-
VIDEO
Gjyqi për Berishën, ja kush janë dy avokatet e shtetit që do mbrojnë ish-kryeministrin
Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për vlerësimin e masës së sigurisë sa i takon çështjes së privatizimit të Partizanit. Report Tv ka mësuar edhe dy emrat e avokatëve të shtetit që do të mbrojnë Berishën. Bëhet fjalë për Jalldiz Kastrati dhe Rabie Cenalia. Dy avokatët e shtetit u caktuan pasi mbrojtësit e Berishës braktisën seancën, ndërsa avokati Artan Simoni u zëvendësua pas sulmit të Shkëlzen Berishës.
-
VIDEO
Ushtria izraelite: Blitz në shënjestër me tanke në veri të Gazës
Sistemi izraelit i Mbrojtjes Ajrore, pak orë më parë, ka kapur një raketë të lëshuar nga Libani kundër një droni izraelit. Forcat izraelite të mbrojtjes u njoftuan për këtë nga rrjetet e tyre sociale
-
VIDEO
Vlorë/ Shisnin veshje dhe çanta kontrabandë, në pranga 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja! Sekuestrohen mallra me vlerë 25 mijë euro
Një tjetër rast i shitjes së mallrave kontrabandë është goditur nga policia. Kësaj radhe bëhet fjalë për qytetin e Vlorës, ku në pranga ka rënë një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e tij.
-
VIDEO
‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin
Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestat duke kundërshtuar ligjin e miratuar nga qeveria që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.
-
VIDEO
Evente motorsportive dhe autoshow në Tiranë, ‘Automotive Fair Albania’ mbledh të apasionuarit pas makinave në datat 26-29 tetor
Duke nisur nga dita e sotme (26 tetor) e deri ditën e dielë (29 tetor) ngjarja plot adrenalinë “Automotive Fair Albania” do të pushtojë kryeqytetin. Për katër ditë radhazi, sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet në një pistë, ku do të mbahen evente motorsportive dhe autoshow.
-
VIDEO
Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, dy turistët belgë shpëtohen pas 5 orësh
Dy turistë belgë kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Ata kanë qenë duke eksploruar kanionin dhe, por kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin.
-
VIDEO
I përket kohës së komunizmit, ky është mulliri që mbante me bukë shqiptarët
Tingujt e mrekullueshëm të fyellit kumbojnë çdo ditë në lagjjen Pishaj të Gramshit.
Sefedin Rrodhe është ndër të paktët banorë të zonës që e ruan me fanatizëm këtë traditë të hershme.
Artin e melodisë me fyell e mësoi kur ishte vetëm 10 vjeç. Që nga ajo kohë, nuk është ndalur, ndonëse nuk ka marrë vlerësimin e merituar.
“Ne e duam me shpirt ndaj i biem fyellit. S’të jep njeri para”, rrëfen ai.
Pranë dyqanit të tij modest, ndodhet një mulli që i përket kohës së komunizmit. Na tregon se për të bluar në mulli i vijnë kërkesa nga të gjitha fshatrat përreth.
“Ky mulli është monument kulture dhe do u ngelet brezave, të shikojnë si ka ngrënë populli bukë”, thotë ndër të tjera.
-
VIDEO
'Partizani' Berisha refuzon gjyqi, po tani? (25 tetor 2023)
Gazetari Flogert Muça ka paralajmëruar arrestimet të tjera nga prokuroria e Posaçme. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, gazetari tha se synohet që të pastrohet klasa politike shqiptare. Muça po ashtu ngriti pikëpyetje nëse Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kalojnë dot Oqeanin e shtoi se janë larguar jashtë shtetit
-
VIDEO
Shpëtohen dy turistë në kanionin e Gjipesë, pamjet kur nxirren me litar nga kanionet
Dy turistë belgë të cilët po eksploronin kanionin e Gjipesë kanë mbetur të bllokuar për disa orë duke rrezikuar jetën
-
VIDEO
Policia aksion në Shkodër, kryen kontrolle për arrestimin e personave me precedentë penale
Policia po kryen kontrolle ndaj mjeteve të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penale apo persona të shpallur në kërkim nga ana e policisë
-
VIDEO
Vendimi për Berishën 'peng' i avokatëve, ndërrohet Artan Simoni pas sulmeve të Shkëlzen Berishës, shtyhet për nesër seanca
Vendimi për Sali Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani është mbajtur peng si pasojë ndërrimit të avokatëve. Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me një avokat tjetër nga lista e avokatëve që paguhen nga shteti. Kjo ndërresë erdhi pas disa sulmeve ndaj Simonit nga Shkëlzen Berisha. Seanca do te zhvillohet nesër në orën 10:00.
-
VIDEO
Refuzoi të shfaqej në gjyq, avokatët në 'Studio Live': Çfarë ndodh tani me Berishën, mund t'i ashpërsohet masa e sigurisë
I ftuar në “Studio Live” në Report Tv avokati Arbër Hoxha nënvizoi se Berisha nuk mund të merret forcërisht në gjykatë, por tha se prokurorët mund të kërkojnë që masa ndaj tij të përshkallëzohet nga detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, në një masë më të ashpër, ai ajo e arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.