-
VIDEO
‘Tempulli 2’/ Shisnin kanabis e kokainë, dy në pranga në Vaun e Dejës
Dy persona kanë rënë në pranga në Vaun e dejës në Shkodër në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’.
Policia ka ushtruar kontroll fizik ndaj tyre dhe në automjet dhe ka gjetur një pako me 1000 fara cannabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen e tyre.
“Në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Kryebushat, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer shtetasin K. K.
-
VIDEO
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi paraqitet në SPAK
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja pse Peleshi është paraqitur në SPAK
-
VIDEO
Kamioni del nga rruga gjatë natës, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Një kamion ka dalë nga rruga në hyrje të Kukësit gjatë natës.Për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve.Kamioni me targa të Kosovës po transportonte shufra hekuri, kjo ka shkaktuar edhe kolona të gjata në të dyja anët e rrugës.Ndërkohë mëngjesin e kësaj të marte është bërë i mundur edhe zhvendosja e kamionit dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve.Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së hënës por vetëm sot rreth orës 7 të mëngjesit u bë e mundur zhvendosja e tij dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve.Për zhvendosjen e tij në fillim është dashur zbarkimi i sasisë së hekurit në një kamion tjetër, proçes që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës për pak kohë duke krijuar kolona të gjata në dy anët e rrugës.Ky aks është i vetmi në të cilin është devijuar i gjithë trafiku i mjeteve që udhetojnë nga Kosova drejt Shëipërisë dhe anasjelltas pas bllokimit te segmentit 3 km në Kukës- Morin të rrugës së kombit si shkak i punimeve për zhvendosjen e Urës se Re mbi Drin. Policisë rrugore i është dashur disa herë të ndërpresë edhe proçesin e zbarkimit të kamionit për të çliruar trafikun dhe kolonat e krijuara.
-
VIDEO
Zjarr në kabinën e rojës së Kishës në fshatin Rrmaj në Shkodër, shkrumbohet totalisht
Një zjarr ka rënë në mëngjes pranë varrezave të Rrmajit në Shkodër. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, zjarri ka përfshirë godinën e rojës së kishës, e cila është shkrumbuar totalisht.
-
VIDEO
Shqipëria rikthen zborin, ushtria blen armatime - Prag lufte? (5 mars 2024)
Në “5 Pyetjet” në Report TV u diskutua hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të përuruar sot në prani të kryeministrit, presidentit dhe përfaqësuesve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Deputeti Xhemal Qefalia i ftuar në studio tregoi historinë e përmbledhur të kësaj baze që nga koha e mbretërisë shqiptare.
-
VIDEO
Arrestimi i Liamit brenda shtëpisë së BBVIP, avokati i tij: As policët s'e dinin pse po i vinin prangat! Dënimi i tij nuk ishte i regjistruar
Dritan Shehaj, avokati i Liam Osmanit ish-banorit të Big Brother i cili u arrestua si i dënuar për mashtrim sapo hyri në shtëpinë e famshme, ka deklaruar se as policët nuk e dinin për çfarë po i vinin prangat klientit të tij.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, inxhinieri ushtarak: E ngritën pranë qendrave të banuara, shpërthyen 15 mijë predha, do ishte zhdukur Tirana
15 mijë predha kanë shpërthyer në masakrën e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, që solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Kështu deklaroi inxhinieri ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” në Report tv, duke nënvizuar se ishin shkelur të gjitha rregullat.
-
VIDEO
Vlorë/ Aksident në hyrje të qytetit, automjeti rrëshqet dhe përplaset me barrierën anësore
Aksident në autostradën Levan - Vlorë në afërsi të hyrjes së qytetit të Vlorës.
-
VIDEO
Nga Poliçani në Gramsh, inxhinier ushtarak Habilaj: Shqipëria mund të prodhojë sërish armë
Inxhinier ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report tv tha se Shqipëria mund të prodhojë sërish armë. Ndërkaq ka zbuluar disa detaje uzinave të prodhimit të armëve që ka pasur vendi ynë dhe të asaj ç’ka ka mbetur sot.
-
VIDEO
Zjarr në një banesë në Vlorë, shkak një shkëndijë elektrike, ka dëme të shumta materiale
Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë në flakë këtë pasdite.
-
VIDEO
E rëndë në Lezhë/ Po kalonte urën pa parmakë, 86 vjeçarja humb ekuilibrin dhe bie në lumë! Ishte ndërtuar nga banorët provizorisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:15 në Shkopet të Kurbinit ku një grua e moshuar ka ndërruar jetë pasi ra në lumë.
-
VIDEO
Shpërthimi me dy viktima e shtatë të plagosur në Lushnjë, zbardhet dosja: Si ndodhi ngjarja! Objekti i Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, para tre veprave penale
Report Tv ka siguruar dosjen hetimore mbi shpërthimin e fuqishëm në Lushnje në 1 mars pranë magazinës në ndërtim ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela