-
VIDEO
Veliaj me kryebashkiakët e zgjedhur për herë të parë: Nëse merrni vendimet e duhura, qytetarët do t’ju votojnë sërish
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë dje në trajnimin “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, organizuar për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert-Stiftung”
-
VIDEO
Dhuna barbare e Rrajave në Fushë-Krujë, jepet vendimi për 4 të arrestuarit
Është dhënë vendimi për katër të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja, për të cilët është dhënë masa ‘Arrest me Burg’.
Ndërsa për pronarin e lokalit, Kujtim Përdaku është dhënë masa ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi.
-
VIDEO
U arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Krujë, shtyhet për nesër gjyqi për 'të fortin e Niklës’! Avokati: Ka armë sportive me leje
Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur do të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca ishte planifikuar për sot por u shty për nesër pasi mungonte prokurori i çështjes.
-
VIDEO
Dukagjin/ Përfundoi bashkë me mjetin në humnerë 3 ditë më parë, vdes shoferi te 'Trauma'! Një vit më parë i mori rrjedha e ujit në Bogë vëllanë dhe nipin
Ndërron jete në Spitalin e Traumës në Tirane Gjelosh Rushaj i cili u aksidentua të enjten e 6 korrikut në Dukagjin. Gjelosh Rushaj ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit.
-
VIDEO
Aksidenti në aksin Shkodër-Koplik, ndërron jetë çifti i bashkëshortëve! U përplasën nga një autobus
Ka ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik. Ata po udhëtonin me motoçikletë dhe janë përplasur nga një autobusAksidenti në aksin Shkodër-Koplik, ndërron jetë çifti i bashkëshortëve! U përplasën nga një autobu
-
VIDEO
Dhuna e Rrajave, dalin para gjykatës 4 të arrestuarit për sulmin brutal të dy kushërinjve Maja në Krujë
Dalin para gjykatës së Tiranës për t'u mësuar me masën e sigurisë Ineidi Rraja, Eni Kulla, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali pak ditë më parë.
-
VIDEO
Tre ditë pas dajakut! Mbyllet gurorja në Borizanë, kontrolle në 9 banesa që dyshohet se janë dëmtuar
Borizanë, Krujë/Bllokohet aktiviteti në subjektin gurore “Delia Group”. Bllokimi pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore “Delia Group”, me administrator shtetasin V. D., me vendndodhje rreth 300 metra mbi fshatin Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.
Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM.
Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.
Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje.
Aktet procedurale të përpiluara do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si pjesë e materialeve të referuara më parë, për ngjarjen e datës 02.05.2023.
-
VIDEO
Në librari/ ‘Fara e Revoltës’, si u paralajmërua në ’95-ën për firmat piramidale! Ndarja e kufijve të Shqipërisë, dorëshkrimet e kolonelit Ordioni! ‘Kombi Shqiptar’ i Priftit
Koloneli francez Andre Ordioni vjen në Ballkan në fund vitin 1917 si komandant i trupave franceze dhe shqiptare në frontin e jugut të liqenit të Ohrit. Në shtator të vitit 1918 ai drejton ushtrinë e Manastirit, ndërsa nisur nga prilli i ’23-shit, përfaqëson Francën në komisionin e ndarjes së kufijve të vendit tonë
-
VIDEO
Të shtëna me armë në Shkodër, shkëmbim zjarri mes 2 personave
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen Xhabije në Shkodër.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 personave. Mësohet se askush nuk ka mbetur i plagosur.
-
VIDEO
Dhuna e fisit Rraja për guroren, policia kontrolle në hyrje e dalje të Fushë-Krujës për personat në kërkim
Policia ka ngritur postoblloqe në hyrjet e daljet e Fushë-Krujës pas dhunës të ndodhur 2 ditë më parë në Borizanë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan kushërinjtë Maja.
Mësohet se po kontrollohen makina me xhama të zinj për persona në kërkim.
-
VIDEO
Gara/ Gjiri i Vlorës 'pushtohet' nga varkat me vela, gati trefish më shumë se vitin e kaluar
Gjiri i Vlorës është ‘pushtuar’ nga varkat me vela që u nisën nga Brindisi në Itali që prej 6 korrikut për të konkluduar edicionin e 12 të kësaj gare. Ky vit ishte i veçantë pasi ka pasur një rritje shumë të madhe të garuesve, me trefishim të varkave, ndërkohë që për herë të parë kishte edhe 2 garues shqiptarë.
-
VIDEO
Policia bllokon aktivitetin e gurores së Rrajave në Borizanë
Forca të shumta të policisë i kanë vendosur shiritin gurores në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës.
Bllokimi i aktivitetit të gurores është bërë tre ditë pas ngjarjes së rëndë, ku anëtarë të fisit Rraja, duke përfshirë edhe djalin e deputetit tashmë të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, Rexhepin, dhunuan barbarisht vëllezërit Maja.