-
VIDEO
Plagosi me thikë dy vëllezërit pas një konflikti për motive të dobëta, në hetim 17-vjeçari në Tiranë! I gjendet kokainë dhe 1150 euro
Një 17-vjeçar është vënë në hetim, pasi ka plagosur me thikë dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 17-vjeçari pasi ka plagosur vëllezërit është larguar nga vendi i ngjarjes.
-
VIDEO
Banorët e Fierzës në protestë: Ndalni punën në gurore dhe mos ndërtoni fabrikën e bitumit! Bllokojnë rrugën
Banorët e njësisë Administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërisht në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.
Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.
-
VIDEO
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbërrin në Himarë me helikopter
Ish-kryeministri brtianik Tony Blair ka mbërritur në Shqipëri. Në pamje duket teksa zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës
-
VIDEO
Policia përballet me të papriturën! Nga përdoruesit e drogës tek thirrja për ndihmë e një gruaje (13 Gusht 2023)
Çdo ditë duket e zakonshme në marrjen e turnit për secilin nga grupet e skuadrës së shqiponjave. Por ngjarjet që sjellim në këtë seri të emisionit 112 tregojnë të kundërtën. Pas instruktazhit shpërndahen në terren për të mbikqyrur gjithçka që ngjall dyshime të arsyeshme. Shumica e ngjarjeve raportohen në sallën operative. Në numrin 112 një qytetar njofton se në rrugën 5 maji po ndodh një konflikt. Një person ka shkatërruar pronën e një biznesi. Report TV udhëton drejt vendngjarjes me grupin e shqiponjave. Një tjetër njoftim ka venë në lëvizje grupin e Shqiponjave. Klienti i një taksie ka refuzuar pagesën. Drejtuesi i mjetit kërkoi ndihmë në sallën operative të policisë. Në një mbrëmje patrullimi të Shqiponjave ngjarje të tilla janë të zakonshme. Problematikat ndeshen edhe gjatë kontrolleve, në dukje rutinë. Drejtuesi i mjetit ka ngjallur dyshime me mënyrën e komunikimit dhe lëvizjet e tij. Salla operative ka njoftuar grupin Shqiponja 5 se një person dyshohet se disponon lëndë narkotike. Është përdorues apo shpërndarës? Të papriturat e shërbimit vazhdojnë. Thirrja për ndihmë kërkohet për një grua në rrezik. Këto dhe ngjarje të tjera i sjellim në emisionin e radhës 112. Zbuloni vijëmësinë e rasteve
-
VIDEO
Fluksi i turistëve, trafiku i rënduar bllokon rrugën nga Zvërneci në Vlorë! Radhë të gjata automjetesh
Fluksi i lartë i vizitorëve në Vlorë ka shkaktuar bllokim të rrugës nga Zvërneci deri në Vlorë. Si rrallëherë në këtë zonë, trafiku i rënduar ka qenë më i madh krahasuar me vitet e kaluara.
-
VIDEO
Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, policia e Dibrës ndëshkon shoferin
Një shofer është ndëshkuar me një gjobë të majme nga policia e Dibrës pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë
-
VIDEO
Kanabisi në repart, ushtarakët e arrestuar: E gjetëm vetë ne! Gramoz Mullai: Zbulimi u bë që në korrik! Njoftova kolonelin pa procesverbal
Njëri nga tre ushtarakët e arrestuar për 125 bimët e kanabisit në repartin e Zall Herrit, Gramoz Mullai, pretendon se parcela me drogë është zbuluar nga vetë ai që në korrik. Ndonëse nuk ka mbajtur dokumentacion, shefi i zbulimit ka pretenduar se për këtë fakt kishte vënë në dijeni kolonelin epror.
-
VIDEO
Merr flakë një makinë në autostradën Vlorë-Fier, nuk dihen shkaqet
Një mjet është djegur në mes të autostradës së Vlorës këtë të diel. Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi.
-
VIDEO
I dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt, zbardhet dëshmia e autorit, Siar Konti: Më pagoi 6 mijë euro Cllevio Serbiano
Automjeti tip “Ferrarri” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është djegur një javë më parë me porosi të personazhit tjetër të muzikës rep, të njohur si “Clevio”.
Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës, ndërsa policia thotë se shkak janë konfliktet e hershme të Noizyt me Kleviol Ahmetin, personazh i njohur në muzikën rep dhe në median sociale edhe si “Clevio”. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.Pasi u përball me provat e gjetura nga hetuesit dhe pamjet filmike, sipas policisë, i arrestuari nga Vlora ka pranuar zjarrvënien në automjetin e Noizyt, i cili në dokumentacion, rezulton në pronësi të babait të këngëtarit, Bashkim Rajku.
Gjatë dëshmisë në policinë e Durrësit, mësohet se Siar Konti, ka deklaruar se është paguar 6 mijë euro nga këngëtari “Clevio” për djegien e automjetit të Noizyt. -
VIDEO
Peshkim dhe turizëm në brigjet e Orikumit (13 gusht 2023)
Veri jug ju uron pushime të gëzuara kudoqofshi dhe bashkë me to, ju ftojmë të ndiqni një reportazh mbi peshkimin dhe turizmin mes brigjeve të detit Adriatik dhe detit Jon. Personazh i reportazhit është peshkatari i vjetër Kapedan Baçi ose Sherif Dyrmishaj, menaxher dhe drejtues i qendrës “Oriku”, ku punojnë prej shumë vjetësh mbi 30 familje peshkatarësh. Ndiqni reportazhin “Peshkim dhe turizëm në brigjet e Orikumit” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
E shtrijnë në tokë! I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
-
VIDEO
Gjobëvënie 200 mijë euro në Elbasan pas prishjes së pazareve të drogës! Arrestohet Altin Dervishi, në kërkim i vëllai! Kërcënuan sipërmarrësin (EMRAT)
Kërcënimet ndaj një sipërmarrësi 34-vjeçar të cilit i kërkonin 200 mijë euro, siç thotë policia për shkak të prishjes së pazareve të drogës, çuan në pranga Altin Dervishin, 35 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i të arrestuarit, Ervis Dervishi, i dyshuar si pjesëmarrës në krim.