Përgjimet e Sky, Lorenc Vangjeli: Priten arrestime, bëhet fjalë për drejtues të lartë policie që kanë përdorur telefona të kriptuar

30 Nëntor 2023, 19:52

Analisti Lorenc Vangjeli nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report Tv ka paralajmëruar të tjera arrestime të bujshme në radhët e policisë së shtetit që kanë dalë në përgjimet e aplikacioneve “Sky” dhe “EncroChat”. Ai tha se bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar.