-
VIDEO
Anulimi i seancës me drejtuesen e SHISH, Salianji: A ka vizituar Beogradin gjatë kohës kur ishte drejtuese e SHISH
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni u shpreh se ai kishte disa pyetje për kryetaren e SHISH.
“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon sic mendon me njerëzit mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision. Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës. Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion. Për këto nuk morëm pyetje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjecare”, tha Salianji.
-
VIDEO
Përplasje të ashpra te ‘Siguria’, Salianji-Naços: Mos më bej mua gangsterin, se bën dot! Deputeti socialist anulon mbledhjen e Komisionit
Pas debatit të ashpër te Komisioni i Sigurisë mes deputetit Salianji dhe Naços ky i fundit nga anuluar mbledhjen. Salianji kërkoi që seanca të bëhet me dyer të hapura edhe pas votimit të socialistëve që u vendos të behej me dyer të mbyllura.
-
VIDEO
E rrallë, njihuni me Eva Buzon gruaja e parë shqiptare që do të kalojë me not Otranton! Vlonjatja me 'misionin' e guximshëm, avokate e suksesshme në Australi
Eva Buzo, një shqiptare me origjinë nga Vlora që jeton në Australi, do të jetë gruaja e parë që do të tentojë të kalojë me not kanalin e Otrantos, duke u nisur nga Italia drejt plazhit të Vlorës. Pas stërvitjes, Eva pritet të nisë këtë rrugëtim në emër të origjinës së saj mes datave 20-30 qershor
-
VIDEO
Salianji kërkon të mbahet seanca me kryetaren e SHISH me dyer të hapura, godet tavolinën me grusht! Naço: Ke hall se më frikëson mua
Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e Sigurisë me kryetaren e SHISH Vlora Hyseni të mbahet me dyer të hapura. Por seanca u vendos që të mbahet me dyer të mbyllura.
Në lidhje me këtë vendim, Salianji theksoi se kërkon që të japë mendimin e tij, por kjo nuk u lejua nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço.
Ky reagim i Naços, solli edhe indinjimin e Salianjit, i cili goditi me grushte tavolinën. Naço iu përgjigj duke i thënë se nuk frikësohet nga ky veprim.
-
VIDEO
Vlora Hyseni sot te Siguria, nis me debate komisioni! Salinji- Naços: Ma kalo fjalën, pse keni frikë nga ne? Deputeti i PS-së: Ça thua ore, dil nga depresioni
Me debate ka nisur sot Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Por për ‘fjalën për procedurë’, deputeti i PS-së Ervin Salianji dhe ai i PS-së, Nasip Naço janë përfshirë në një debat. Naçi kërkoi 5 minuta pushim ndërsa Salianji e akuzoi se kishin frikë të përballeshin me opozitën.
-
VIDEO
2 muaj pa marrë pagat, 70 punonjëse të fasonerisë në Fier sërish në protestë! Përfaqësuesi i sindikatës: Do e hedhim pronarin në gjyq
Mbi 70 punonjësve të revoltuara të një fasonerie private në Fier janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e kësaj të hëne. Ato protestojnë pasi kanë dy muaj që nuk kanë marrë pagat edhe pse ua kishin premtuar.
-
VIDEO
Gjyqi për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako akuzon prokurorin e SPAK: Kjo që po bëni hakmarrje personale! Do ju çoj në Strasburg
Ish deputeti socialist, Alqi Bllako i cili në kohën për të cilën akuzohet nga prokuroria ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila seancën e kaluar vendosi të kërkonte ndryshimin e akuzës duke rikthyer akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, opozita kërkon shpjegime nga SHISH! Vlora Hyseni raporton sot te 'Siguria'
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të japë gjithashtu sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës
-
VIDEO
Matura 2023, mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot testit të Lëndës me Zgjedhje! Pak minuta pas nisjes së provimit publikohen tezat e disa provimeve
Matura Shtetërore 2023 zhvillon sot provimin e fundit, atë të lëndëve me Zgjedhje! Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ashtu siç ka ndodhur edhe në provimet e mëparshme, tezat e disa provimeve janë publikuar pak minuta pas nisjes së provimit.
Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 19 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga opozita e quan hap prapa legalizimin e kanabisit te Kosova, "tradhëtari" Rama dhe Kurti e deri tek Shqipëria zjarr Silvinjo përdor "aset".
-
VIDEO
U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron të gjitha organet e zjarrfikësit italian
Familja ra dakord për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij. Të gjithë organet e zjarrfikësit u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa pritet që i riu të përcillet sot për në banesën e fundit, në Foggia
-
VIDEO
Maqedoni e Veriut, makina bie në lumin Lepenc, humbin jetën tre anëtarë të familjes së Pacollit! Kurti: Prekëse
Pas disa orësh kërkime, njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë nxjerrë nga lumi Lepenc makinën me tre trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës, e cila të shtunën kishte rënë në lumë pas një aksidenti me një automjet tjetër. 3 viktimat ishin anëtarë të familjes Pacolli.