-
VIDEO
Luçiano Boçi u bën thirrje protestuesve: Na takon neve t’i shembim dyert e kryeministrisë
Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë bëri thirrje për dhunë, revoltë dhe shembjen e dyerve të godinës së qeverisë.
Pavarësisht se u deklarua se protesta është organizuar për shqetësimet e qytetarëve Boçi sërish u fokusua në ‘arrestin shtëpiak’ të Sali Berishës duke e quajtur si ‘të burgosur të regjimit’.
-
VIDEO
Rithemelimi në protestë, dhjetra forca policie në gatishmëri para kryeministrisë, ka dhe të RENEA-s
Forcat e policisë kanë rrethuar kryeministrinë dhe janë në gadishmëri për të parandaluar çdo përshkallëzim situate. Para godinës është vendosur një gardh metalink që ndan protestuesit nga policia e cila edhe ajo është vendosur kordon para godinës së kryeministrisë.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Komisioni i posaçëm seancë dëgjimore me organizatat e diasporës
Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore po zhvillon sot një seancë dëgjimore me organizatat e diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.
-
VIDEO
Protesta e Rithemelimit, 20 minuta para nisjes, numër i ulët qytetarësh të pranishëm para kryeministrisë
Kur kanë mbetur më pak se 20 minuta nga nisja e protestës së Rithemelimit para kryeministrisë, Report Tv ka siguruar pamjet ku vihet re një numër i ulët qytetarësh që i janë përgjigjur thirrjes.
Ndërkohë, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës si dhe janë vendosur 2 kordona policorë para ndërtesës së qeverisë.
Pavarësisht thirrjeve të Rithemelimit për protestën, duket se pritshmëritë e tyre për një numër të lartë qytetarësh në shesh, nuk do të përmbushen.
B.V/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Sekretariati i transportit raporton në Kuvend: Transpozim i 40% të legjislacionit të BE! 2 projektet hekurudhore që përfundojnë në 2030
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Shqipërisë, zhvilluan sot një mbledhje të përbashkët, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek, i cili prezantoi raportin vjetor 2023 të sekretariatit, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria
-
VIDEO
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik 2 orë në SPAK, Burime: Në hetim për mbi 20 praktika tenderash
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Joniad Muzyri ka qenë sot në Prokurinë e Posaçme.
-
VIDEO
Blinken ndan foto nga vizita në Tiranë: Shqipëria partner i vjetër! Konfirmova mbështetjen e SHBA për luftën kundër korrupsionit
Duke e konsideruar Shqipërinë si parter të vjetër të SHBA-së dhe aleat të NATO-s, Blinken thotë se me Ramën dhe Begaj ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugën e vendit tonë drejt integrimit në BE si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
-
VIDEO
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, GJKKO cakton arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani
GJKKO ka caktuar arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani i cili ka marrë 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi. Marrja e ryshfetit është regjistruar me audio dhe video nga personat që ia kanë dhënë
-
VIDEO
Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të 2020, dënohen me nga 30 vite burg dy bashkëpunëtorët në arrati
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin. Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu
-
VIDEO
I dënuar në Milano për drogë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Xhesian Abedini 26 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë
-
VIDEO
Report Tv në aksin Korçë-Ersekë, pamjet e shembjes masive të rrugës pak para se të inaugurohej
Katër ditë pas shembjes masive të rrugës së re, Korçë-Ersekë nuk ka asnjë reagim Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe as kompania A.N.K. që ka fituar 3 tendera me vlere mbi 66 milionë euro për të ndërtuar 35 kilometra rruge. Ajo duhet të përfundonte në qershor por u shemb pa u inaguruar.
-
VIDEO
Kërkohet ekstradimi i tij nga Turqia, babai i Ibrahim Licit: Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja
Një ditë pasi prokuroria e Shkodrës i dërgoi ministrisë së Drejtësisë dosjen për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, ku u arrestua pak ditë më parë, babai i tij Mustafa Lici ka mohuar akuzat