'Strong Balkan', Forcat Speciale të Shqipërisë siç nuk i keni parë asnjëherë! Qitje me snajper, hedhje nga 2000 m, asgjësim 'terroristësh'

7 Nëntor 2023, 21:09 | Përditesimi i fundit: 2023-11-07 21:10:57

Forcat speciale nga tetë vende të rajonit, u bënë bashkë në stërvitjen “Strong Ballkan”, me Shqipërinë organizatore. Trupat elitë nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Turqia të vendosura prej 31 tetorit në Bizë u përfshinë në veprime të përbashkëta me qëllim rritjen e nivelit të ndërveprueshmërisë