-
VIDEO
Rama në Kroaci pritet edhe nga presidenti, Zoran Milanoviç
Gjatë vizitës në Kroaci kryeministri Edi Rama u prit sot pasdite edhe nga presidenti, Zoran Milanoviç.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë pune në Kroaci, me ftesë të kryeministrit kroat. Fillimisht u mikprit në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Kroacisë Andrej Plenković. Takimi kokë më kokë me homologun kroat Plenković u pasua nga takimi bilateral mes dy delegacioneve dhe një konferencë për median.
Në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve u nënshkruan marrëveshje në fushën e ekonomisë dhe atë të shëndetësisë.
Vitin e kaluar shkëmbimi tregtar ka qenë rreth 170 milionë euro deklaroi Rama.
-
VIDEO
Kuvend/ Braçe: T’i bëjmë presion edhe nga Parlamenti Greqisë që të miratojnë sigurimet shoqërore për shqiptarët që kanë punuar me vite atje
Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend për domosdoshmërinë e ngritjes së një problematike në Kuvend lidhur me miratimin e sigurimeve shoqërore me shtetin fqinj.
Përpos problematikave të tjera, Braçe theksoi se është imediate të lëvizet menjëherë për të bërë një marrëveshje me Greqinë lidhur me sigurimet shoqërore.
-
VIDEO
Zjarri në Pishporo të Fierit, Peleshi: Një ndër situatat më kritike që jemi përballur deri më sot! Puna s’ka ndalur kurrë
Një ndër vatrat më problematike dhe me kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot. Kështu e ka cilësuar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zjarrin disa ditor në masivin pyjor te Pishe Poro- Darezezë teksa ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën. Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek, ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.
-
VIDEO
Kriza politike/ Dorëhiqen kryebashkiakët, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme! Ekspertët: Sistemi, në funksion të një njeriu
Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të disa kryebashkiakëve serbë, tashmë është e dukshme se vendi po përgatitet për zgjedhe të parakohshme që do të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Por ekspertët thonë se zgjedhjet nuk do zgjidhin krizën politike në Serbi, e përfshirë nga protestat kundër qeverisë aktuale prej gati dy vitesh.
-
VIDEO
Vizita e delegacionit shqiptar në Kroaci, nënshkruhet plani i ri i bashkëpunimit në shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë nënshkruan Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.
Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua sot në Zagreb nga ministrja Albana Koçiu, dhe ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kroaci.
-
VIDEO
Drejtori i ISSH-së në Report Tv: Po ulen pensionet mesatare, shkak mungesa e derdhjes së kontributeve! Eksperti i ekonomisë: Indeksimi i pamjaftueshëm
Drejtori Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Astrit Hado, në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj, ngriti shqetësimin për skemën e pensionit në të ardhmen, duke theksuar se në Shqipëri po ulet pensioni mesatar
-
VIDEO
Rama thirrje ndërkombëtarëve: Masat që morët për Kosovën, t’i marrë edhe Serbia! BE t’i thotë stop asaj që ndodhi në Banjskë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij për masat që duhen ndërrmarrë nga faktori ndërkombëtar për Serbinë. Rama thotë se ajo që ndodhi të dielën e 27 shtatorit në Banjskë duhet ndaluar menjëherë. Kreu i qeverisë thotë se është e papranueshme që në mes të Evropës të ndodhë një akt i tillë.
“Samiti i Berlinit do të ketë një temë diskutimi edhe për Ballkanin, duke nisur edhe nga situata e vështirë në veri të Kosovës. Por i takon BE dhe NATO që të dënojë atë aktin, të ndalohet dhe të shmanget përsëritja apo larg qoftë të jetë më keq se kaq.
Na duhet një qëndrim i unifikuar lidhur me atë që ndodhi kjo vetëm në fjalë por me fakte. Evropa e bashkuar, kryeministri i Kroacisë është një ndër njohësit më të thellë të labirinteve të kështjellës së Harry Poterit evropian. Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi që duhet të merren jo vetëm nga Kosova por minimumi edhe në Serbi.
Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për ti thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e ti gëzohet nderit më të lartë zisë kombëtare. Ky është kulmi e papranueshme”- tha Rama
-
VIDEO
Kryeministri i Kroacisë: Dënojmë me forcë vrasjen e policit të Kosovës nga forcat e armatosura serbe! BE të marrë masa ndaj Serbisë
Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë ka dënuar vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës nga terroristët serbë. Plenkoviç e ka cilësuar vrasjen e efektivit nga grupet e armatosura serbe si një incident mjaft të rëndë dhe se duhet që BE të përkrahë institucionet e Kosovës. Deklaratën Plenkoviç e bëri gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama në Zagreb.
‘Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara. Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duna të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij kontekstit. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojnë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe. Ajo çfarë i jeni referura ju një numër i caktuar vendesh bëhet fjalë përmasa të cilat KE mund ti ndërmarrë për Serbinë, siç janë marrë masa ndaj Kosovës.’- tha Plenkoviç.
Plenkoviç përsëriti se duhet të marrë masa ndaj Serbisë, ashtu siç mori në dëm të Kosovës.
‘Komisioni Eurpian ka marrë masa në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak, por i propozoi Lajçak. Po tani pse ish-ministri i Jashtë i Sllovakisë, Lajçak pse nuk bën një propozim për të ndëshkuar Serbinë.’- tha Plenkoviç.
-
VIDEO
Rama në Kroaci: Shfaqja e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nxit tensionet
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi se shfaqja e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nxit tensionet dhe e quajti pozitive tërheqjen.
Shqipëria për herë të parë në të paktën këto 10 vite të fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së që ishte deklaratë që pasonte takimin mes dy liderëve Kosovë e Serbi e që për arsye proceduriale duhej të bëhej publike në kohën që ndodhën zhvillime dramatike e krejtësisht të papranueshme. Ne shprehëm pamundësinë tonë për të mbështetur deklaratën.
Ne konsiderojmë se të dyja, vrasja e një efektivi të policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal i veshur ushtarakisht në Kosovë dhe zija kombëtare e shpallur në Beograd janë të pajustifikueshme, të papranueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë.
Shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona që ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie e të veshur ushtarakisht me uniforma jo shtetërore ishte diçka po kaq e rëndë sa vetë i parapriu. Në këtë pikë jemi shumë të keqardhur që e çon pas procesin e normalizimit. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe padiskutim jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën që nxisin vetëm tensione e rrisin frymën e dasive.
Pozitive që ushtrua serbe po zbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë interesave afatgjata apo këtij momenti kur rajoni duhej të jetë i bashkuar në BE"
-
VIDEO
Rama: Kroacia është frymëzim në rrugëtimin tonë drejt BE! Kemi kërkuar mbështetje direkte nga qeveria kroate për procesin e integrimit
Kryeministri Edi Rama thotë se Kroacia është një shembull frymëzimi për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Rama tha se kanë kërkuar mbështetje direkte nga qeveria kroate në procesin e integrimit.
I nderuar kryeministër, në radhë të parë dhe jo për formalitet, por për të shprehur sinqerisht kënaqësinë, faleminderit për mikpritjen dhe frymën pozitive të një marrëdhënie prej së cilës në mësojmë vazhdimisht. Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi në procesin tonë të ecjes drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kroacia është shembull suksese, së fundmi edhe me eurozonë dhe shengen. Çfarë Kroacia ka rritur në një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo vetëm na gëzon por na inkurajon, na bën edhe më kërkues ndaj miqve në Zagreb për të na ndihmuar me eksperiencën e tyre.
-
VIDEO
Kryeministri i Kroacisë , Plenkoviç: Do të bëhemi shtysë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë e fqinjëve në BE
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, në Zagreb u shpreh se do të vijojnë të mbështesin përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE.
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: Krimi vret, prokurorët e gjyqtarët të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se prokurorët e SPA, por edhe gjyqtarët e GJKKO-së të merren në mbrojtje te veçantë. Sipas Ngjelës, njerëzit e drejtësisë, duhet të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.