-
VIDEO
Miniatorët protestë para parlamentit, tensione me policët: Mos na prekni me dorë ndyrësira
Teksa pritet të nisë seanca plenare, një grup miniatorësh janë duke protestuar para Kuvendit duke kërkuar statusin e miniatorit dhe rritjen e pensioneve. Gjatë protestës, nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e policisë.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: Miratuam aktin normativ, në ditët në vijim do të kryhen pagesat e prapambetura për orët shtesë për policët
Qeveria ka kaluar një akt normativ me qëllim që t‘i jepet zgjidhje të gjitha detyrimeve të prapambetura ndaj efektivëve të policisë. Balla po ashtu theksoi nevojën për thellimin e procesit të vetë-pastrimit të radhëve të policisë dhe rritjen e besimit të publikut.
-
VIDEO
Xhufi në Repolitix: Ja të vërtetat për himarjotët! Konsideronin Skënderbeun mbret, lidhja e stemës së Kastriotëve me kishën e Himarës
Historiani Pëllumb Xhufi ka hedhur dritë mbi të vërtetat e hershme të qytetit të Himarës, një temë e cila ka ngjallur shumë debat edhe rishtazi nga pretendimet e palës greke
-
VIDEO
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë një javë pas Gërdecit, Bamir Topi në ‘Repolitix’: Bisedimet janë të gjitha të arkivuara
Një javë pas tragjedisë u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe pati tentativa që ngjarja të faturohej shërbimeve të huaja. Ish presidenti Bamir Topi, i cili atëherë ka qenë në krye të shtetit, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, i rezervuar, por dha një koment sa i përket rihapjes hetimet për çështjen, duke e quajtur pozitive.
-
VIDEO
‘Mora fjalë’ kthehet në himnin e Kombëtares, autori i këngës për Report Tv: E kam shkruar për 1 orë, më frymëzoi Perëndia! Adem Jashari, kreshnik i pavdekshëm
Autori i këngës shumë të dashur për publikun që ja del të ngrejë peshë të gjithë atdhetarët shqiptare, Naim Gjoshi ka rrëfyer për Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj se nga e gjeti frymëzimin dhe detaje të pathëna më parë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Milot-Morinë, përplasen dy autobota pranë tunelit të Kalimashit, ndërrojnë jetë 2 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë mbrëmje. Janë përplasur dy autobota pranë tunelit të Kalimashit. Raportohet për dy viktima
-
VIDEO
Të verbërit marshim për rritjen e pagës së paaftësisë, shoqata: S’jemi të verbër ndaj të drejtave tona! Agron Hita nga Fieri: S’përballojmë as jetesën minimale
Shoqata e të verbërve të Shqipërisë marshoi në shenjë sensibilizuese dhe proteste për të kërkuar të drejtat që sipas tyre janë shkelur gjatë viteve të fundit. Me argumentin se trajtimi i tyre financiar është minimal, ata kërkojnë që të paguhen në nivelin e minimumit jetik, trefishim të pagesës së shoqëruesit, por edhe shkollim të denjë.
-
VIDEO
'Gërdeci', pyeten 11 dëshmitarët e parë! Ish-roja i fabrikës: Pashë kur mori flakë karroca e salduar! Ish-punëtorët: Barut ngado, ishim pa kontrata! I hapnim predhat me sqeparë dhe me dalta
11 dëshmitarët e parë të marrë në pyetje në GJKKO për gjyqin ndaj Fatmir Mediut kanë treguar se shpërthimi në fabrikën e Gërdecit ka ndodhur nga shkelja e hapur e rregullave të sigurisë. Fejzi Shehu ish roja në fabrikën e demontimit të armëve u shpreh se ka parë kur ka marrë flakë një karrocë që po saldohej, e cila përdorej për transportin e barutit.
-
VIDEO
Paradoksi i shifrave, 77 mijë qytetarë kërkojnë punë, bizneset s’gjejnë dot punëtorë! AKPA: Shkak, pagat e ulëta dhe arsimi
Mbi 77 mijë qytetarë shqiptarë janë të regjistruar në zyrat e punës si të papunë. Por ndërsa qytetarët presin për një vend pune, thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë vuajnë për mungesë stafi. Shkak për këtë situatë sipas ekspertëve janë pagat e ulta, ndërsa sipas Agjencisë së Punësimit është arsimimi
-
VIDEO
Duhej të përfundonte në tetor, shtyhet deri në shtator të 2024-ës rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Ministria: Punime shtesë!
Muzeu Arkeologjik i Durrësit ku mbahen objektet që datojnë nga prehistoria deri në mesjetë nuk do të çelet këtë tetor. UNOPS, organizata që po zhvillon projektin ka kërkuar të shtyjë afatin e punimeve deri në 2024-ën.
-
VIDEO
I dënuar me 18 vite burg, Greqia vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë! Banda e tij nën akuzë për 6 vrasje dhe 5 atentate
Laert Haxhiu do të ekstradohet në drejtim të Tiranës. Gjykata e Apelit të Janinës në Greqi ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për kthimin e tij në Shqipëri, i kërkuar për dënimin me 18 vite burg për një ngjarje të ndodhur vite më parë, por edhe të dhjetëra ngjarjeve të tjera kriminale të zbardhura në 3 muajt e fundit.
-
VIDEO
Seanca për Gërdecin, Zamira Durda çon dy fletoret e djalit të vrarë në Gjykatë: Krim shtetëror
Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008 ka dhënë një dëshmi të rëndë në GJKKO ku po merren në pyetje 14 dëshmitarë. Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit dhe humbjen e djalit të saj ajo ka sjellë në gjykatë edhe dy fletoret e të birit. E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me të por e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.