-
VIDEO
Koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela! Report TV siguron foton! Nga oficer i forcave speciale, në ‘baron droge’
Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ai u shpall në kërkim nga Spak në 9 Tetor, në kuadër të “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.
-
VIDEO
Dita e Rinisë në Kukësin e prekur nga emigrimi masiv, Demalija: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kukës
Kukësi është qyteti më i prekur në vend nga emigrimi i të rinjve. Jo vetëm ata që kanë përfunduar shkollën, por edhe nxënësit e gjimnazit e shohin të ardhmen jashtë vendit.
-
VIDEO
Ish-studentët kujtojnë momentet e para të lëvizjes në 1990 që solli demokracinë! Ambasada e SHBA: Krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE
Ish-studentët e dhjetorit të vitit 1990, kujtuan mes miqve e figurave politike, ato ditë që sollën shembjen e regjimit komunist. Ndonëse luftuan shumë për të sjellë demokracinë, sot thonë se po përballen me një situatë të pazakontë e të zymtë tek partia që mbështetën, ajo Demokratike, e copëzuar dhe e kthyer në foltore interesash personale
-
VIDEO
Harta gjyqësore, Kushtetuesja mbyll marrjen e provave! Shkrirja e apeleve, avokatët e OJF-të përplasen me KLGJ-në
Gjykata kushtetuese mbylli marrjen e provave në gjyqin ku dhoma kombëtare e avokatisë kërkon shfuqizimin e hartës së re gjyqësore. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe qeveria kërkuan të mos merret si provë, raporti i Komitetit të Helsinkit që thekson se avokatët kanë rritur me 50 deri në 200% tarifat për qytetarët të cilëve u është shtuar kostoja e transportit për të shkuar në gjykatat e reja.
-
VIDEO
Erzen Breçani merret në pyetje: Nuk kam marrë para nga djali dhe Ervin Mata, s’isha në dijeni për trafikun e drogës! SPAK kërkon ekstradimin e Ismail Zenelit
Erzen Breçani është marrë në pyetje në prani të tre avokatëve, pak javë pas arrestimit si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë dhe planifikonte vrasje ku bënte pjesë edhe djali i tij dhe Ervin Mata. Ndryshe nga bisedat në Sky ECC, ku kërkonte 350-500 mijë euro, para oficerëve të BKH ai ka sqaruar njohjen me Ervin Matën, dhe ka thënë se nuk ka marrë para nga ai apo nga djali Eralbi Breçani.
-
VIDEO
Tymuese dhe kapsolla në Kuvend, komisariati nr.1 bën kallëzim në SPAK! Deputetët e Bardhit dhe Berishës akuzohen për ‘shkatërrim prone’
Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupit të Bardhit dhe Berishës në seancën e ditës së djeshme (7 dhjetor) ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024.
-
VIDEO
Balla ndan videon: Vijon puna për çlirimin e hapësirave në lumin Gjanica të Fierit
Në lumin Gjanica të Fierit ka nisur puna për çlirimin e hapësirave publike dhe përfundimin e fazës së dytë të rehabilitimit ku përfshihet edhe prishja e disa shtëpive e objekteve në shtratin e lumit.
-
VIDEO
Ministri Mete në kongresin e PS-së: Paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti
Ministri i Financave Ervin Mete është optimist për rritjen e ekonomisë vitin e ardhshëm, 2024. Ndërsa për këtë vit dalja nga lista gri, vlerësimi pozitiv nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore dhe nga agjenci vlerësimi prestigjioze, si Standard and Poor’s, jo vetëm ndikojnë në reputacionin dhe imazhin e vendit, por përmirësojnë klimën e biznesit dhe lehtësojnë edhe transaksionet financiare dhe bankare.
-
VIDEO
Kumbaro në Kongresin e PS: 9.53 milionë turistë të huaj deri në nëntor
Rreth 9.53 milionë është shifra e turistëve të huaj të kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Këto shifra u bënë të ditura nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë momentit të prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin në Kongresin e PS.
“Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547.221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor”.
Ajo shtoi se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.
-
VIDEO
Atentati në Fier/ Viktima Elton Javori sapo ishte kthyer nga Gjermania, autori e priti të dilte nga banesa për ta eliminuar
Paraditen e 7 dhjetorit, Agim Gashi, që të gjithë në Fier e njohin me emrin Agli, e priti pranë banesës Elton Javorit, i cili nuk i mbijetoi plumbave precizë të shtëna nga pistoleta e tij.
Do të mjaftonin shumë pak sekonda të drejtonte armën dhe pasi Javori hapi xhamin e makinës së tij, ta qëllonte direkt në qafë.
Nga ky moment i filmuar nga kamerat e sigurisë e më pas, askush nuk di të thotë ku shkoi dhe çfarë drejtimi mori për t’u arratisur. Kontrollet e policisë në të gjithë qytetin e Fierit, në kërkim të makinës "Mercedes Benz" dhe drejtuesit të tij Gashi, kanë rezultuar të pasuksesshme deri tani. -
VIDEO
21 janari, Braçe: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit, Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin
I ashpër është treguar deputeti socialist Erion Braçe teksa fliste për 21 janarin, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve, gjatë qeverisjes Berisha. Teksa një pjesë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, Braçe tha 21 janari është pushkatim pa gjyq në mes të Bulevardit.
Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard. Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe, ndërsa shtoi se një vendimi tillë i hap rrugë drejtësisë për të çuar në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.
-
VIDEO
21 janari, Ministri Manja: Vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë! Do ta mbështesim këtë reformë pavarësisht çmimit
Në Kongresin e Partisë Socialiste ka nisur diskutimi me panelin e parë, ku në fokus është Reforma në Drejtësi. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij para delegatëve socialiste tha se vendimi i Strasburgut për 21 janarin i ka hapur rrugë drejtësisë. Manja tha se PS do ta mbështesë drejtësinë pavarësisht çmimit.