Homazhet për Mirush Kabashin/ ‘Bëni andej’, Berisha afrohet me 'nxitim' drejt kamerave, vë në siklet aktorin e madh Nriçim Xhepa

6 Dhjetor 2023, 17:01

Artistë nga Durrësi, Tirana deri dhe Kosova, por edhe përfaqësues të politikës nderuan aktorin e ndjerë Mirush Kabashi në Muzeun Historik ku ju dha lamtumira e fundit. Shumë kolegë kanë kujtuar dhe vlerësuar figurën e Kabashit, por një moment jo fort i këndshëm për t’u parë ka ndodhur teksa mediat po i merrnin një intervistë aktorit Ndriçim Xhepa, që ka qenë në nga bashkëpunëtorët e miqtë më të ngushtë të ‘sokratin’ shqiptar. Mbyllja e prononcimit të Kabashit duket se u nxitua pasi pas tij ndodhej edhe Berisha që mezi po priste për të folur para kamerave.