• VIDEO

    Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, avokati i tij: Vendim politik, GJKKO veproi siç u porosit nga Rama

    Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke e konsideruar këtë si një vendim politik i porositur nga vetë kryeministri Edi Rama.

  • VIDEO

    Përndoqi një vajzë, arrestohet 41-vjeçari në Vorë

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar nga Vora, i cili ka përndjekur një vajzë për disa kohë.

    ‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Same", për kapjen e tij.’- njofton policia.

  • VIDEO

    Sociologu Tushi: Kuvendi është kthyer në arenë gladiatorësh, vetëm armët kanë ngelur pa u përdorur! Të vendosen kritere për përzgjedhjen e deputetëve

    Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar prej muajsh në Kuvend, aq sa në disa raste ka degraduar edhe në dhunë verbale dhe fizike. I tillë ishte edhe rasti i deputetit Flamur Noka ditën e djeshme, i cili pati konfrontime me punonjësit e Gardës.

    Sociologu Tushi e krahason Kuvendin me një arenë gladiatorësh, ku deputetët përleshen me të gjitha llojet e mjeteve, por vetëm arma ka mbetur pa u përdorur, thotë ai. 

    “Anomali thelbësorë dhe mungesa e një deontologjie të saktë për deputetët. Ata janë elita, janë ata që janë caktuar jo vetëm për të drejtuar politikën e vendit, po edhe për të dhënë shembull qytetarie. Në politikë ka kontradikta, por problem është se deputetët tanë më shumë se janë politikanë, duket sikur janë militantë të vënë në llogore. Politikës ja kanë humbur esencën si zinxhir i zgjidhjes së problemeve dhe e kanë kthyer në arenë gladiatorësh. Aula e parlamentit është kthyer në arenë gladiatorësh ku përleshen me të gjitha llojet e mjeteve, vetëm armët nuk janë përdorur. Të gjitha janë përdorur, nga grushtet, dhuna verbale, psikologjike, flakadanë. Janë kthyer në armiq personal, janë disa grupe që kanë sherr të personalizuar nga arsyet më të ndryshme”, tha sociologu Tushi.

  • VIDEO

    Fier/ Lumi Gjanica ndotet nga derdhja e naftës bruto

    Ujërat e Lumit Gjanica janë ndotur sërish nga derdhja e mbetjeve të naftës bruto të cilat kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e reshjeve intensive të shiut

  • VIDEO

    Ura 'e vdekjes' në Shkopet i mori jetën Nënë Daves! Ishte ndërtuar nga banorët se shteti i braktisi

    Nëna Dave, 86 vjeç po kalonte urën me dërrasa mbi lumin Mat për të shkuar në shtëpinë e saj në fshatin Skuraj të Kurbinit kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua duke humbur jetën.

  • VIDEO

    '480 mijë pistoleta, 240 avionë e 100 anije...!' Armatimi që ka pasur Shqipëria

    Me luftën në Ukrainë është kthyer vëmendja tek industria ushtarake e cila për 33 vjet u la në harresë duke sjellë jo vetëm amortizim por dhe shkatërrim dhe vjedhje.

  • VIDEO

    Magazina ku ndodhi shpërthimi u ndërtua poshtë linjës së tensionit të lartë! Sekuestrohet dokumentacioni i bashkisë së Lushnjes

    Prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje deputetin Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në magazinën e tij në Lushnje më 1 mars 2024, ku humbën jetën babë e bird he u plagosën 7 të tjerë.

    Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se Prokuroria e Fierit ka sekuestruar dokumentacionin nga bashkia e Lushnjes lidhur me praktikën që është ndjekur në këtë zonë periferike të qytetit për dhënien e lejes, pasi ndërtimi  bëhej poshtë shtyllës së tensionit të lartë.

    “Është sekuestruar i gjithë dokumentacioni nga bashkia e Lushnjes” tha gazetarja Keti  Banushi, ndërsa informoi më tej se do të verifikohet nëse janë kryer kontrolle nga inspektoriati. Si ka ndodhur që punimet po kryheshin jashtë lejes së ndërtimit pasi ishin tejkaluar afatet.

  • VIDEO

    Kishin përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari

    Menaxheri i një lokali është arrestuar në Fier, pasi në lokalin ku punonte u gjetën makineri për lojëra fati

  • VIDEO

    Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi që kryente punimet

    Ka një të arrestuar për shpërthimin e ndodhur në kapanonin në ndërtim në Lushnje ku më 1 mars ndodhi shpërthimi që I mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

    • VIDEO

      Drift me makinë në qendër të Burrelit, gjobitet me 40 mijë lekë italiani

      Një 32-vjeçar italian ka kryer manovra të rrezikshme me mjet në Burrel. Siç shihet edhe në këto pamje 32-vjeçari ka qenë duke bërë drift.

      Ai është shoqëruar në polici dhe është gjobitur me 40 mijë lekë.

      “Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit. 

    • VIDEO

      Kjo do të jetë logoja e re e Shqipërisë Turistike

      Shqipëria do të përfaqësohet në eventet ndërkombëtare të turizmit me një logo të re zyrtare dhe nën sloganin "Albania All Senses".

    • VIDEO

      Dëbora rikthehet edhe në Dibër, reshjet rrezikojnë të dëmtojnë pemëtarinë

      Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në Dibër. Në zonën e Gjoricës në bashkinë e Bulqizë, reshjet e borës dëmtojnë pemëtarinë nëse temperaturat zbresin në zero.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv