-
VIDEO
Rithemelimi plas kapsolle në Kuvend
Deputetët e Sali Berishës kësaj radhe në Kuvend përveç tymueseve kanë plasur edhe kapsolle.
-
VIDEO
Durrësi ndez dritat e festave, qyteti ‘vishet’ me dekorin festiv!
Pasditen e 6 dhjetorit qyteti i Durrësit ndezi dritat e pemës së vitit të ri. Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur këtë vit me më shumë zbukurime të reja dhe më shumë ndriçim se kurrë më parë.
-
VIDEO
Kuvendi nis mes tymit, Rithemelimi ‘pushton’ sallën me tymuese
Ka nisur mes kaosit seanca plenare e ditës së sotme. Edhe kësaj radhe seanca nisi mes tymit, pasi Rithemelimi ka ndezur disa tymuese.
-
VIDEO
Ervin Salianji si ‘triumfator’ në majë të pirgut me karrige
Deputetët e Rithemelimit kanë nisur kaosin në Kuvend për të sabotuar sërish punën edhe në këtë seancë të rëndësishme, që në rend dite është miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Ata janë përplasur me Gardën për karriget, pasi punonjësit nuk i kanë lejuar që të mbledhin karriget në Foltore, madje madje edhe duke ofenduar Gardën.
Në mungesë të kolegeve të tij, si Flamur Noka, Gazment Bardhi e Sali Berisha që janë të përjashtuar, këtë seancë protagonist u shfaq sërish Ervin Salinaji.
Siç shihet edhe nga kjo foto, ai ka hipur mbi tavolinë dhe grumbullon karriget në foltore. Më pas shfaqet si triumfator në majë të prigut me karrige, kur në fakt po saboton punën e Kuvendit edhe kur bëhet fjalë për një seancë si kjo e sotmja ku opozita duhej të diskutonte për buxhetin e shtetit.
Në vend të këtij kaosi dhe sabotimi, a nuk do ishte më me vend që opozita sot të tregonte veten para shqiptarëve dhe të kundërshtonin buxhetin që sipas tyre shkon për aferat kriminale?
-
VIDEO
Luan Baçi filmon Spiropalin në hyrje të Kuvendit: Kujdes Elisa se kanë futur shashka! Mos pandehni se do ia hidhni aq lehtë
Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi ka filmuar ambientet e hyrjes së Kuvendit gjatë kohës që kanë qenë duke hyrë edhe deputetët e mazhorancës.
Në një moment kur ministrja Elisa Spiropali i kërkon të ndalojë filmimin, Luan baçi përgjigjet duke thënë se kjo gjë nuk është e ndaluar në rregulloren e Kuvendit.
-
VIDEO
Rithemelimi nis kaosin në Kuvend, përplasen me Gardën për karriget: Ikni or komunista
Deputetët e Rithemelimit kanë nisur kaosin në Kuvend. Ata janë përplasur me Gardën për karriget, pasi punonjësit e gardës nuk i lijojnë që t’i grumbullojnë tek Foltorja.
“Bjerini karriget. Ik ore komunist muti.
Lëshoji karriget”, thonë ata.
-
VIDEO
Kuvend/ Sot miratimi i buxhetit 2024, Rithemelimi nis kaosin, përplaset me Gardën për karriget! Berisha, Bardhi dhe 4 të tjerë të përjashtuar
Seanca plenare e ditës së sotme është ndër më të rëndësishme, ku pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. Por, Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend.
-
VIDEO
Nën hetim për abuzim me tenderat, ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana paraqitet në SPAK! Sot seanca për masën e sigurisë ndaj tij
Prefekti i Kuksit Granit Gjana është paraqitur sot në SPAK. Ditën e djeshme (6 nëntor) u bë me dije lajmi për pezullimin e tij nga detyra si prefekt nën akuzën e abuzimit me tenderat e naftës në bashki gjatë kohës që ishte zëvendës kryetar.
-
VIDEO
Krijohet i Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë
Hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme
-
VIDEO
Vrasja e shqiptarit Ilir Hidri në vitin 2017 në Ekuador, arrestohet në Maqedoni narko-trafikanti Remzi Azemi
Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Remzi Azemi, narko-trafikanti i kërkuar nga Interpoli për trafik droge dhe i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidrit në Ekuador në vitin 2017.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Tiranë-Elbasan! Pasagjerët zbresin në kohë, s'ka të lënduar
Autobusi i linjës Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar
-
VIDEO
Homazhet për Mirush Kabashin/ ‘Bëni andej’, Berisha afrohet me 'nxitim' drejt kamerave, vë në siklet aktorin e madh Nriçim Xhepa
Artistë nga Durrësi, Tirana deri dhe Kosova, por edhe përfaqësues të politikës nderuan aktorin e ndjerë Mirush Kabashi në Muzeun Historik ku ju dha lamtumira e fundit. Shumë kolegë kanë kujtuar dhe vlerësuar figurën e Kabashit, por një moment jo fort i këndshëm për t’u parë ka ndodhur teksa mediat po i merrnin një intervistë aktorit Ndriçim Xhepa, që ka qenë në nga bashkëpunëtorët e miqtë më të ngushtë të ‘sokratin’ shqiptar. Mbyllja e prononcimit të Kabashit duket se u nxitua pasi pas tij ndodhej edhe Berisha që mezi po priste për të folur para kamerave.