Zgjedhjet në PD, Hani pas votimit: S’kisha mundësi të bëja fushatë në të gjithë vendin, e kam përcjellë mesazhin! Këshilli i thirrur nga Bardhi s’ka asnjë vlerë

29 Korrik 2023, 10:15

Pas votimit në selinë blu, Gjergj Hani ka dhënë një prononcim për mediat. Ai thotë se beson se procesi zgjedhor është i drejtë. Nga ana tjetër, Hani thotë se nuk ka bërë fushata se nuk ka pasur mundësi por, thotë se mesazhi i tij është përçuar te demokratët. Një koment e pati edhe për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të iniciuar nga Bardhi që e cilëson si të pavlerë.