-
VIDEO
Iu sekuestrua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti kthehet në Qendër sociale për art dhe aktivizëm
Një apartament cili deri dje ka qenë pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tani është kthyer në një qendër për sipërmarrje sociale dhe për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.
-
VIDEO
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Në Shqipëri 600 xhami janë jashtë kontrollit të KMSH, janë shfrytëzuar nga struktura iraniane
Tirane- Instituti britanik Royal United Services [RUSI], ka bërë të ditur përmes një raporti se Rusia po kërkon të destabilizojë vendet e Evropës. Eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë se dyshimet janë serioze se Rusia përmes Iranit ka arritur të depërtojë tek institucionet fetare për të ushtruar aktivitetin e tyre për shkak se çdo qytetar e ka një lidhje shpirtërore me udhëheqësit fetarë. Në Ballkan, ku kryesisht janë myslinanë, kanë depërtuar thellë në institucionet fetare për t'i përdorur fillimisht për propagandë dhe më pas për aktivitete të tjera operative.
-
VIDEO
Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Niset për mjekim drejt Traumës
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Bulqizë-Fushë-Bulqizë ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar.
Ergis Koka sipas policisë duke drejtuar motorin e tij ka dalë nga rruga në zonën Ura e re-Kodra e Danit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
I riu është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranës.
-
VIDEO
'Dyrrah City' merr jetë, 60 trajnerë leksione nga ekspertët e Man. Cityt! Administratori Ndoci: Fillojmë në prill, ja si do funksionojë akademia
Ka nisur zyrtarisht puna në terren e projektit të Manchester Cityt për Shqipërinë. Përmes akademisë së ‘Dyrrah Cityt’, e krijuar dhe mbështetur nga qeveria shqiptare, dy trajnerë të klubit anglez si Andy Smith dhe Gavin Rhodes, zhvilluan sot një praktikë me rreth 60 trajnerë të ekipeve të moshave të Tiranës. Fillimisht teori dhe më pas në praktikë, ku trajnerët shqiptarë patën mundësi të shihnin në mënyrë demonstrative stërvitjen që kryen një prej klubeve më të mëdha në botë.
-
VIDEO
Vlorë/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, pranga 27-vjeçarit në kërkim nga Italia
Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në qytetin e Vlorës.
Në pranga ka rënë Blerim Rushitaj alias Blerim Myftara, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike
Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
-
VIDEO
Vrasja e Behar Sofisë, Dëshmitë në gjykatë: U vëzhgua 6 muaj
Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin "bajlozi" i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias.
-
VIDEO
Pësuan reaksione kimike në një fabrikë për pjesë makinash në Fier, 11 punonjëse të tjera të helmuara sot
11 punonjëse të fabrikës koreane ‘Yura’ në Fier janë helmuar dhe janë paraqitur në spital. Sipas nëndrejtorit të spitalit të Fierit, Erblin Dollaku tha se punonjëset kanë pasur shenja të lehta intoksimi
-
VIDEO
Hoti dhe Vokshi nuk u lejuan nga Grada të futen në seancë, deputetja: Dënim politik! Nuk na japin mundësinë e ankimimit
Deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar dënim politik përjashtimin nga seanca plenare pas tensioneve të krijuara javën e kaluar.
‘Mbledhja e Byros u dështua, sepse ne bazë të audios dhe videos që unë kisha në dispozicion nuk ka pasur asgjë për të bazuar dënimin e tyre. Është dënim politik. Kemi bërë një letër pas dështimit të mbledhjes së Byrosë Politike. Njoftova kryetaren e Kuvendit sepse në bazë të rregullores në momentin që bëhet ankimi vendimi i komisariatit pezullohet. Tani nuk ke të drejtë as të ankimohesh. Mund të të heqin mandatin dhe nuk ke një organ që të ankimosh, që të vërtetosh që nuk ke kryer asnjë shkelje të rregullores.’- tha Vokshi.
M.Q./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Sot votohet në seancë ligji për 'Zonat e Mbrojtura', qytetarët në protestë para parlamentit
Një grup aktivistësh i shoqërisë civile janë po protestojnë sot para Kuvendit kundër ndryshimeve të propozuara nga mazhorancat në ligjin për Zonat e Mbrojtura
-
VIDEO
Kuvend/ Nuk arrihet konsensusi me opozitën, PS tërheq amnistinë penale! Votohet sot marrëveshja me Italinë për emigrantët
Amnistia Penale ka mbetur sërish peng i 84 votave që duhen për ta miratuar në Kuvend. Burime bëjnë me dije se PS do të tërheqë projektligjin për amnistinë për shkak të përplasjeve me opozitën dhe mosgjetjes së konsensusit.
-
VIDEO
Protesta e Rithemelimit, Veliaj: Ne mblidhemi për të ndërtuar, ata për të shkatërruar!
Drejtuesi Politik i PS për Qarkut e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë në Njësinë 1, tha se Partia Socialiste duhet të krahasohet me vetveten dhe jo me kundërshtarin, që sot është katandisur kokoshi një thelë.
-
VIDEO
Asfiksohen tre punonjëse të një fabrike të huaj në Fier, dërgohen në spital
Tre punonjë të një fabrike të huaj në Fier dyshohet se janë asfikuar gjatë procesit të punës dhe kanë përfunduar në spital