-
VIDEO
U kap me 50 kg hashash të presuar në banesë dhe 240 rrënjë canabis, lihet në burg 38-vjeçari në Berat
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masën e sigurisë për 38-vjeçarin Petrit Dyli,i cili u arrestua 3-ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar "Brothers",ku e gjetën dhe asgjësuan 50.5 kg Hashash i presuar brenda në një banesë në fshatin Pobrat në Dimal dhe 240 rrënjë canabis,të mbjella në një parcelë afër banesës
-
VIDEO
Dorian Duçka, djali i hallës i Ilir Metës, paraqitet në SPAK
Dorian Duçka është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK.
-
VIDEO
Dosja ‘Partizani’/ Gjeneral Qirjazi u shkarkua se nuk firmoste, në vend të tij Xhemal Gjunkshi vulosi 5 dokumente brenda pak orësh dhe i dorëzoi pronën Malltezit
Në dosjen e SPAK për Berishën e Malltezit evidentohet në disa faqe kundërshtimi për privatizimin e ish klubit Partizani nga gjeneral brigade Vladimir Qirjazi i cili thoshte se procesi është i paligjshëm. Qirjazi u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Xhemal Gjuknshi, i cili një javë pas emërimit kreu 5 veprime brenda pak orëve dhe dorëzoi pronën te Jamarbër Malltezi dhe ish pronarë të tjerë.
-
VIDEO
Ndihmoi trafikantët të pastronin paratë, 'arrest shtëpie' për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, 'arrest me burg' për dy vëllezërit! Sekuestrohen 16 apartamente e 27 llogari bankare
Rajmonda Dashi, ish-drejtuese e Kadastrës Durrës, është vënë në masë “arresti shtëpie” nga SPAK, si person i dyshuar se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri të parave të fituara nga krimi. Në pranga ra një bashkëpunëtor dhe në masë “arresti në burg” u vunë 2 vëllezër të dënuar në Belgjikë. 49 pasuri u sekuestruan, mes të cilave 16 apartamente dhe 27 llogari bankare.
-
VIDEO
Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Çfarë thotë Kodi i Procedurës Penale dhe rastet që parashikohen me ligj
Sali Berisha kërkoi përmes 2 avokatëve të përjashtojë gjyqtaren Irena Gjoka nga vlerësimi i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës, me argumentin se për këto masa, duhej të kishte marrë më parë, autorizimin e Kuvendit duke qenë se është deputet. (Të paktën kjo është thënë publikisht nga Berisha dhe avokatët mbrojtës, pasi kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares nuk është bërë publike akoma)
-
VIDEO
Nxënësi dhunoi mësuesen në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’, shtohet prezenca e policisë rreth shkollës! Mësimi vijon normalisht
Në gjimnazin e Lezhës ku mësuesja u godit me karrige ka rënë heshtja. Askush nuk flet për incidentin e djeshëm, ndërsa policia ka shtuar masat. Report tv zbardh dëshminë e 16-vjecarit, i cili ka deklaruar në polici se mësuesja e lëndoi duke i përmendur babanë e ndjerë. Nga ana tjetër Majlinda Palushi ka treguar se nxënësi jo vetëm mësonte por bënte zhurmë në klasë.
-
VIDEO
Operacioni ‘Tempulli’/ Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit, vihet në pranga 41-vjeçari në Kavajë
Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli” është arrestuar një 41-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit te Kavajës.
-
VIDEO
Shtëpia e barit në Shkodër, 9 të arrestuar
Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, banues në Shkodër, ku gjatë operacionit, në banesën që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.
-
VIDEO
‘Përderisa dal nga salla….’, dy avokatët e caktuara nga shteti pranojnë çështjen ndaj Berishës
Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen ‘Partizani’ është shtyrë për në orën 15:00. Dy avokatet e shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, kanë marrë kohë për t’u njohur me dosjen.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, Berisha dorëzon sot me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ja kush e gjykon
Mbrojtja e Sali Berishës ka depozituar kërkesën në GJKKO, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit. Kërkesa e Berishës do gjykohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
-
VIDEO
Lezha e rrezikuar nga përmbytjet! Prefekti: Parashikohet dimër i vështirë, të jemi në gatishmëri
Teksa reshjet e shiut kanë nisur duke krijuar dhe problematika një ditë më parë, referuar parashikimeve Qarku i Lezhës pritet të përballet me një dimër të vështire. Paralajmërimi ka ardhur nga Prefekti Gjergj Prendi, gjatë takimit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në rang qarku.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Sot sërish seanca për Sali Berishën! Mbrojtja braktisi gjyqin, ish-kryeministri do mbrohet nga dy avokate shteti
Për të tretën ditë me radhë, Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seancat kanë dështuar për dy ditë më radhë, ndërsa ditën e sotme ish-kryeministri Berisha do të mbrohet nga dy avokatët e shtetit Jalldys Kastrati dhe Rabie Cenalia.