-
VIDEO
U arrestua dje në Kosovë, lihet në burg ‘baroni i drogës’ Gëzim Çela! Koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë
Ish-punonjësi i policisë, Gëzim Çela, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, është lënë në burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Ferizajt.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen! Zoto dinte 'sekretet' para shpalljes së koncesionit! Këshilltari i Kokës e informonte me email! Njihte komisionin pa u zgjedhur
Administratori i kompanisë që fitoi koncensionin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto, informohej në kohë reale për të gjithë veprimet dhe diskutimet rreth këtij projekti. Në kompjuterin e tij u gjetën komunikime me zyrtarë të asaj kohe të Ministrisë së Mjedisit , por edhe me kryetaren e komisionit të koncensionit, për të cilën kishte dijeni se do të ishte në komision para zyrtarizimit.
-
VIDEO
Merr flakë makina tip benz në aksin Fier- Fermë
Nje automjet tip“ Benz” eshte perfshire nga flaket pak minuta me pare ne aksin Fier- Ferme- Clirim, teksa fatmiresisht pasagjeri nuk ka pesuar lendime. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere efektivet zjarrfikes te cilet kane bere te mundur shuarjen e flakeve. Nderkohe qe automjeti eshte shkrumbuar totalisht , drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flaket ka dal menjehere duke i shpetuar rrezikut. Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ndersa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qene nje difekt elektrik. Djegia e mskines ka shkaktuar radhe te gjate automjetesh per shkak te bllokimit te qarkullimit.
-
VIDEO
Shiste kokainë me doza, arrestohet 33-vjeçari në Fier
Klaudjo Osmënaj është arrestuar nga policia e Fierit në kuadër të operacionit ‘Tempullit’
-
VIDEO
Ekspozitë në nder të Paolo Rossit në COD, Sacchi: Do jenë të gjitha sendet që dokumentojnë veprimtarinë e tij sportive! Rama: Privilegj për ne
Që nga 26 janari në COD në kryeministri do të çelet ekspozita e rrallë në nder të futbollistit Paolo Rossit, ku do të ekspozohet koleksioni i djalit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80
-
VIDEO
Shkodër/ I nënshtrohet rikonstruksionit argjinatura e Darragjatit
Argjinatura e Darragjat e dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2010, dhe 2018 në zonën e Dajçit i është nënshtruar ndërhyrjes.
-
VIDEO
Hetimi për inceneratorin e Tiranës, SPAK jep njoftimin zyrtar: 6 shkeljet dhe pse akuzohen
SPAK publikon njoftimin zyrtar lidhur me hetime për procedimin penal nr.255 të vitit 2020, që ka për objekt të hetimit veprimet e kryera për kontratën e koncesionit nr.6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, me vlerën e investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në shumën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH.
-
VIDEO
Komisioni Olimpik Mesdhetar, Rama: Mbështesim Kosovën për organizimin e lojërave 2030
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në pritjen e anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri
-
VIDEO
Firmosen 15 urdhërarreste për 'Inceneratorin e Tiranës' Ekzekutohen 7 'arreste në burg', 5 ‘arrest shtëpie’, 3 në kërkim! Klodian Zoto e Mirel Mërtiri përfituan 409 milionë lekë me fatura false
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur që në 2020 për Inceneratorin e Tiranës. Report Tv mëson se janë ekzekuar 7 masa 'arrest me burg', 5 'arrest shtëpie' dhe 3 janë në kërkim. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare SPAK rendit veprimet në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë vepra penale që janë kryer gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare.
-
VIDEO
Sipërmarrësit e agroturizmit “Chestnut Hill” në podkastin e Ramës, pararojë e turizmit malor në Tropojë
Kreshniku dhe Ermali, dy të rinj nga Tropoja, ishin dy të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 13 të Sezonit 2 të Podkastit “Flasim”.
I emërtuar “Kreshnikët e maleve të Tropojës”, ky episod kishte të ftuar të veçantë këta dy të rinj, sipërmarrës të agroturizmit “Chestnut Hill”, që kryeministri i cilësoi pararojë e hapjes së shtegut të turizmit malor në Tropojë.
-
VIDEO
Të ndalohen filmat e komunizmit? Drejtorja e Arkivit kundër: Arti fitoi mbi propagandën
Kisha Katolike u ka kërkuar institucioneve qeveritare, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, hartimin dhe miratimin e një ligji që do ta ndalonte përdorimin e simboleve komuniste, por edhe të filmave që i përkasin asaj periudhe
-
VIDEO
Fier/ Zjarri përfshin banesën e 71-vjeçares, shkak dyshohet soba e druve
Një banesë ku jetonte një 71-vjeçare është djegur plotësisht nga zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje.