-
VIDEO
Kryeministri Rama sot në Turqi, me Erdogan kryeson takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Ankara të Turqisë. Mësohet se do të mbahet edhe takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021.
-
VIDEO
Me armë zjarri e drogë në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë pasi në banesë i janë gjetur armë zjarri pistoletë dhe kanabis.
‘Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policor i koduar "Dubrava".
Iu gjetën në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
-
VIDEO
U kap me pushkë dhe municion luftarak, pranga 18-vjeçarit në Sarandë! Dyshohet se do i shiste
Një 18-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur duke lëvizur me një pushkë me vete. 18-vjeçari dyshohet se do ta shiste.
Njoftimi
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Strike 7".
-
VIDEO
Kërcënoi vëllanë dhe kunatën se do i vriste me sëpatë, pranga 46-vjeçarit në Tiranë
Një 46-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.
Në pranga ka rënë Flamur Hoxhallari.
-
VIDEO
Ministrja Ogerta Manastirliu në SPAK, pyetet për 2 orë si person që ka dijeni për Koncesionin e Sterilizimit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).
-
VIDEO
Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së, kryetarja e komisionit të Shëndetësisë kërkon zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësit
Kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësinë, deputetja demokrate Zheni Gjergji kërkoi sot zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në QSUT dhe përgjegjësve, si dhe marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. Përmes një deklarate për median Gjergji bëri me faj drejtuesit e QSUT-së dhe të ministrisë
-
VIDEO
Hidhnin mbeturina në ‘Qafën e Llogarasë’ dhe ndotnin mjedisin, nis hetimi për 3 administratorë restorantesh
Tre administratorë restorantesh në Llogara janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë ndotur mjedisin në duke hedhur mbeturina në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.
-
VIDEO
Kozak Braçi përfundon në polici, ja pse
Personazhi i famshëm i Tik Tok, Kozak Braçi është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës ku po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me një video që qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Burrel, makina del nga rruga dhe përplas 4 këmbësorë, shoferi largohet nga vendngjarja
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 4 këmbësorë, ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja. 4 kalimtarët e aksidentuar po marrin mjekim në spital, ndërsa policia në ndjekje të shoferit.
-
VIDEO
Amnistia penale të enjten në Kuvend, Çollaku: Ja kushti i vetëm për bashkimin e votave me PS
Në seancën plenare të ditës së enjte pritet që të kalohet për votim amnistia penale, e cila kërkon 84 vota për t’u miratuar. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv thotë se votat e PD do jepen vetëm në këmbim që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020.
-
VIDEO
Lezhë, rruga me gropa në Spiten, banorët kërkojnë asfaltim
Një ndër fshatrat më të populluar në Lezhe është Spiten, me afro 2 mijë banorë. Rruga që lidh këtë fshat me qytetin ka degraduar dhe është pothuasje e pakalueshme. Banorët kërkojnë asfaltimin e segmentit 1.5 km, ndërsa bashkia tha se e ka në planin e investimeve për këtë vit.
-
VIDEO
Rithehen reshjet e shiut, meteorologia për Report Tv: Ja si parashikohet moti këtë javë
Kjo javë do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Ditën e martë priten reshje të dobëta shiu në jug të vendit, ndërsa gjatë pasdites së të mërkurës do të ketë reshje të dëborë në juglindje, në lartësitë mbi 1000m. Kështu bëri me dije në Report Tv, meteorologia Anira Gjoni