-
VIDEO
‘Duhet të jesh i verbër të mohosh përpjekjet e SPAK’, Alibeaj në Report Tv: Po ndëshkon efektivisht qeverinë
Partia Demokratike thotë se do të ketë mbështetje pas asnjë kusht për SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se do të ishim të verbër nëse do të mohonin përpjekjet serioze të SPAK për drejtësi. Alibeaj tha se s’ka më mirë sesa të kesh një organ të drejtësisë penale që ndëshkon efektivisht qeverinë.
-
VIDEO
Burgjet mbushen plot, amnistia “ngel” në Kuvend! Kur do të miratohet? (9 shkurt 2024)
-
VIDEO
‘Pak janë si Muçi’, Cungu në Report Tv për transferimin e sulmuesit: Pas Besiktas e pret Seria A ose Premier League
Muçi me kalimin te Besiktas është bërë lojtari i tretë më I shtrenjtë shqiptar në merkato pas Marash Kumbullës dhe Kristjan Asllanit.
“Një lojtar të cilit cilësitë nuk i kanë munguar asnjëherë të vetme. Hap pas hapi është nga lojtarët e pakët që është larguar nga kampionati shqiptar dhe ka treguar veten. Madje duke u ngjitur më lart në karrierën e tij sepse po shohim shumë lojtarë që largohen dhe kthehen pas 6 muajve. Muçi ka treguar një nivel tjetër, ka treguar vendosmëri tjetër, seriozitet tjetër dhe këmbëngulje tjetër. Jam i bindur se do bëjë shumë mirë te Besiktasi dhe shumë shpejt ta shohim të një kampionat tjetër si Seria A ndonëse ideale do ishte në Premier League,”-u shpreh Armando Cungu për Report TV.
-
VIDEO
RENEA arrestoi krahun e djathtë të mikut të Ervis Martinajt, Balla: Koha e dekonspirimit të operacioneve, ka përfunduar
as një takimi që pati me drejtues të policisë vendore Dibër, ministri i Brendshëm Taulant Balla foli edhe për arrestimin e 32 vjeçarit Shkëlzen Xhenja në Shkodër, i cili njihet si krau i djathtë i Eljo Hatos, mikut të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Balla përgëzoi RENEA-n për kapjen e 32 vjeçarit me precedentë të theksuar kriminalë që shfaqet në dosjen e operacionit “Metamorfoza” ndërsa theksoi se ka përfunduar koha e rrjedhjes së informacionit.
“RENEA ka kryer sot një operacion të rëndësishëm për arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë. Vlerësoj performancën e forcave të policisë. Koha e rrjedhjes së informacionit në operacione të caktuara ka përfunduar pasi policia po kryen operacione me sukses të plotë”- tha Balla.
-
VIDEO
Arrestimi në Dubai i ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Balla: I kemi dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshjen për ekstradimet
Shqipëria i ka dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe marrëveshjen që do të bëjë të mundur ekstradimet e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për përfshirjen në ngjarje kriminale.
-
VIDEO
Djali i policit të Durrësit qëllon me armë 29-vjeçarin pas sherrit për parakalimin! I pranishëm edhe efektivi, arrestohet! Në kërkim i biri
Arrestohet efektivi i Durrësit, Kastriot Gjongecaj, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim. Ky i fundit ka qëlluar me armë pa leje ndaj një 29-vjeçari pas sherrit për një parakalim. I pranishëm në momentin e të shtënave ka qenë edhe efektivi. 29-vjeçari nuk është lënduar nga të shtënat.
-
VIDEO
Grabitet dyqani i celularëve në Tiranë, autori me armë dhe i maskuar merr 15 telefona dhe largohet në këmbë
Një dyqan celularësh është grabitur në Tiranë. Report Tv mëson se autori ka qenë i maskuar dhe dyshohet se edhe ka pasur armë më vete.
-
VIDEO
E kërkonin gjatë operacionit 'Metamorfoza' RENEA arreston 32 vjeçari në Shkodër
Arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza’. I ndaluari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Arrestimi i tij u krye nga RENEA.
-
VIDEO
‘Benzi’ përplas të rinjtë që po shtynin makinë në rrugë në aksin Sarandë-Ksamil! Dy të plagosur, një 15-vjeçar në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Sarandë-Ksamil. Policia bënë me dije se një makinë tip “Benz” me drejtues E. A., 20 vjeç, është përplasur me një makinë tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë
-
VIDEO
Atentati në Shkodër, flet Drejtori i Policisë Sulaj: Po kqyren kamerat e sigurisë në zonë
Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për atentatin ndaj Selami Brahimit në lagjen "Xhabiej" në Shkodër. Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërsa po pyeten dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.
-
VIDEO
SPAK i komunikon kardiologut Edvin Prifti akuzat për korrupsion dhe pastrim parash
Mjekut Edvin Prifti i janë komunikuar sot akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Pas më shumë se 3 orësh në ambientet e SPAK ku u paraqit i shoqëruar nga avokati i tij, Prifti po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
-
VIDEO
PS u tërhoq sot nga votimi për bastet, Braçe: S’e di pse ndodhi, e sollën si një urgjencë! Aktiviteti vijon në duar të krimit
Në një seancë ku mbizotëroi sërish kaosi i shkaktuar nga deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha, mazhoranca u tërhoq pa shpjegime nga projektligji për rikthimin e basteve sportive 5 vite pasi u mbyllën, pa caktuar një datë të re për votimin e tij