-
VIDEO
Kërkoheshin nga Italia dhe Spanja për vrasje, grabitje dhe trafik droge, finalizohet ekstradimi i 3 shqiptarëve të arrestuar
Është finalizuar ekstradimi drejt Italisë dhe Spanjës, i 3 shqiptarëve që kërkoheshin nga autoritetet e këtyre 2 vendeve për veprat penale të vrasjes, grabitjes dhe trafikut të drogës.
-
VIDEO
Protestë te mbikalimi i Fllakës në Durrës, banorët: Vendosja e barrierave na izolon, bllokon rrugën dytësore
Vendosja e barrierave mbrojtëse nga ARRSH në rrugën Fllakë-Xhafzotaj pa ndërtuar një rruge të re, ka ngritur në protestë bizneset dhe banorët e zonës
-
VIDEO
Vodhi 4 banesa në Sarandë, arrestohet 40-vjeçari
Një 40-vjeçar është rrestuar nga policia ditën e sotme pasi akuzohet si autor i vjedhjeve në 4 banesa në Sarandë, gjatë muajve të fundit.
-
VIDEO
Elbasan/ Sekuestrohen 450 mijë euro pasuri, pronë e dy të dënuarve në Itali për shfrytëzim prostitucioni
Më vendim të Gjykatës, në Elbasan u sekuestruan pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 mijë euro të cilat dyshohet se e kanë burimin nga trafiku dhe prostitucioni
-
VIDEO
Fier/ Kërkohej nga Spanja për kultivim dhe trafikim të narkotikëve si dhe vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 30-vjeçari shqiptar
Fier - Një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Etmir Pazaj është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit për llogari të Spanjës, pasi ishte shpallur në kërkim nga kjo e fundit për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
-
VIDEO
Vrasja në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: U tentua vrasja e Ardjan Gjeloshit, plumbat kapën ekonomistin
Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihane dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.
-
VIDEO
Breshërie e plumbave në xham, Report Tv sjell pamjet nga vrasja brenda firmës së inerteve në Kurbin
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u vra ekonomisti i një firme inertesh Selman Mihana rreth 70 vjeç dhe mbeti i plagosur Ardjan Gjeloshi, pronari i firmës 51-vjeç.
-
VIDEO
Atentat brenda zyrës pronarit të një firme inertesh në Kurbin, mbetet i plagosur! Vritet aksidentalisht ekonomisti
Sipas policisë ka ndërruar jetë ekonomisti Selman Mihana rreth 70 vjeç dhe ka mbetur i plagosur pronari i firmës Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Shpalli 'non grata' Berishën! DASH: Blinken javën tjetër në Tiranë! Rithemelimi: Po të jetë e vërtetë vizita do të ketë efekte nukleare për ne
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,njeriu i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën 'non grata' nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme. E pikërisht njoftimi për vizitën e tij të Departamentit Amerikan të Shtetit shkatërroi përfundimisht humorin e Rithemelimit.
-
VIDEO
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
Pando Papuci, biznesmenit 67 vjeçar nga Saranda, i cili prej mëse një viti është person në kërkim, i është refuzuar kërkesa për liri.
Vendimi është marrë të enjten 23 mars nga Gjykata e Sarandës, e cila ka rrëzuar kërkesën nga arratia të Papuciut për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, vendosur ndaj tij në më mungesë në 21 shkurt të një viti më parë. Ajo që bie në sy çuditshëm është fakti se kjo kërkesë e biznesmenit, është refuzuar pas plot 7 seancash, 4 në muajin shkurt dhe 3 në muajin mars.
Papuci u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” të Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish Drejtoresha e IMT në Bashkinë Sarandë Romina Pulaj për shpërdorim detyre ndërkohë që Papuci u akuzua për ndërtim të paligjshëm të një pallati 7 katësh.
-
VIDEO
‘A jeni të shitur?’ Alibeaj i përgjigjet akuzave të Rithemelimit: Po çoni ujë në mullirin e Ramës
Enkelejd Alibeaj i përgjigjet akuzave të grupit të Rithemelimit se janë të shitur të mazhoranca. I ftuar në Report Tv, Alibeaj tha se është Rithemelimi që po çon ujë në mullirin e Edi Ramës duke bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Të shitur jemi ne që e kemi thënë se ja cila është oferta jonë që PS nuk e do, apo ata të cilët bëjnë të pamundur zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, cojnë ujë në mullirin e Ramës. Rama nuk e do, e thotë vetë që nuk e do, por edhe ky pengim për të mos u bërë, fituesi i vetëm është Rama”, tha Alibeaj.
M.Q./Shqiptarja.com
-
VIDEO
‘Databaza pengesë?’, Nador Bakalli: Arsyetimi i Ramës absurd, votimi i diasporës me postë mënyra më e pranueshme! Kume: Jemi në kohë, por s'do politika
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar një ditë më parë se mungesa e një databaze me të dhënat e të gjithë shqiptarëve jashtë vendit është pengesa më e madhe për realizimin e votimit nga ana e tyre në vendet ku jetojnë