-
VIDEO
‘Djalin e morëm në gjendje të rënduar’, daja i 3-vjeçarit flet për Report Tv: Bënë krim dhe u përpoqën ta mbulojnë
Report Tv ka siguruar dëshminë e dajës së djalit 3-vjeçar, që humbi jetën tre ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për mjekimin e dhëmbëve në një klinikë private.
Sipas dajës së 3-vjeçarit, djali ka dalë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes së gjatë kirurgjikale dhe infermierët kanë qetësuar familjarët duke u thënë se është gjendja e tij është normale.
“Prej gjashtë muajsh djali shfaqte shqetësime me dhëmbët, kishte shumë dhimbje. Pyetëm kudo mjekë dhe stomatologë për t’ja trajtuar dhe na rekomanduan Roland Xhaxhon si më të mirin.
Shkuam dy herë, u konsultuam dhe dentisti na siguroi që nuk do të kishim asnjë problem. Lamë takimin dhe e dërguam djalin rreth orës 10, i bënë analizat dhe më pas i bënë anestezinë dhe e vunë në gjumë. Ai ka trajtuar 14 dhëmbë atë ditë dhe fëmija nuk po dilje as në orën 12 dhe dentisti doli në orën 15:00 dhe në orën 20:10 e morëm djalin. Ngjarja ka ndodhur në datën 28.
Djalin e morëm në gjendje të rënduar, vetëm njëherë i hapi sytë, infermierët na thanë që është më se normale që të ishte në këtë gjendje për shkak të narkozës. Ne nuk marrim vesh dhe iu besuam. E sollëm djalin në shtëpi dhe na dhanë një ilaç, na thanë që mund të kishte pak temperaturë”, tha daja i vogëlushit.
Ndërsa gjendja e 3-vjeçarit është rënduar pasi ka mbërritur në shtëpi, familjarët e shqetësuar e kanë dërguar në spital, ku ka humbur më pas jetën pas 2 ditëve qëndrimi në reanimacion.
“Atë ditë ishte me 38 dhe e dërguam në urgjencë te Pediatria dhe në reanimacion qëndroi dy ditë. Mjekët atje bënë të pamundurën. Problemi është se ai e ka nxjerrë djalin në gjendje kome dhe ata nuk na treguan. Në spital na thanë se nëse do e kishit sjellë më herët do të kishte shpëtuar. Pra ai ka bërë një krim dhe është munduar ta mbulojë”, është shprehur daja i djalit për Report Tv.
-
VIDEO
Tiranë/ 3 vjeçari vdes pas ndërhyrjes në klinikën private! I mituri qëndroi dy ditë në koma!
Report Tv mëson detaje të reja lidhur me vdekjen e 3 vjeçarit tre ditë pasi iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për mjekimin e dhënbëve në një klinikë private.
Klinika dentare ndodhet në zonën e Rrugës së Kavajës mëson Report TV.
Pasi ka mbaruar, fëmija nuk ësht zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet. Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.
Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se prindërit kanë bërë denoncimin në komisariatin nr 4 pasi dyshojnë se u injektua një dozë e latë narkoze.
-
VIDEO
Dash Sula me bukë me vete në Kuvend: Turp për mua që marr atë rrogë aq të lartë, pensionistëve u shtohet 500 lekë në ditë
Deputeti demokrat, Dashnor Sula është shfaqur në Kuvend me bukë me vete. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Sula komentoi rritjen e pensionit të pensionistëve, që sipas rij është qesharake pasi do të përfitojnë vetëm 50 lekë të reja në ditë.
-
VIDEO
I vendoset tritol lokalit te Komuna e Parisit, Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku ju vendos tritol lokalit te Komuna e Parisit në Tiranë. Siç shihet nga pamjet lokali ‘Mix Up Bar and Lounge’, është shkatërruar në pjesën e përparme të tij.
-
VIDEO
Nis sot në Report Tv, 'Frontline' me Marsela Karapanço në orën 21:00
"Frontline” nis sot, të enjten në prime time, në orën 21.00 një rrugëtim të ri betejash në ekranin e Report Tv.
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!
-
VIDEO
Report Tv sjell VIDEO, ja ‘shtëpia e barit’ ku çifti nga Tepelena kultivonte kanabis
Report Tv sjell video nga shtëpia e barit në Vorë, e cila u zbulua ditën e sotme ndërsa autori është ende në kërkim. Siç shihet edhe nga pamjet, ngjitur me shtëpinë çifti kishte edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llapma. 46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit, ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte në dijeni se ku ndodhej.
-
VIDEO
Flamur Noka qëllon operatorin me rregulloren e Kuvendit
Deputeti Flamur Noka ka krijuar një situatë të pahijshme ditën e sotme në Kuvend, ndërsa ka qëlluar një prej operatorëve të mediave me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërsa ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla që i tërhoqi vëmendjen.
-
VIDEO
EMRAT/ Kush është çifti nga Tepelena që kishin përshtatur magazinën afër shtëpisë në laborator droge në Vorë
https://shqiptarja.com/lajm/vore-kultivonin-kanabis-ne-shtepi-bari-ne-kerkim-autori-nen-hetim-bashkeshortja-sekuestrohen-1035-bime-kanabis-dhe-907-fidane-ne-pranga-punonjesi-i-oshee?r=kh3#:~:text=droge%20n%C3%AB%20Vor%C3%AB-,Policia%20ka%20shpallur%20n%C3%AB%20k%C3%ABrkim%20Klodian%20Kalemin%20si%20personin%20q%C3%AB%20dyshohet,ka%20pasur%20asnj%C3%AB%20dijeni%20q%C3%AB%20n%C3%AB%20magazin%C3%AB%20kultivohej%20kanabis%20me%20llampa.,-S.G/Shqiptarja
-
VIDEO
Deputetët i shkojnë Berishës për përforcim, i rrethon garda! Asllan Dogjani: Nuk na bëni presion! Të dalë jashtë
Në një moment deputetët e Berishës kanë bllokuar foltoren pasi Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës dhe i dha fjalën Bashës të fliste nga karrigia e tij. Në këtë moment deputetët e Berishës janë afruar dhe bashkë me të janë afruar dhe djemtë e gardës për të parandaluar çdo përshkallëzim.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Bardhi kërkesë: Të futet në rend dite rishikimi i përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore
Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë diskutimesh, ku mes tyre janë edhe dy kërkesat e deputetëve të grupit të Bardhit dhe Berishës për të ngritur komision hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë.
-
VIDEO
Kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro paraqitet në SPAK
Kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ndodhet në ambientet e SPAK.
-
VIDEO
Iu gjetën 5 thasë kanabis me peshë 26 kg në bagazhin e makinës, në pranga 42-vjeçari në Durrës
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi këta të fundit i gjetën 5 thasë kanabis, me peshë totale 26 kilogramë në bagazhin e mjetit të tij.