-
VIDEO
'I kthen ujqërit në njerëz, kur përdoret për t’i bërë njerëzit ujq, bën katastrofa' Çfarë mendon Rama për politikën
Marjana Koçeku ishte e ftuar në podkastin “Flasim’’. Gjatë bashkëbisedimit kryeministri Rama dha dhe një koment për politikën dhe rëndësinë e saj në jetën e njeriut.
'Për fat të keq politika është shpikja, sipas meje, më e bukur që ka bërë njeriu sepse pa politikën njeriu nuk do të kishte bërë asgjë në aspektin e bashkimit të forcave, të organizimit shoqërore edhe të adresimit të problemeve që shqetësojnë njeriun, por që njeriu vetëm s’i zgjidh dot kurrë. Natyrisht, politika ka bërë gjëra të jashtëzakonshme.
Pa politikën s’do ekzistonte Europa e sotme, s’do ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’do ekzistonin të drejtat e njeriut, s’do ekzistonte barazia si parim mes burrit dhe gruas, s’do ekzistonin spitalet, s’do ekzistonin shkollat, asgjë, por ka bërë edhe dëme shumë të mëdha sepse politika e ka krijuar dhe “shtratin” e diktaturave, të genocidit, etj. Politika kur është ajo për të cilën është krijuar, i kthen ujqërit në njerëz, kur përdoret për t’i bërë njerëzit ujq, bën katastrofa" tha Rama. -
VIDEO
‘Shihja hënën e kisha hall se po më hante ujku!' Rama tregon historinë e mikut që solli të dashurën amerikane në Shqipëri! Habia e frika kur pa banjon jashtë
Marjana Koçeku, sipërmarrësja e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja” ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim’’
Gjatë bashkëbisedimit tregon historinë e mikut shqiptaro amerikan i cili solli të dashurën e vet për ta njohur me Shqipërinë.
"Më kujtove historinë e një mikut tim shqiptaro-amerikan që ka qenë shumë i vogël kur prindërit e tij kanë emigruar në SHBA edhe atje flet shqip disi dhe ra në dashuri me një vajzë që nuk kishte idenë se kush ishte Shqipëria dhe i tregoi Shqipëria është këtu e Shqipëria është aty. Dhe kur vjen për ta prezantuar me gjithë fisin, ajo kërkon të shkojë në banjë. Banjo ishte jashtë. Ishte dhe errësirë edhe ajo u pataks dhe mendoi që ky po bënte shaka apo po bënte ndonjë lojë. Mirëpo për fat - tha - atë natë kishte një hënë shumë të ndritshme edhe e çoj te dera dhe i thashë: Sweetheart, shikoje hënën. Është shumë e lezetshme kur e tregon ajo sot historinë sesi u tmerrua dhe thoshte: Çfarë hëne të shikoja, unë shihja hënën dhe kisha hall se po më hante ujku dhe nga brenda i bërtisja: Are you there? – Po, po këtu jam." tregon Rama
-
VIDEO
'Portofino e Cinque Terre s'kanë asgjë më shumë se liqeni i Komanit e Dukagjini' Njihuni me Marjanën, vajza që la Italinë për shtëpinë e saj buzë Drinit
Marjana Koçeku është vajza që është ftuar nga kryeministri Edi Rama në episodin e tij të Podcastit ‘Flasim’.
-
VIDEO
Elbasan/ Përkujtohet ‘Dëshmori i Atdheut’ Oltjon Sulovari! E ëma: Djalin ma vranë bandat e Sali Berishës
Është përkujtuar në Elbasan “Dëshmori i Atdheut” Oljton Sulovari. Ai kreu një gjest heroik në vitin e mbrapshtë 1998, kur u vendos në ndihmë të policisë për të arrestuar kriminelët. Në ceremoni nëna e tij tha se të birin e vranë bandat e Sali Berishës.
-
VIDEO
Gërdeci, katër dëshmitarë në gjyqin për Mediun! Ish-ushtaraku: Predhat e municionet i hiqnim me dorë! Baruti ishte me tonelata! Ish-brigadieri: U ankova për kushtet, më shkarkuan
Katër dëshmitarët e radhës në gjyqin ndaj Famir Mediut treguan në gjykatë se demontimi në Gërdec bëhej në kushte të rrezikshme. Sipas tyre, ditën e ngjarjes baruti ishte grumbulluar në fabrikë duke sjellë pasojat shkatërruese pas shpërthimit të zjarrit. Seanca e radhës do të mbahet me 9 nëntor
-
VIDEO
U la në burg për aferën e privatizimit të klubit 'Partizani', Malltezi ankimon në Apel masën e arrestit
Jamarbër Malltezi ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër vendimit të shkallës së parë e cila më 20 tetor vendosi arrest me burg ndaj tij për hetimet e SPAK mbi privatizimin e ish-klubit Partizani
-
VIDEO
Debatoi me avokatin e Mediut në gjyq, ish përgjegjësi i depos së armëve në Gërdec nuk flet para medieve: Më lini se jam i çorientuar, më dhemb koka
Veiz Muça, ish përgjegjës në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut se procesi i punës ishte i rrezikshëm. Gjatë dëshmisë së tij ai është kundërshtuar nga avokati i Mediut, Ardian Visha i cili evidentoi se Muça ka dhënë dëshmi kontradiktore, krahasuar me herën e parë. Këtë përballje në seancë ai e ka pasqyruar dhe në dalje të gjyqit ku duket i çorientuar dhe nuk pranon të flasë para medieve.
-
VIDEO
Arrestimi i Pëllumb Gjokës/ SPAK vë në sekuestro preventive 390 mijë metra katrorë pyll në Velipojë! Ishin në pronësi të biznesmenit
Tre muaj pas arrestimit të biznesmenit Pëllumb Gjoka, SPAK vendos në sekuestro preventive një sipërfaqe totale prej 390 mijë metra katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë të Shkodrës.
-
VIDEO
Vrasës e trafikantë mbushin qelitë e burgjeve! Më pak dënime për përdhunime, sociologu: Kanë frikë të denoncojnë
Të dënuarit për vrasje dhe trafik narkotikësh zënë numrin më të lartë të personave që mbahen në burgjet shqiptare. Sociologët shohin me shqetësim numrin e ulët të dënimeve për marrëdhënie seksuale me dhunë pasi sipas tyre, pas kësaj shifre fshihet frika nga paragjykimet për denoncimin e rasteve.
-
VIDEO
Merr flakë një fabrikë mobiliesh në Fier, 4 zjarrfikëse në vendngjarje! Punëtorët mundohen të ‘shpëtojnë’ materialet
Një fabrikë mobilierie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm - Çlirim në Fier, ku katër zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe mbi 50 punëtorë po mundohen të nxjerrin nga flakët materialet e paprekura.
-
VIDEO
Operacioni “Vukpalaj”, arrestohet pas 5 muajsh autori i kultivimit të qindra bimë narkotike
Bashkautor për kultivimin e 116 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, më datë 2 qershor, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim. Gjatë operacionit “Vukpalaj” u arrestua autori tjetër i kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor anticannabis të koduar “Vukpalaj”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 44 vjeç. 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin P. K., të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Vukpalaj”, të zhvilluar më datë 02.06.2023, kishin kultivuar në territorin e fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Përurohet gjimnazi 'Besnik Sykja', Veliaj: Xhevahir që i shtohet Tiranës! Është koha të rikonstruktojmë shkollat ‘Petro Nini’ dhe ‘Edit Durham'
Gjimnazi “Besnik Sykja” është shkolla më e re e rindërtuar në Tiranë. Me mjediset të dyfishuara, 27 klasa e laboratorë të rinj, palestër e bibliotekë të re, godina e re e gjimnazit ikonë të kryeqytetit u përurua nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, si dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti