-
VIDEO
Kush e vrau Pëllumb Metën? Gruaja dhe fëmijët dërgohen në poligon qitjeje! Hygerta e aftë të qëllojë me armë
Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria ka kryer eksperimentin hetimor.
Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.
Sipas burimeve, të tre, Hyseni, Hygerta, dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë.
-
VIDEO
Vodhi një çek me vlerë 10 mijë euro në kompaninë ku punonte, në pranga 23-vjeçari në Tiranë
Vodhi një çek me vlerë 10 mijë euro në kompaninë ku punonte, në pranga 23-vjeçari në Tiranë
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuara maksimalisht për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet operacioni policor i koduar "Çeku".
Vodhi një çek me vlerën 10 000 euro, në subjektin ku ishte i punësuar, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
-
VIDEO
Vlorë/ BMW-ja me shpejtësi merr para shtyllën e ndriçimit, del në korsinë tjetë! Raportohet për një të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në hyrje të qytetit të Vlorës.
-
VIDEO
Baza e armatimeve në Vlorë, lihet në burg 35-vjeçari Luçiano Deraj! ‘Kyç’ gojën në sallën e gjyqit
“Arrest në burg është masa e sigurisë që vendosi sot gjykata e Vlorës për Luçiano Derajn, të cilit iu kap një arsenal i tërë armësh në banesën e tij në Babicë të Vlorës. Para togave të zeza ai ka kyçur gojën, ndërsa dyshohet se njëri prej snajperëve është përdorur për vrasjen e Gëzim Sinomatit.
-
VIDEO
Përplasja me armë në Lezhë, arrest me burg për 54-vjeçarin, i komunikohet masa te Trauma! Agron Puka: Qëllova për vetëmbrojtje
54-vjeçari Agron Puka i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.
-
VIDEO
Të dënuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, ekstradohen dy shqiptarë nga Britania dhe Gjermania
Një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi ishin dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, janë ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri.
-
VIDEO
FOTO+VIDEO/ Aksidentohet autobusi i linjës së ‘Unazës’ në Tiranë, shoferit i ra të fikët
Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diele (10 mars 2024).
-
VIDEO
GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj! SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë në 2 tendera! E ndihmuan 6 zyrtarë
GJKK pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj në hetim nga SPAK pasi në bashkëpunim me 6 zyrtarë të saj gjatë kohës që ka qenë në krye të bashkisë Patos akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në 2 tendera duke favorizuar një firmë ndërtimi.
-
VIDEO
Berat/ Aksident në By Pass-in në dalje të qytetit! Automjeti përplaset me dy shtylla të ndriçimit rrugor
Një aksident ka ndodhur pak më parë në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Uznovë e madhe".
-
VIDEO
Transportuan përmes autobusit kallashnikovin, arrestohen në terminal dy të rinj! E sollën nga Pogradeci në Tiranë për ta shitur
Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë teksa transportonin një kallashnikov me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, me qëllim shitjen e armës tek persona të tjerë.
-
VIDEO
Roboti prek të pasmet gazetares gjatë intervistës live, nuk është ashtu siç duket
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv, duhani i grirë shitet pa pullë në rrugët e Tiranës! Konsumohet nga rreth 30%, dëm shtetit deri në 80 mln euro
Në rrugët e qyteteve në vend shitet rëndom duhan i grirë, origjina e të cilët është e pakontrolluar dhe ka rrezik edhe më të madh për shëndetin. Ekspertët flasin për 25 deri në 30% të konsumit të duhanit në total informal, ndërsa dëmi në buxhetin e shtetit shkon deri në 80 mln euro në vit. Report tv ka bërë një vëzhgim në terren ku ka konstatuar fenomenin e rëndë, edhe në mes të kryeqytetit