën peng një 19-vjeçar dhe i vodhën paratë, në pranga dy të rinjtë
Mirditë, morën peng një 19-vjeçar dhe i vodhën paratë, dy të arrestuar. Në pranga Mateos Brozi dhe Ergys Tusha.
'Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, për kallëzimin e një 19-vjeçari.
Morën me forcë, në automjet, një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati, për t’i vjedhur paratë, arrestohen 2 shtetas.
-
VIDEO
I jepet lamtumira sot Grei Bihucit, 20-vjeçarit që u vra më thikë pas një sherri për një ‘like në rrjetet sociale’
I jepet sot lamtumira e fundit, Grei Bihucit, 20-vjeçarit i cili mbeti i vdekur dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit.
Grei Bihuci, humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.
19-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.
-
VIDEO
Shpërthim me tritol në Lushnjë
Një shpërthim tritoli është shënuar në lagjen "Kadri Qystri", Lushnjë, mbrëmjen e sotme (11 mars 2024)
"Në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale' Informoi mbrëmjen e sotme policia e Lushnjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-
VIDEO
Vendi përfshihet nga stuhia, pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari! Shiu përmbyt rrugët, disa zona pa energji
I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me stuhi ere dhe shtrëngata shiu. Për pasojë vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi i trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi. Era ka dëmtuar linjat elektrike duke lënë pa drita me qindra banorë.
-
VIDEO
Vlorë/ Aksident mes dy automjeteve në Panaja, dy persona dërgohen në spital
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Panaja, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.