-
VIDEO
Vodhi florinj në një banesë në Tiranë e i shiti në një argjendari, arrestohet 31-vjeçari! Në banesë i gjendet kokainë
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi vodhi disa aksesore floriri në një banesë e më pas i shiti në një argjendari te rruga e Dibrës
-
VIDEO
Drogë në klubet e Tiranës, ‘tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht në klubet e natës
‘Tullumbacja’ është droga më e re që po qarkullon rishtazi nëpër klubet e Tiranës. Bëhet fjalë për një substancë të gaztë, e cila vendoset brenda një tullumbaceje dhe merret duke e thithur atë. Kushton nga 300-500 lekë dhe të rinjtë e gjejnë lehtësisht në lokalet që frekuentojnë, siç është një rast që Report Tv e konstaton fare lehtë në zonën e ish-bllokut.
-
VIDEO
E rëndë në Lezhë, polici vetëvritet me armën e shërbimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një efektiv policie është vetëvrarë. Gjin Lesi, punonjës i Sallës Operative Lezhë, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
-
VIDEO
Kamioni përfshihet nga flakët në aksin Fier - Vlorë
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët ndërsa për momentin është i bllokuar trafiku në këtë aks.
-
VIDEO
Berisha merr në mbrojtje Fredi Belerin: S’kishe as 50 lekë në xhep kur u arrestua, po darkonte! Nëse ka blerë vota, dënojeni më mbrapa
Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Berisha madje jep edhe një metodë sesi duhet të veprohet nga drejtësia sipas opinionit të tij
-
VIDEO
Po transportonin inertet e marra ilegalisht nga lumi Shehu i Rrjollit, nën hetim 3 persona në Malësi të Madhe
Tre persona janë vënë nën hetim, pasi u kapën duke transportuar me kamion inertet e marra ilegalisht me eskavator nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit.
-
VIDEO
Digjet pallati 10-katësh, Dalipi për Report TV: Do bëhet vlerësimi! Familjet e dëmtuara mund të kompensohen për orenditë e brendshme
Banorët e pallatit 10-katësh që u përfshi nga flakët pasditen e 14 shtatorit nuk kanë ende një përgjigje se kur do të futen brenda. Ndërkohë dëmet materiale që ata kanë pësuar janë të mëdha.
-
VIDEO
Akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston 2 policë në Vlorë e 1 në Fier! Balla: Largimi i të inkriminurve nga radhët blu, s'do ndalë
Tre policë, dy në Vlorë dhe një në Fier janë arrestuar nga AMP pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për efektivët të rrugores, Eldo Shyti e Granit Nuraj në Vlorë të cilët morën 30 mijë lekë ryshfet për të mos pezulluar patentën. Ndërsa në Fier Klisman Çela merrte ryfshet për të mos gjobitur drejtuesit e automjeteve
-
VIDEO
Operacioni 'Tempulli', Gjykata lë në fuqi arrestin në burg për 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë! Avokati: S’pranuan akuzat, vetëm që janë përdorues
Janë lënë në burg 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli; për goditjen e trafikut të drogës.
Nga operacioni 'Tempulli' në gjithë vendin, u goditën 23 grupe që shisnin drogë, 233 të arrestuar
Një prononcim e ka pasur edhe një prej avokatëve, Edmond Dema.
“Për 10 kërkesat, u vendos që vlerësimi i ligjshëm i ndalimit dhe arresti me burg për të gjithë. Akuzohen për prodhim dhe shitje narkotike, nesër është një pjesë tjetër e të ndaluarve. Asnjë nga të arrestuarit s’ka pranuar akuzat, kanë thënë që janë përdorues.”- tha avokati.
-
VIDEO
Vihen nën kontroll zjarri në Mirditë! Një ditë më parë u dogjën 6 hektarë pyje, shkak u bë një një shkëndijë elektrike
Zjarri i rënë mesditën e së premtes, në masivin pyjor të fshatit Fierze të Njësisë Administrative Rubik, në Mirditë është vënë nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht.
-
VIDEO
I dha kanabis një të mituri dhe videon e postoi në 'Tik Tok', 31-vjeçari rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor! Gjykata vendosi shtrimin e tij në spital psikiarik
Gëzim Avdi (Kalia), 31-vjeçari i cili u arrestua te marten nga policia e Lezhës, i cili kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije te mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, zbardhen detaje të reja! Efektivi në Mirditë sapo kishte lënë punën, u përplas nga një malazez
Policia ka zbardhur detaje të reja nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit që shkaktoi vdekjen e efektivit të policisë në Mirditë Gëzim Lazri. Nga sa bëhet e ditur, ka qenë një manvoër e gabuar e një mjeti tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F. Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.