-
VIDEO
Plumbi në qafë i mori jetën, del fotoja e Elton Javerit, momenti kur vritet pasi ul xhamin e makinës
Report Tv ka siguruar momentin kur vritet 41-vjeçari Elton Javori, në lagjen “16 Prilli” në Fier.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Jo 'militantët e Berishës kërcënojnë Bollinon', por 'politika median'! Linçimi i gazetarit, turp për shoqërinë shqiptare
Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv e ka cilësuar sulmin nga militantët e Sali Berishës për botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino, si një kërcënim të politikës ndaj medias
-
VIDEO
Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, avokati Beqiri: Po luftojnë pushtetin e 4-të! Të merret në mbrojtje! Kara: Dështimin e shfryjnë tek njerëzit që thonë të vërtetën
Avokati Idajet Beqiri dhe avokati Romeo Kara janë solidarizuar me dhunën ndaj botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino nga militantë të Berishës. Sipas tyre sulmi është bërë vetëm pse po thuhet e vërteta dhe se Berisha nxit dhe frymëzon dhunë
-
VIDEO
Protesta e personave me aftësi të kufizuara/ Kryetari i shoqatës,Tirana:Sdo heqim dorë nga kërkesat!
Personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar në kërkim të pagës së kujdestarit më të njëjtën vlerë sa rroga e minimale. Ata kërkojnë që paga e kujdestarit të vlerësohet sa rroga minimale apo të ju jepen 30 mijë për paketën higjeno-sanitare
-
VIDEO
Lobimi në SHBA, Kara: Kryemadhi akuzohet për pastrim parash! SPAK ka sekuestruar një telefon! Beqiri: Meta po bën raporte mjekësore për t’i shpëtuar arrestimit
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj
-
VIDEO
Lobimi i LSI në SHBA, Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara nga SPAK! GJKKO e rrëzon
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj.
-
VIDEO
Vendet e lira në SPAK, 3 nga 8 kandidatë përzgjidhen nga KLP! Tre të parët renditen Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani! SHBA-BE: Të zgjidhen më të mirët, më profesionalët
Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani janë prokurorët më të vlerësuar nga KLP për t’u bërë pjesë e SPAK. Ata u përzgjodhën në mesin e 8 kandidatëve në garë, të cilët u intervistuan këtë të enjte. Emrat e 3 më të mirëve i kalojnë SPAK për kontroll figure dhe nëse figurojnë të pastër marrin emërim
-
VIDEO
Dështon tenderi për rikonstruksionin e Urës së Zogut! Forumi i trashëgimisë i kërkon qeverisë shtimin e fondeve
Ura e Zogut po shkon drejt shembjes, ndërsa tenderi i rikonstruksioniy ka deshtuar. Qeveria alokoi fondin me vlerë 60 milionë lekë, por asnjë kompani nuk ka hyrë në garë. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë kërkon nga qeveria të rishikojë fondin
-
VIDEO
U miratua sot mes tymueseve dhe kapsollave, çfarë parashikon buxheti 2024! 737 mld lekë investime publike, rritje pagash e indeksim pensionesh
Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 737.4 miliardë lekë me një rritje në krahasim me këtë vit prej 30.3 miliardë lekë.
Për vitin e ardhshëm është parashikuar që të ardhurat të kapin shifrën e 676 miliardë lekë, ose rreth 26 miliardë lekë më shumë se ky vit.
Parashikimin për këtë rritje të ardhurash, Ministria e Financave e mbështet tek pritshmëritë për rritjen ekonomike që përllogaritet në 3.8%, tek të ardhurat shtesë si pasojë e paketës fiskale, indeksimi i çmimeve, kontributet si rezultat i rritjes së pagave, përmirësimi i konsumit apo rritja e investimeve.
Buxheti i vitit që vjen do të ketë në fokus vijimin e reformës së pagave për sektorin shtetëror me synim arritjen e pagës mesatare 900 euro. Për vitin 2024 do të shpenzohen për këtë reformë 11 miliardë lekë.
Po ashtu janë rreth 7.8 miliardë lekë që do të ndahen për pensionistët që përfshin indeksimin dhe dhënien e bonusit për fund vit.
Ndërsa sa i takon bashkive, të ardhurat planifikohen në 71.1 miliardë lekë, ku 36.5 miliardë lekë është vlera e transfertës e pakushtëzuar që do të shkojë si mbështetje nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor.
Sa i takon investimeve publike janë planifikuar në masën 128.5 miliardë lekë, ku 7 miliardë lekë janë të dedikuara për procesin e rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019.
Kurse pagesat për projektet koncesionare për vitin e ardhshëm janë planifikuar në masën 14,2 miliardë lekë nga 13 miliardë lekë që janë planifikuar për këtë vit.
Për vitin 2024 Ministria e Financave pret borxhi që të zbresë në 59.5% të PBB-së nga 61.5% i pritshëm për këtë vit. Në vlerë të arrijë në 1 trilionë e 454 miliardë e 516 milionë lekë, me një rritje prej 337 milionë lekë në raport me këtë vit.
-
VIDEO
‘Për çdo film kam ndjerë dhimbje’, ‘Lulëkuqet’ e restauruara emocionojnë Anagnostin! Roza: S’ka gjë më të bukur se kur puna vazhdon të jetojë
Premiera pas restaurimit e “Lulëkuqe mbi mure” bashkoi në kinema artistët që realizuan filmin 47 vjet më parë. Regjisori Dhimitër Anagnosti emocionohet nga pritja e publikut. Roza Anagnosti, Timo Flloko, “Sulo” i jetimores tregojnë për Report tv magjinë e këtij produksioni
-
VIDEO
Aksident në Maliq, furgoni përplaset me ‘Benzin’, s’ka të lënduar
Para pak minutash një automjet tip Mercedes, ka përplasur një mjet tip fugon dhe më pas ka rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht në Maliq dhe momentalisht nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale
-
VIDEO
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Vangjush Dakon dhe 10 të tjerë! Kërkon pushimin e gjykimit për një prej tyre
SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon dhe bashkë të pandehurit e tjerë. Dosja është përcjellë pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. 11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini.