-
VIDEO
Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit kritika ministrisë për amnistinë penale: Nuk u konsultua me ne, hera e parë që projektligji nuk na erdhi
Sotiraq Nushi, ndihmës komisioneri pranë Avokatit të Popullit ka pasur kritika për ministrinë e Drejtësisë sa i takon projektligjit për amnistinë fiskale, duke u shprehur se nuk ishte konsultuar me institucionin që ai përfaqëson.
I ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv, Nushi u shpreh se lajmin për amnistinë fiskale, institucioni i Avokatit të Popullit e ka marrë vesh nga mediat, ndërsa shtoi se nëse do të një konsultim i tillë do të kishte ndodhur, do të sillte përfitime për formësimin e projektligjit.
“Në burgje ka mbipopullim. Por ende nuk e kemi parë këtë projekt. Jemi informuar nga media. Do ishte mirë të na ishte dërguar projekti dhe të kishim dhënë mendimet tona për çështje të caktuara.
Nuk jemi ne institucion dosido. Jemi në kushte të tjera këtu. Mund ta vlerësonim edhe nga misioni ynë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo është hëera e parë që një projektligj i tillë nuk na ka ardhur. Nuk du iu dëmtonte, përkundrazi, do të përfitonit”- tha Nushi.
-
VIDEO
Aksioni kundër lojërave të fatit, 116 të arrestuar në gjithë vendin, 89 në hetim! Sekuestrohen mijëra para, drogë, municion luftarak
Në një operacion kombëtar kundër lojërave të fatit 116 persona u arrestuan në flagrancë dhe u zbuluan 253 ambiente lokalesh që ishin kthyer në bazë paligjshmërie. Policia sekuestroi qindra materiale të paligjshme, përfshirë para, armë dhe drogë.
-
VIDEO
Amnistia penale, zyrtari i ministrisë së Drejtësisë jep lajmin: Përfitojnë edhe personat që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës së procedimit
I ftuar në studion e emisionit “Përballje”, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Nushi tha se në projektligjin për amnistinë penale ka një ndarje të dytë, ku parashikohet amnistimi edhe i personave që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës në të cilën ndodhen.
Ai tha se një vendim i tillë lehtëson barrën proceduese të policisë dhe prokurorisë për shkak të numrit të madh të personave që janë në paraburgim.
“Ndarja e dytë e madhe e projektligjit të amnistisë, kemi parashikuar të amnistohen edhe personat që janë në ndjekje penale pavarësisht fazës ku ndodhen. Kemi synuar të lehtësojmë barrën proceduese të gjykatës dhe policisë. Për çështje që janë me rrezikshmëri të ulët shoqërore, do të ketë një amnisti të tillë. Kjo jep mundësi që mos ta çosh qytetarin tek dyert e paraburgimit për veprën më minimale dhe t’i japim mundësinë të riintegrohet në shoqëri. Kjo i jep mundësi të fokusohen tek ajo pjesë e çështjeve të rëndësishme. Është një numër shumë i lartë dosjesh, por nuk kam numër të saktë. Sepse duhen marrë të dhëna gjykatë më gjykatë dhe prokurori më prokurori”- u shpreh Shehu.
-
VIDEO
Bollino paralajmëron Berishën: Po nxit urrejtjen e militantëve që më kërcënojnë në rrugë! Je përgjegjës për veprimet e tyre!
Fushata e shpifjeve që prej dy javësh po ndërmerr Sali Berisha në konferencat e tij për shtyp kundër meje po banalizon gjithë axhendën e opozitës dhe po prodhon si rezultat të vetëm futjen time në shënjestër të ndonjë militanti analfabet që më shan dhe kërcënon rrugës.
-
VIDEO
Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, Analisti Lapardhaja solidarizohet me gazetarin e botuesin: Ish kryeministri përgjegjës për polarizimin ekstrem në vend
Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino është kërcënuar fizikisht dhe ofenduar në rrugë nga militantë të Sali Berishës, të nxitur dhe nga fushata e shpifjeve që prej dy javësh ka ndërmarrë ish kryeministri. Këto kërcënime fizike pasojnë ofendimet e përditshme të social medias nga ana e militantëve të cilët përdorin dhe ofendime raciste.
-
VIDEO
Tradita e shtegtimit të bagëtive drejt bjeshkëve në UNESCO, eksperti: Ja përfitimet! Synojmë që të kemi çdo vit nga një dosje
Tradita e shtegtimit të bagëtive në Bjeshkë, njohur ndryshe si Transumanca, është bërë pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale të UNESCO-s.
-
VIDEO
Privatizimi i ish-fabrikës 'Buka', SPAK mbyll hetimet Arben Ahmetajn, dërgon dosjen në GJKKO! Dëmi i shkaktuar deri në 7 mld lekë
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës.
-
VIDEO
Pogradeci çel siparin e festave, ndizen dritat festive! Koncert në shesh
Mbrëmjen e djeshme në numërimin mbrapsht u bë ndezja e dekorit festiv të festave të fund vitit në qytetin e Pogradecit. Qindra njerëz në shesh ndoqën pjesë të ndryshme të ceremonisë ku përfshiheshin një koncert i organizuar nga fëmijët e veshur me kostume festive dhe më pas performancën artistike të organizuar nga trupa e qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.
-
VIDEO
Festa zyrtarisht e hapur, ndizen dritat në mbarë vendin
Mbrëmjen e 6 dhjetorit qytetet kryesore të vendit, si Durrësi, Vlora, Fieri e Elbasani ndezën dritat e pemës së vitit të ri.
-
VIDEO
Vrasja e Elton Javorit në Fier, burime për Report Tv: U qëllua me pistoletë pas një krushqie të prishur
Detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur në lagjen “16 prilli’ në qytetin e Fierit.
-
VIDEO
Bledi Çuçi: Jemi tolerantë me opozitën, në Itali deputetët i nxjerrin jashtë prej këmbësh e prej duarsh
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka komentuar dhunën në Kuvend ndërsa u pyet nga gazetarët se pse mazhoranca nuk ulet të bisedojë me opozitën.
Ndërsa pyetej për masat ndëshkuese, të përjashtimit, Çuçi u shpreh se beson se mazhoranca ka qenë mjaft tolerante ndaj opozitës dhe deputetëve të saj, shkaktarë të tensioneve gjatë seancës.
Ai u ndal tek Parlamenti italian duke e sjellë si shembull, ndërsa shtoi: "E kemi parë parlamentin Italian se si e kapin Zgarbin ata punonjësit, dy prej komësh, dy prej duarsh.
-
VIDEO
Aksioni kundër lojërave të fatit, 116 të arrestuar në gjithë vendin, 89 në hetim! Sekuestrohen mijëra para, drogë, municion luftarak
Në kuadër të operacionit kundër lojërave të fatit 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.