-
VIDEO
Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, media spanjolle: Amant Josifi lihet i lirë në Dubai! Avokati: Është biznesmen, i kishte marrë me qira
Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim e 17 mijë shtetasve të BE-së përmes Call Center-ave dhe i ndaluar më 6 shtator në Dubai, është lënë i lirë nga autoritetet e këtij shteti. Kështu bën me dije gazeta spanjolle ‘El Pais’, fakt të cilin ia ka konfirmuar avokati i Amant Josifit dhe pretendon se ai jeton prej 3 vitesh atje
-
VIDEO
Megaoperacioni ‘Tempulli’, zbardhet harta! Grupet kriminale e shisnin drogën tek ish-Blloku, Kombinati dhe tek ‘Ali Demi’
Zona e ish-bllokut, Kombinatit, lagjes “Ali Demi”, Kinostudios dhe Laprakës ishin pikat kryesore ku shpërndanin lëndë narkotike anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë aksionit “Tempull”. Bazuar në të dhënat e policisë, Report Tv ka mësuar hartën e zonave të tyre të veprimit, ndërkohë që mes shpërndarësve ka edhe gra dhe persona të arrestuar më parë për çështje droge.
-
VIDEO
Analisti Burimi: Bashkimi Berisha-Bardhi do jetë fatal për Ilir Metën! Demalia: Nuk është çudi një aleancë e PL me Ramën zgjedhjet e ardhshme
Dy analistët Genc Burimi dhe Ilir Demalia kanë komentuar rezultatin e sondazhit të Report Tv, ku nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 13 shtator, Rama do dilte sërish forcë e parë, Berisha e dytë, Basha e tretë dhe Meta forcë e katërt.
-
VIDEO
Deputeti i LVV-së akuza Lajçak: Po mban anën e Serbisë, po insistohet që të themelohet asociacioni
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rustemi i ftuar në Report Tv ka hedhur akuza ndaj Miroslav Lajçak, të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-serbi.
-
VIDEO
Veliaj falënderon zjarrfikësit e Tiranës: Bënë punë të shkëlqyer me luftën kundër zjarrit në pallat
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak falenderoi zjarrfikësit e Tiranës për punën që bënë për shuarjen e zjarrit që përfshiu pallatin në rrugën “Sali Butka”. Por, këshilltarëve të djathtë, të cilët i ndërprenë fjalën, Veliaj u kujtoi Gërdecin, kur tha: “E di që edhe për zjarrin ju djeg, se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. E keni shumë të vështirë, pasi hodhët në erë 26 njerëz”.
-
VIDEO
Veliaj publikon faturat: “Bashkia e Kavajës i pagoi 122 mln lekë inceneratorit të Tiranës! Latë pushimet përgjysmë dhe bëtë pagesën me rroba banjo
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak faturat e pagesave që Bashkia e Kavajës ka bërë për inceneratorin e Tiranës, duke paguar për shërbimin e mbetjeve. Veliaj tha se Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga opozita, ka paguar 122 milionë lekë në 22 gusht.
-
VIDEO
I ndërprenë fjalën, Veliaj-këshilltarëve të Partisë së Lirisë: Sa herë flitet për ish-Sigurimin, këta të Ilir Metës ngrihen ‘pupthi’
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar këshilltarët e Partisë së Lirisë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u propozua emërtimi i një sheshi në Njësinë 2 me emrin Dom Shtjefën Kurti, ish i dënuar politik nga regjimi komunist, Veliaj tha se këshilltarët e PL-së, të cilët i ndërprenë disa herë fjalën, i zë paniku pasi e kanë kryetarin e tyre ish-sigurims.
-
VIDEO
Çështja Beleri, Kocaqi në Report Tv: Greqia kërkon që të betohet se do të kontrollojë Shqipërinë me Himarën
Historiania Elena Kocaqi e ftuar në Report Tv thotë se Greqia po bën gjithë këtë presion diplomatik për betimin e Fredi Belerit sepse kërkon që të kontrollojë Shqipërinë përmes Himarës.
-
VIDEO
Flakët në pallatin në Tiranë, zbardhet ekspertiza paraprake! Shkak u bë kondicioneri në banesën e mjekut në katin e 9-të
Një ditë pas zjarrit që shkrumboi të gjithë pallatin 10 katësh në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, është zbardhur ekspertiza paraprake. Dyshohet se vatra e parë ishte në katin e 9-të në banesën e mjekut. Shkak i zjarrit është bërë kondicioneri. Banorët në dëshpërim nuk janë futur ende në apartamente.
-
VIDEO
‘Tani mbarova me ty’, del video e vrasjes së shqiptarit në Greqi! Autori e qëllon me armë dhe largohet qetësisht
Ky është momenti i ekzekutimit të shqiptarit Brigen Limka. Në video shihet momenti kur 68-vjeçari qëllon me armë shqiptarin dhe më pas largohet me armë në dorë qetësisht.
-
VIDEO
Kërkimi shkencor, Universiteti i Korçës fitues në 7 projekte! Drejtoresha e AKKSHI: Institucionet tona me shumë sukses në programe evropiane
Janë shpallur këtë të premte fituesit e projekteve të kërkimit shkencor, ku Universiteti i Korçës “Fan Noli” është shpallur këtë herë fitues në 7 projekte duke iu përgjigjur thirrjeve të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
-
VIDEO
Nis me debate mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës! Këshilltarët e PL nuk lënë Veliajn të flasë! Kryebashkiaku: I keni alergji shkollat e reja
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me debate. Teksa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po fliste për ndërtimin e shkollave të reja dhe investimet në arsim, këshilltarët e Partisë së Lirisë i ndërprenë fjalën disa herë.