-
VIDEO
Kroçeria ‘Sirena’ me 657 turistë ndalet sërish në Durrës
Me 657 turistë në bord ka mbërritur për herë të tretë në portin e Durrësit kroçera "Sirena".
-
VIDEO
Afera me inceneratorin e Elbasanit, dënohet me 5 vite e 8 muaj burg ish-ministri Lefter Koka! Shpallet i pafajshëm ish-deputeti i PS, Alqi Bllako
GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish deputetin socialist, Alqi Bllakon për aferën në inceneratorin e Elbasanit. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën vepër penale
-
VIDEO
‘Nipi im shkoi të ajo klinikë, iu desh 5 orë të zgjohej’ aktorja Eliona Pitarka reagon mes lotësh pas vdekjes së 3-vjeçarit: Më mbeti peng që s’e denoncova më parë
Mes shumë reagimesh, ishte dhe ai i aktores Eliona Pitarka, e cila mes lotësh tregoi se një vit më parë kishin dërguar nipin tek klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho, dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza
-
VIDEO
Selenicë/ Vijon prej mbrëmjes së djeshme zjarri në parcelat me ullinj në Dushkarak, banorët: Njoftuam zjarrfikësen, por s’ka ardhur
Një zjarr i rënë në parcelat me ullinj në fshatin Dushkarak të Selenicës vijon të jetë aktiv prej mbrëmjes së djeshme.
-
VIDEO
E rëndë në Tiranë! 3-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale nga dentisti! Prindërit kallëzojnë në polici: I injektuan narkozë me dozë të lartë
Një 3-vjeçar humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në një klinikë private në Tiranë. Ndërhyrja e cila zgjati 9 orë u bë nga e bija e mjekut anestezist- kardiolog, Roland Xhaxho, dentistja Ina Xhaxho, ndërsa anestezia është kryer nga vetë mjeku 70 vjeçar. Të dy babë e bijë po hetohen në gjëndje të lirë për “Pakujdesi në Mjekim, kurse familjarët e vogëlushit, i akuzojnë jo vetëm për pakujdesi por edhe për fshehje të ngjarjes.
-
VIDEO
'Plumb kokës kush kërcënon prokurorët!' Spartak Braho për Report Tv propozon ndëshkimin e rëndë! 'SPAK të mbrohet nga trupë policore e pavarur'
“Plumb kokës kush kërcënon prokuorët dhe njerëzit e drejtësisë!” Ky është penaliteti i ashpër që ish deputeti Spartak Braho propozon për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë prokurorët sot në një intervistë në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.
-
VIDEO
Samiti në Spanjë, Rama për tensionet në veri të Kosovës: Prezenca e KFOR-it në kufi gjë e mirë! Duhen marrë masa para se të jetë vonë
Kryeministri Edi Rama ka folur në Granada të Spanjës, ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian rreth situatës në veri të Kosovës.
Sipas Ramës prania e forcave të KFOR-it në veri është një gjë e mirë, pasi kufiri sipas tij është bërë shumë poroz.
“Jam shumë i shqetësua dhe jemi të gjithë shumë të shqetësuar. Është një situata shumë e rrezikshme. Jemi në një pikë që rreziku potencial rritet nga viti në vit. Aktiviteti kriminal në atë pjesë, ku jeton kryesisht minoriteti serb, janë tashmë të përputhur me axhendën politike dhe nacionalizmin.
Për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të BE pikërisht për këtë. Ne kemi qenë gjithnjë në dakordësi të plotë me BE-në dhe SHBA për domosdoshmërinë që autoritetet e Kosovës të jenë më kontruktive në dialog dhe në perspektiven time të përfitojnë dhe të arrijnë një marrëveshje të mirë. Por në të njëjtën kohë fakti që Serbia shpall Ditë Zie Kombëtare për të nderuar ata kriminalet paramilitarë që vranë një polic do të ishte e mjaftueshme për Bashkimin Evropian që të reagonte ashpër dhe të thoshte që kjo nuk është evropian, por është e ndëshkueshme.
Luftë është fjalë e madhe por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën ngushtë dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë. Është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në Veri sepse kufiri atje është bërë shumë poroz dhe transparent dhe çdo lloj arme kalon, dhe aktiviteti e trafiku ndodh”, është shprehur Rama.
-
VIDEO
I penduari dëshmon për atentatin ndaj Kujtim Metajt në Lushnjë: Laert Haxhiu e porositi për inat se ishte mbështetës i Aldo Bares! E qëllova 8 herë, por mbijetoi
Atentati ku mbeti i plagosur Kujtim Metaj në prill të vitit 2022 në Lushnje është një tjetër krim për të cilin ka folur i penduari Artan Tafani. Ai ka thënë se Laert Haxhiu kërkoi vrasjen e 44-vjeçarit pasi e kishte inat se njihej si mbështetës i Aldo Bares. Metaj mbijetoi edhe pse ndaj tij u qëllua tetë herë.
-
VIDEO
Bardhi akuza Bashës: Ka marrë dy kate te kulla ‘Lion Residence’ te Liqeni Artificial
Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka përfituar 2 kate te kulla Lion Rezidencë në afërsi të Liqenit Artificial.
Bardhi tha se nëse ai e ka shpifur e sfidon që ta çojë në gjykatë.
‘Sa herë do të hedhë fjali në ajër që nuk ja kupton rëndësinë e asaj që thotë do të duhet të ballafaqohet me të vërtetën. Basha një muaj pasi humbi zgjedhjet e i fut një porosi për dy kate. Është kulla në hyrje të Liqenit.
Pasi rikthehet me vet shpallje në krye të PD-së, më shumë koha kalon në zyrën e arkitekturë për mobilimin e apartamenteve se sa të bëjë opozitë. Herë tjetër të mendojë mirë se ku i hedh fjalët. Nuk jam avokat i askujt. Nëse unë kam shpifur e sfidoj të më çoj në gjykatë. Do duhet të vij të përballet me të vërtetën. Dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, në Lion Residencë! Merreni e shikojeni.’- tha Bardhi
-
VIDEO
Gjyshi i 3-vjeçarit akuza mjekut Roland Xhaxho: Na ka vrarë djalin, do marrim vetë masa nëse s’merr shteti
Gjyshi i 3-vjeçarit, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën private ‘SplentDent’ në Rrugën e Kavajës, në një intervistë për Report Tv tha se mjeku Roland Xhaxho u ka vrarë djalin. Guri Spahiu u shpreh se nëse shteti nuk merr masa do t'i marrin vetë.
-
VIDEO
Armë dhe municion të fshehura në banesë, arrestohet 54-vjeçari në Durrës! Sekuestrohen 1 kallashnikov dhe 182 fishekë
Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi këta të fundit i gjetën armë dhe municion luftarak të fshehura në banesën e tij. sakaq janë sekuestruar 1 kallashnikov, 2 krehra dhe qindra fishekë.
-
VIDEO
3 vjeçari vdes pas ndërhyrjes në dhëmbë në klinikën private! Merret në pyetje dentisti dhe stafi mjekësor
Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.