-
VIDEO
Cummings: Baza e Kuçovës, stacion modern i NATO-s për Ballkanin Perëndimor
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings vlerësoi sot se Kuçova është tashmë një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Në ceremoninë e organizuar për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Cummings tha se punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe në përputhje me buxhetin fillestar.
-
VIDEO
Dy Eurofighter F2000 italianë ulen në pistën e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë
Edhe dy Eurofighter F2000 të Italisë fluturuan mbi Kuçovë si pjesë e ceremonisë së hapjes së bazës ajrore taktike të NATO-s.
Ministrit Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili mori pjesë në ceremoni vendosi fokusin e fjalës së tij në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa tha se kjo bazë është mesazh i qartë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes.
-
VIDEO
Dogji “BMW X5” në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Flames 2”.
-
VIDEO
Baza e NATO-s në Kuçovë, gjenerali turk: Shqipëria partner strategjik për paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Gjenerali turk Göksel Kahya në hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë tha se kjo bazë do jetë një kontribut për aleancën në sigurinë rajonale dhe globale. Ai tha se Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe strategjik në Ballkan, për paqen dhe stabilitetin e përhershëm.
-
VIDEO
Baza e NATO-s në Kuçovë, ministri i italian i Mbrojtjes: Mesazh i qartë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes
Ministrit Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto mori pjesë në ceremoninë hapëse të bazës së NATO-s në Kuçovë. Ai e vendosi fokusin e fjalës së tij në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa tha se kjo bazë është mesazh i qartë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes.
-
VIDEO
Rama: Falenderoj ministrin italian që erdhi me disa avionë luftarakë! Baza e NATO-s shërben për gjithë Rajonin që është i kërcënuar nga Rusia
Kryeministri Edi Rama, ne fjalën e tij e hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, tha se ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto ka ardhur në Shqipëri me disa avionë luftarakë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se baza taktike e NATO-s ka një rëndësi për të gjithë rajonin, pasi është i kërcënuar nga ambiciet e Rusisë.
-
VIDEO
Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Wisner: Vlerësojmë Shqipërinë për ruajtjen e stabilitetit në Rajon
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së David Wisner, në fjalën e tij tha se baza ajrore e NATO-s është e para në Ballkan, ndërsa vlerësoi Shqipërinë për rolin e saj në ruajtjen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
‘Nder të jesh këtu për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për përurimin e parë të bazës ajrore të NATO-s në Ballkan. NATO qëndron si aleancë me e suksesshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur si simbol, i gjithë angazhimit tonë dhe i solidaritetit të Shqipërisë me anëtarët e NATO-s. Të luftojmë për modernizmin e ushtrisë së Shqipërisë, Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne qëndrojmë së bashku.’- tha Wisner.
-
VIDEO
Gjenerali i NATO-s: Shqipëria e gatshme për të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur paqen
Gjenerali Lieutenant General JuanPablo Sanchez De Lara në ceremonine e hapjes së bazës së Kuçovës tha:
“Shqipëria është më shumë se kurrë e gatshme për të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqe. Jam e sigurtë që kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s e do të forcojë bashkëveprimin në kuadër të Aleancës. Do të qëndrojmë gjithmonë krah njëri tjetrit”
-
VIDEO
Shefi i Shtabit të FA: Baza e Kuçovës një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë! E vetmja në Ballkanin Perëndimor
Gjeneral Major, Arben Kingji, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha se baza e Kuçovës do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë.
‘Është një ngjarje e shënuar për FA dhe vetë aleancën. Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë.
Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja në Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë në operacionet e vendeve të aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.’- tha Kingji.
-
VIDEO
Peleshi: Baza e NATO-s në Kuçovë aset i gjithë rajonit, rrisim numrin e helikopterëve Black Hawk dhe dronëve bajraktar
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një aset për gjithë rajonin. Në ceremoninë e hapjes, Peleshi tha se kjo bazë do të shërbejë për forcat ajrore dhe operacionet e përbashkëta me NATO-n.
-
VIDEO
Nis ceremonia e hapjes së bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë! Performon banda fymore e Forcave të Armatosura
Ka nisur ceremonia e hapjes së bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë. Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, ka performuar fillimisht himnin e NATO-s, e më pas himnin e Shqipërisë.
Gjatë hapjes së bazës ajrore të NATO-s, dronët ‘Bayraktar’ të blerë në Turqi do bëjnë fluturimin e parë. Krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të Aleancës kanë mbërritur për të marrë pjesë në inaugurimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë.
-
VIDEO
Pas dy vitesh punime, hapet sot baza ajrore e NATO-s në Kuçovë! Nga fjalimet e liderëve te spektakli ajror i avionëve
Sot do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës. Gjatë ceremonisë do të ketë një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve si dhe të dronëve 'Bayraktar'.