-
VIDEO
Tiranë, bënë ‘kërdinë’ me vjedhjen e 18 monopatinave, zbulohen 3 autorët! Pranga 18 vjeçarit, nën hetim 3 adoleshentët
Janë zbardhur 18 raste të vjedhjes së monopatinave në kryeqytet, duke sjellë arrestimin e 18 vjeçarit A.Gj si dhe vënien nën hetim të 3 adoleshentëve të moshave 16 dhe 17 vjeç.
-
VIDEO
Korçë/ ‘E gjetëm në tokë të mbuluar me gjak’, fqinjët tregojnë si e gjetën 81-vjeçarin e plagosur brenda në banesë
Një 81-vjeçar në Korçë është çuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me dëmtime të shumta në trup. Është ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia thotë se dyshohet se ai është konfliktuar me një person në banesë.
-
VIDEO
I veshur me euro dhe dollarë, Sula në Kuvend: Dita e çmendurisë, do pastrojnë paratë me bastet online
Teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, deputeti demokrat Dash Sula u shfaq në Kuvend me një veshje ndryshe.
I veshur me një xhaketë të mbuluar me euro dhe dollarë, Sula tha se kjo veshje është një mesazh kundër kthimit të basteve online.
Ai u tha gazetarëve se pasi pastruan lekët e pista në ndërtimin, kjo qeveri po kthen bastet online që të bëjnë pastrimin e parave.
“Sepse para 10 vitesh u kujtohet deklarata e fortë e mazhorancës dhe kryq ë tha do i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave në kullat e ndërtuara dhe krimi i organizuar trafiqet e kokainës që të investoheshin në ndërtim, janë 50 mijë apartamente të pashituara, tani pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e llotove bixhozit dhe do justifikojnë paratë politikanët dhe krerët e grupeve kriminale”, tha Sula.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Sot seanca plenare, socialistët mbërrijnë më herët në Kuvend
Deputetët socialistë kanë mbërritur në Kuvend rreth 30 minuta para nisjes së seancës plenare.
Kjo shihet edhe si një lëvizje e tyre për të shmangur kaosin që mund të krijohet në dyert e Kuvendit, ku me gjasë 23 deputetët e përjashtuar të opozitës do tentojnë të futen në sallë.
-
VIDEO
Kuvend/ Deputetët e përjashtuar tentojnë të futen në sallë, Noka i hedh miell Gardës dhe sekretarit të Parlamentit
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot, ndërsa pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online.
-
VIDEO
Tiranë, 10 mijë euro për vizë amerikane! Zbulohet skema e mashtrimit në Instagram, 5 të arrestuar, 1 në kërkim
Pesë persona janë arrestuar nga policia dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e mashtrimit dhe ‘Falsifikimit të vulave stampave ose formularëve’.
-
VIDEO
Korçë/ I moshuari shkon në spital me dëmtime në trup, të paqarta rrethanat! Policia: Dyshohet se është konfliktuar me dikë
Një i moshuar është paraqitur në spitalin e Korçës me dëmtime në trup që dyshohet të jenë shkaktuar nga sende të forta. Mbetet ende paqartë se si ka ndodhur ngjarja.
-
VIDEO
Burrel/ Metalurgët në protestë: Duam rritje pagash, përshkallëzim nëse s’na plotësohet kërkesa
Punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat dolën sot në një protestë për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagës. Ata kërkuan edhe largimin e drejtorit të Uzinës për shkak të një incidenti të ndodhur dy vite më parë ndërsa thonë se protesta do të vijojë me përshkallëzim nëse kërkesat nuk plotësohen.
-
VIDEO
Vlorë/ Plagoset me thikë 61-vjeçari, vihet në pranga autori
Një 61 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Në pranga ka rënë autori 43 vjeçar.
-
VIDEO
Greqi/ Vritet me kallashnikov dhe digjet brenda makinës biznesmeni i njohur, prej vitesh i martuar me një shqiptare nga Elbasani
Një biznesmes i njohur në Greqi, Christos Gialias, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në periferi të Mandrës në Atikën Perëndimore.
-
VIDEO
Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon 2 vite burg për Safet Gjicin, 1 vit për Alma K
GjKKO dënon me 2 vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i arrestuar pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. 40 vjecarja u dënua me 1 vit. Ndryshohen dhe akuzat. Safet Gjicit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
-
VIDEO
'Turp të të vij', plas sherri mes Burimit dhe Karasë, avokati: Ti i lëpin b*thën Berishës
Një debat ka ndodhur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv mes avokatit Romeo Kara dhe aktivistit Genc Burimi. Burimi akuzoi avokatin për censurim të lirisë së fjalës.
Burimi: Ti vazhdon bën censurë! Duhet t’i themi plaç edhe Ever Hoxhës edhe Amerikës. E kemi bërë revolucionin për lirinë e fjalës. Turp të të vijë. Nuk ka censurë në demokracie. Mendimi është i lirë. Turp të të vijë të shpikësh censurë.
Përgjigja i erdhi menjëherë nga avokati.
Kara: Ti godet Amerikën dhe ne mos të flasim! Ne e kemi me ligj personat të cilat me çdo lloj veprimi cenojnë alenacën strategjike bëjnë shkelje ligjore të renda. Turp të të vijë ty ore që shkon te Berisha e ha bukë të Berisha e i lëpin b*thën.