-
VIDEO
EMRI/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi lëvizte i armatosur. Të riut nga Tirana, iu gjet një armë e llojit “Berreta”.
Pas informacioneve të marra për një të ri, që lëvizte i armatosur Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e Erion Sejdinit, teksa lëvizte në këmbë në lagjen “Hajro Çakerri”.
-
VIDEO
Kultivonin kanabis nën ndriçimin e llambave, arrestohet punonjësi i OSHEE-së
Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, procedohet në gjendje të lirë, bashkëshortja e tij, për moskallëzim krimi. Vihet në pranga një punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen 1035 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë. Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë. Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar
Një shqiptar ka qenë dëshmitar i aksientit tragjik të ndodhur të martën në Mestre të Venecias në Itali, ku një autobus ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore në Mestre duke shkaktuar 21 të vdekur.
-
VIDEO
Po vizitonte kalanë e Rozafës, vdes turisti slloven! U rrëzua aksidentalisht
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër ku ka ndërruar jetë një turist nga Sllovenia. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në kalanë e Rozafës, viktima u rrëzua aksidentalisht dhe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
-
VIDEO
Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë: Thellësisht të shqetësuar për kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të gatshëm t’i mbështesim
Nisur nga rasti i dy prokuroreve të marrë nën mbrotje për shkak se kanë marrë kërcënime nga grupi i Leart Haxhiut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian shprehen të shqetësuara për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve gjyqësore në vend.
-
VIDEO
Instalacion për biodiversitetin në sheshin ‘Skënderbej’! Rikonceptohet mozaiku i muzeut me 38 speciet më unike, për 3 javë Tirana fushatë për mbrojtjen e ekosistemit
Sheshi ‘Skëndërbej” shndërrohet përmes një instalacioni në një hapësirë që ndërthur artin, nismat edukuese dhe aktivitete për publikun e gjerë për mbrojtjen e Biodiverisitetit. Ky mesazh përçohet përmes imazhit të rikonceptuar të mozaikut të muzeut historik kombëtar me 38 me speciet unike të Shqipërisë
-
VIDEO
Ambientalisti: Katastrofë mjedisore në Pishporo e Darëzezë! Guri: Zjarre të qëllimshme në pyje, e tmerrshme
Ambientalisti Sazan Guri thotë se zjarri në Darëzezë dhe Pishporo është i qëllimshëm, duke akuzuar se pronarët e masivit pyjor kanë interes shkretëzimin e zonës për të përfituar favore urbane.
-
VIDEO
Nga gjiri në mëlçi, 5 vjet në betejë me kancerin, 74-vjeçarja e pamposhtur nga Kukësi rrëfehet për Report Tv: Qeveria të mbështesë pensionistët e sëmurë
Silvana Krasniqi prej 5 vitesh lufton me kancerin. Fillimisht u shfaq në gjoks e më pas metastafazat preken mëlçinë. Ajo ndjek seancat e kimio-terapisë dhe ka shpresë se do të shërohet. Përmes Report TV përcjell mesazhin e fortë për gratë e vajzat që të shkojnë tek mjeku dhe të kryejnë mamografinë, edhe kur nuk kanë shqetësime
-
VIDEO
Zjarr në kodrat e fshatit Kraps, digjen mbi 400 drurë ulliri
Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Kraps në Fier në vendin e quajtur "kodrat e Goxheles"
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier- Patos, makina përfundon në kanal
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Portëz. Mësohet se në aksident janë përfshirë 2automjete Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në këtë aks rrugor. Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti si dhe për të normalizuar trafikun e lëvizjes së mjeteve.
-
VIDEO
Përmbyllet operacioni “Alpe të pastra”/ Asgjësohen 3520 bimë të tjera kanabisi në zonat e thella të Shkodrës
Përmbyllet me sukses, megaoperacioni policor në nivel qarku, i koduar “Alpe të pastra” që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 18 e tij. Asgjësohen 3520 bimë të tjera narkotike cannabis sativa.
-
VIDEO
Mimi Kodheli kërkesë Ballës: Shtoni sigurinë në kufi! Vendin tim e dua të sigurt e më pas të frekuenktueshëm
Deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka bërë sot një kërkesë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që të shtohet siguria në kufi.