• VIDEO

    Tiranë/ 350 gjoba për këmbësorët në Janar! Shkaktojnë 15% të aksidenteve! Nënkomisari: Problem mjetet me fenelina dhe rryshfeti

    Vetëm gjatë muajit janar Policia rrugore ka gjobitur rreth 350 këmbësorë për shkelje të rregullave të qarkullimit, duke u bërë burim aksidentesh. Nënkomisar Arben Bakalli thotë se shkelje ka edhe nga drejtuesit e mjeteve, ndërsa problem vijon të mbetet korruptimi i efektivëve dhe mjetet me fenelina.

  • VIDEO

    Kthehen aktet terroriste në Athinë, shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës! Si e paralajmëroi grupi ekstremist ngjarjen

    Athina u trondit nga shpërthimi i fuqishëm i një bombe të vendosur pranë Ministrisë së Punës dhe një banke.

  • VIDEO

    'Situata nuk është ajo që do doja të kishim' Balla u lë porosi zjarrfikësve inspektimin e godinave publike! Së shpejti ligj i ri për ta

    Një ligj i ri po përgatitet për punonjësit zjarrfikës që i vendosë ata në të njëjtin nivel të trajtimit financiar bëri të ditur ministri i Brendshëm Taulant Balla në takimin e Akademisë së Sigurisë ku 13 oficerë të nivelit të lartë e të mesëm drejtues fituan gradë

  • VIDEO

    Veliaj pret dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili: Krenar, jeni ambasadorët e vendit tonë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili. Ai vlerësoi sakrificat dhe arritjet e dy sportistëve të njohur, të cilët përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, teksa i cilësoi si ambasadorët më të mirë të vendit.

    “Më vjen mirë që e takoj Ermalin pas kaq vitesh, tani që është kampion botëror. Sot them se jam me fat që të kam njohur para se të njihnin të tjerët. Jam vërtet krenar për çfarë ke arritur dhe kur shoh se ke luftuar me dinjitet me një kundërshtar shumë të fortë. Të jam vërtet mirënjohës! Secili prej nesh, pavarësisht se ca e kanë prej detyrës, ca e kanë prej pasionit, është një ambasador i këtij vendi dhe kur njerëzit shikojnë histori suksesi thonë: ‘Ky është shqiptar’”, tha Veliaj.

  • VIDEO

    BMW luksoze i pret rrugën furgonit në aksin Berat- Lushnje

    Nga informacionet e para mjeti tip Benz me targa AB 424HS  i ka prerë rrugën Furgonit me targa AB181 HT. Nga përplasja drejtuesi i benzit ka përfunduar i plagosur në spital.

  • VIDEO

    Çudia në Sarandë, priten me gërshërë pemët anës rrugës

    E pazakontë dhe pa arsye logjike! Persona të papërgjegjshëm ende të paidentifikuar nga policia, gjatë natës, kanë prerë të gjitha pemët e mbjella në anë të rrugës në hyrje të qytetit të Sarandës.

  • VIDEO

    25 ditë pas fejesës 18-vjeçarja vrau veten, vjehrra: Nuk është dhunuar, kishte probleme me shoqet në shkollë

    Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë.

    Prononcimi i vjehrrës

    Nuk bën asnjë vakti që të ndodhte kjo gjë nga ana e çunit. Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, neve e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës. Dilni edhe pyesin nëse nusja ka pasur dhunë e torturë nga ne. Nuk bën vaki, nuk janë zënë kurrë. Nusen ne e kemi peshuar me gjitha gjërat. Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës. Çuni ka punuar, vjehrri punonte, dilte e bridhte me çunin ku t’i donte qejfi. Nuk ka pasur ankesë.

    Kishit vënë re ndonjë shqetësim?

    Në asnjë mënyrë. Vetëm qeshte e di tërë fshati që nusja nuk ka pasur ankesa. Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë. Ne s’dimë gjë fare. U dashuruan në rrjetet sociale, e donin njëri-tjetrin. Kishin 2 vjet që njiheshin, nusja s’na ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë dhe të thonte që pati torturë. Erdhi pasdite i tha çunit se iki se do jap një privim në shkollë, të bëj provimin dhe do vij. Çuni i rrinte pronto. Të mërkurën në darkë i tha, të enjten kam fol unë me nusen.

  • VIDEO

    ‘Piva fostoksinë’, mesazhi që i dërgoi e reja nga Lushnja bashkëshortit para se të vriste veten! Kushëriri i djalit: Ishim në kafe

    Kushëriri i djalit ka treguar për mediat se çfarë ndodhi ditën që e reja piu fostoksinë. Ai thotë se e morën nga shtëpia e familjarëve të saj dhe më pasi burri kishte shkuar të pinte kafe.

    Ai thotë se nuk kishin kaluar as 5 minuta nga momenti kur e lanë në shtëpi dhe vajza i shkruan të fejuarit se kishte pirë fosktoksinë. Ai tha se më pas janë larguar me nxitim për tek vajza.

    “I ka shkruar mesazh djalit, Djali ishte te kafja me ne. E la në shtëpi. Punë minutash sa u ulëm, vajza i shkroi mesazh: piva fostoksinë. Ky i shkroi: mos guxo dhe u nisëm me vrap për të ardhur se ishim në këmbë. Vajza ishte këtu, e solli nga shtëpia. Po bënim muhabet po qeshnim. Vajza sa ikëm ne te lokali, punë dy minutash, i shkruan mesazh burrit që piva fostoksinë”, tregon kushëriri i burrit.

  • VIDEO

    Lushnjë/ 18-vjeçarja vrau veten me fostoksinë, dyshohet nga xhelozia e burrit! E ëma e djalit: Kishte probleme me shoqet në shkollë, i hapën fjalë! Prindërit e së resë nuk flasin

     Një vajzë 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës, i dha fund jetës më 2 shkurt duke pirë fostoksinë. Për policinë, e cila po heton ngjarjen e rëndë, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar nga një fshat pranë, vetëm 3 kilometra larg.

    Prindërit e vajzës e cila mësonte në vitin e tretë në gjimnaz, janë të mbytur nga dhimbja dhe refuzojnë të flasin për mediat.

    Ndryshe ndodh në familjen e djalit, ndaj të cilit ka nisur një hetim në gjendje të lirë. Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë. Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet.

  • VIDEO

    Që kryeministri Rama nuk di ti japë makinës e dimë, tani zbuloni pse ka refuzuar ta mësojë

    Të gjithë e dimë që kryeministri shqiptar nuk di ti japë makinës. Dhe ka një arsye përse nuk e ka mësuar kurrë.

    “Nuk di ti jap makinës se e kam pas stres gjithmonë që duhet të futem aty tek timon, me fut këmbët aty poshtë, kaq i madh sa jam.  Më mirë lëre fare. Më duket sikur është përgjejgësia e madhe të kesh dhe njerëz aty dhe të kesh në dorë shëndetin e tyre” tregoi Rama sot  në podcastin e tij.

  • VIDEO

    INVESTIGIMI I RI/ Katër fakte që zbulojnë gënjeshtrat e Sali Berishës: Ka qenë ai dhe Partia Demokratike që ndryshuan destinacionin e klubit Partizani, nga sportiv në shesh ndërtimi për 19 kullat e dhëndrit

    Dokumentat e zbuluar nga redaksia investigative e Shqiptarja.com vërtetojnë se gjithë vendimet e marra për të ndryshuar destinacionin e përdorimit të terrenit mbi të cilin qëndronte Klubi Sportiv Partizani dhe ku  pastaj u ndërtuan 19 kullat, u firmosën gjithmonë nga Sali Berisha, nga Lulzim Basha dhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike. 

  • VIDEO

    Realizoi “Illyrian TSX” makinën e parë shqiptare me vlerë 1.7 mln euro! Njihuni me Qëndrim Thaçin, djalin me rrënjë nga Mirdita: Dua të prodhohet dhe në Shqipëri e Kosovë

    I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç  tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës,  jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas u vendos në Torino të Italisë, ku prodhoi makinën e parë shqiptare e cila sipas mediave pritet të jetë një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv