-
VIDEO
'Dosja e Gërdecit 26 mijë faqe' Avokati zbulon për Report Tv detajin e pathënë
Në një intervistë për Report Tv, avokati i familjeve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit zbulon një detaj të pathënë.
Matlija zbulon se dosja e Gërdecit përbëhet nga 26 mijë faqe dhe se pjesë e saj mund të jetë dhe procesverbali i këshillit të sigurisë kombëtare të mbledhur nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi një javë pas tragjedisë. Por dhe nëse nuk është pjesë e dosjes, Matlija thotë se mund të administrohet lehtë.
“Prokuroria i ka. Ka ekspertiza të ndryshme dhe raporte të ndryshme. Dosja është 26 mijë faqe dhe gjindet çdo gjë me vlerë për gjykimin. Dëshmitarët të thirren ata që do të dëshmojnë gjëra relevante për procesin. Shërbimet dhe çfarë kanë qenë raporte janë në dosje ose janë të gjindshme nëse mungon gjë”
-
VIDEO
Gazetari Bregu për Report Tv: Dosjen e Laert Haxhiut duhet ta marrë SPAK
Gazetari Sokol Bregu ka komentuar në Report Tv goditjen e bandës së Laert Haxhiut, pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. 11 anëtarët e bandës së Haxhiut janë në burg, ndërsa sipas gazetarit Bregu dosjen për Laert Haxhiun duhet ta marrë SPAK.
-
VIDEO
Gjyqi i Mediut/ Avokati i familjarëve të viktimave: Të thirren dëshmitarë edhe ata që zbardhin rolin e Shkëlzenit! Nëse vjen kreu i SHISH, duhet edhe Berisha e Topi
Në një intervistë për Report Tv Dorian Matlija, avokati që përfaqëson familjet e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, vë theksin tek zbardhja jo vetëm e rolit të Fatmir Mediut por dhe të gjithë përgjegjësve në këtë ngjarje që u mori jetën 26 viktimave të pafajshme dhe qindra u plagosën.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve diskuton për rezolutat për Kosovën, PS: Të mbahet më 19 tetor! Bardhi: Është urgjente, s'na nderon fakti të jemi të fundit
Report TV siguron pr/rezolutën e PS që dënon sulmin në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
-
VIDEO
Sulmi në veri të Kosovës, eskperti i sigurisë: Hetimi të bëhet nga ndërkombëtarët! Armët prodhim serb, por Beogradi po përpiqet t’ja faturojë Bosnjës
Bedri Elezi, ekspert i sigurisë në Kosovës në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Elezi tha se Serbia po bën përpjekje që ta adresojë fajin tek një person në mënyrë që të mos të mbajë vetë përgjegjësi si shtet
-
VIDEO
Prej nëntë ditësh në flakë, vijojnë të digjen pyjet e Pishporos në Fier
Prej nëntë ditësh masivi pyjor në Pishë-Poro dhe Darezëzë vijon të jetë nën ‘pushtetin’ e flakëve. Ndonëse situata është normalizuar ka ende vatra aktive, për të cilat po punohet për shuarjen.
-
VIDEO
Pendohet Artan Tafani, Kreshnik Ajazi sot në SPAK takon prokurorët, do të vendoset se kush do të hetojë dosjen
Kreu i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi po mban një takim me hetuesit e SPAK në Tiranë, në kuadër të operacionit “kurrw mos harro” që çoi në firmosjen e 15 urdhërarresteve nga të cilët 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.
-
VIDEO
Po transportonte kanabis në bagazhin e makinës, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër
Një 30-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur duke tranpsortuar lëndë narkotike me automjet.
-
VIDEO
Itali/ Autobusi ra nga mbikalimi, 21 viktima dhe 15 të plagosur! Mjeti ishte marrë me qira nga një grup turistësh! Në vendngjarje s’ka shenja frenimi
Një aksident i rëndë i regjistruar në Itali një natë më parë, u mori jetën 21 personave, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Operacioni ‘Tempulli’/ Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 49-vjeçarit në Poliçan
Një 49-vjeçar është arrestuar në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’, pasi shpërndante kokainë dhe kanabis në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.
-
VIDEO
‘Tetori rozë’, e gjen pa mamografi spitalin e Korçës! Shefja e kujdesit parësor: Aparatura ka pësuar defekt! Ministria ofron ‘zgjidhjen’ alternative
Teksa u bëhet thirrje grave për të parandaluar kancerin e gjriit përmes mamografisë, në qytete të mëdha si Korça nuk ka aparaturë për diagnostikimin e semundjes. Sot ka mbërritur mamografia e lëvizshme, ndërsa mamografia e spitalit ka pësuar defekt dhe nuk dihet se kur mund të riparohet.
-
VIDEO
Tabaku: 70 drejtues të lartë të Policisë në hetim, njollë e madhe, të merren masa
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë në Komisionin për Çështjet Europiane se 70 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë nën hetim nga SPAK. Tabaku tha se kjo është një njollë e madhe për Policinë e Shtetit dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të marrin masa para se të veprojë SPAK.