-
VIDEO
'21 janari' nesër vendos Gjykata e Lartë! E veja e Aleks Nikës: Vetëm SPAK jep drejtësi! Dorëzojmë kasetën me urdhrin e Prendit! Të pyeten Berisha e Basha
Një ditë para se Gjykata e Lartë të marrë një vendim ne lidhje me kërkesën që dosja e 21 janarit të hetohet nga SPAK, zbardhet letra që e veja e të ndjerit i dërgon Gjykatës së Lartë. Rajmonda Nika thotë se Prokuroria e Posaçme është i është i vetmi që kanë besim që do ta hetoj me objektivitet, ndërsa flet edhe për kasetën me komunikimet e Gardës
-
VIDEO
Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare, Profesori tregon për Report Tv si u zbulua hidrogjeni në Bulqizë dhe vlerat
Profesor Bardhyl Muçeku, i cili ka punuar me ekipin francez për artikullin e publikuar në Natiolal Geographic, për Report Tv tregon se zbulimi në këtë fazë ka më shumë vlera shkencore sesa ekonomike.
-
VIDEO
Tiranë/ ‘Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, 35-vjeçari shtrohet në spitalin psikiatrik! Ekspertiza: Nuk ishte i përgjegjshëm
Gjykata e Tiranës vendosi të nxjerrë nga qelia dhe të shtrojë në spitalin psikiatrik, 35-vjeçarin i cili u arrestua pasi kishte burgosur brenda shtëpisë gruan, fëmijët dhe nënën e tij, të cilët i monitoronte edhe me kamera. Sipas ekspertizës, ai ka qenë i papërgjegjshëm për çka bërë, ndërsa hetuesve u ka deklaruar se e mbylli familjen për t’i ruajtur nga e keqja.
-
VIDEO
Pogradec/ Kreu manovra të rrezikshme duke hipur mbi makinë, gjobitet 20-vjeçari dhe i hiqet leja e drejtimit
Një 20-vjeçar në Pogradec u ndëshkua me gjobë nga policia me 75 000 lekë si dhe iu tërhoq leja e drejtimit të mjetit pasi bënte manovra të rrezikshme në rrugë.
-
VIDEO
'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill
Për herë të parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të rishikojë një vendim shkarkimi nga vetingu me formë të prerë, për ish-prokuroren Antoneta Sevdari, ish-anëtare e KLP
-
VIDEO
Shiu 'kthen në det' rrugët përreth stadiumit 'Niko Dovana'
Rreshjet e dendura të shiut përmbytën rrugët përreth stadiumit “Niko Dovana’ në Durrës. Report Tv sjell pamje, ku duket që rrugët janë të mbuluara nga shiu.
-
VIDEO
Muaji i Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren uron besimtarët myslimanë
Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit. Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon efendi Ibrahimi, ka uruar besimtarët myslimanë duke përcjellë mesazhe tek ata për muajin më të çmuar të tyre.
Në qytetin historik të Kosovës, në Prizren muaji i shenjtë i Ramazanit vazhdon të ruajë traditën e tij ndërsa atmosfera që sjell ky muaj është më ndryshe se në qytetet e tjera të Kosovës.
Prizreni shquhet për diversitetin kulturor, etnik dhe fetar, ku dallimet çmohen dhe ruhen.Ndërsa festa fetare e Ramazanit shndërrohet në një ngjarje shoqërore, që bashkon rreth një sofre të gjitha komunitetet.
-
VIDEO
Fier/ Sherr mes adoleshentëve, vritet me thikë 19-vjeçari, nxënës te ‘Petro Sota’! Arrestohet autori! Konflikti nisi në rrjetet sociale
Një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve degradoi në përdorimin e thikës. Grei Bihuci, 19-vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.
19-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.
Gjatë ditës së sotme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëhere në vëmendje dhunën mes adoleshentëve.
-
VIDEO
Lezha përfshihet nga era e fortë, pezullohet lundrimi për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin
Rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë me stuhi shiu. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e lundrimit detar për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin.
Forca e dallgëve ka arritur deri në 8 ballë dhe shpejtësia e erës është mjaft e fortë.
Po ashtu stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, pasi ka dëmtim të linjave.
-
VIDEO
Çfarë fshihet pas ligjit për investimet strategjike? Sonte në oren 21:00 në 5 pyetje nga Babaramo
A po kërkon qeveria ti japë një shtysë ekonomisë, kryesisht ngritjes së industrisë së turizmit në Shqipëri apo kemi të bëjmë me një përpjekje për të përfituar në mënyrë korruptive? Na ndiqni sonte në oren 21:00 në 5 pyetje nga Babaramo.
-
VIDEO
14 marsi me shi apo diell? Ja parashikimi i motit! Kujdes! Pasditja me rebeshe shiu në disa qarqe të vendit
Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM tregon si do të jetë moti gjatë javës. Dita e sotme nisi me vranësira e erë të fortë që do të vijojë të qëndrojë e fortë dhe gjatë ditës së sotme. Situata pritet të qetësohet në bregdet pas orës 16:00.
Nesër e në vazhdim do të rikthehen reshjet në formën e shiut e dëborës. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Vlorë e Gjirokastër të kemi reshje mesatare deri në intensive. Në këto qarqe mund të shfaqen problematika për shkak të përmbytjeve urbane. Ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta
Kur pritet të ketë rebeshe shiu?
Problematika do të jetë pasditja e sotme ku reshjet do të jenë me intensitet më të shtuar. Nga ora 15- 18:00 reshjet problematike do të jenë Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Vlorë e Gjirokastër -
VIDEO
U vra sot me thikë, 19-vjeçari, ishte nxënës i shkollës ‘Petro Sota’, pasdite punonte kamarier
Grei Bihuci, 19-vjeçari që u vra sot me thikë ngë një 18-vjeçar në qendër të Fierit ishte nxënës në shkollën profesionale ‘Petro Sota’, në degën TIK.
19-vjeçari kishte bërë 2 orë mësim dhe kishte ikur nga shkolla. I riu punonte pasdite si kamerier në një pastiçeri.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Florjan Muka.