-
VIDEO
Himarë, ishin bllokuar në malin e Palikonjës, zjarrfikësit shpëtojnë 4 turistët italianë dhe anglezë! Njëri prej tyre i dëmtuar në kokë
Në orët e parë të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse në Himarë kanë shpëtuar 4 turistë të bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë.
-
VIDEO
Moti i keq përmbyt rrugët e dy fshatrave në Korçë, qytetari për Report Tv: Ekipet erdhën shpejt por s’patën mundësi të bënin gjë, ndodh shpesh në këtë zonë
Rrugët e dy fshatrave në Korçë, Zëmblak dhe Shamoll janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut. Një qytetar u prononcua për Report Tv, ku tha se edhe pse ekipet e emergjencës erdhën shpejt, shiu po binte si i rrëmbyer dhe nuk patën mundësi të bënin shumë.
-
VIDEO
I arrestuar për vrasjen e Nezir e Gentjan Beqirit në Elbasan, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri Jorgo Leku! 44-vjeçari i dënuar përjetë, njihej me 3 emra
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqirit, ekstradohet nga Greqia Jorgo Leku, 44-vjeçari që pati rolin e ekzekutorit në ngjarjen e vitit 2012. Arrestimi i tij u bë në 2020-ën në vendin fqinj. Në prill GJKKO dha 3 dënime me burg përjetë për vrasjen.
-
VIDEO
Trafik mjetesh motorike Kosovë - Shqipëri, jepet dënimi për 6 anëtarë të grupit, 1 shpallet pafajshëm
Me 31 vite burg janë dënuar sot 6 anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për trafik të mjetesh motorike nga Kosova në Shqipëri ndërsa një tjetër u shpall i pafajshëm.
-
VIDEO
U arrestua nga operacioni 'Shpirti', GJKKO shpall mos kompetencë për ish-prokurorin e Vlorës! Maksim Sota do të gjykohet në Durrës
GJKKO ka shpallur moskompetencë për ish-prokurorin e Vlorës Maksim Sota, ish-shefin e sektoreve kundër trafiqeve Ilirjan Ballën dhe ish oficerin Artur Krasniqi të tret ë arrestuar në kuadër të operacionit 'Shpirti' në 2 korrik të vitit 2021 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Çështja do t'i kalojë gjykatës së Durrësit për gjykim.
-
VIDEO
Vlorë, dy të arrestuarit për gomonen në kamionin me jonxhë, të dënuar në Itali për vjedhje
Policia nuk ka ende njoftim zyrtar, por burime për Report TV thanë se Shametaj dhe Alikaj ishin shpallur ne kerkim kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
-
VIDEO
E rëndë në Mirditë, ngordhin 8 lopë, shkak kontakti me rrymën elektrike! Fermeri kërkon kompensimin e dëmeve
Linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike në fshatin Lufaj, Njësia Administrative Selitë, në Mirditë, i ka shkaktuar një fermeri të zonës një dëm miliona lekësh.
-
VIDEO
'Ndal policia!' Momenti i arrestimi të trafikant drogës në Qeparo
Qeparo, Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Reset 2", nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë. Sekuestrohen 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se do të shitej me qëllim trafikimin në Greqi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga shtetasi Enrik Proda që transportonte lëndën narkotike kanabis, me automjet. 33-vjeçari i arrestuar theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për të transportuar lëndën narkotike.
-
VIDEO
Xhaçka: Serbia të lirojë policët e Kosovës, KFOR të zbardhë ngjarjen! Qeveria Kurti të rishikojë vendimet e marra, nuk po i shërbejnë vendit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sa i takon situatës së krijuar në Kosovë me zhvillimet më të fundit, duke nisur nga veprimet e qeverisë Kurti deri tek rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe.
-
VIDEO
Spiropali-Berishës: Sa herë të mblidhet laku nga ndërkombëtarët flet për patriotizëm!
e Ministrja Elisa Spiropali ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha ka sjellë vetëm përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës,.
-
VIDEO
Drafti i Ramës për asociacionin, Tabaku: U njohëm nga mediat, pse nuk e ka konsultuar me Kosovën
Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se u njohën nga mediat me faktin që Shqipëria kishte hartuar një draft rezolutë për asociacionin për komunat në veri të Kosovës. Tabaku tha se ky draft duhej të ishte konsultuar me Kosovën.
-
VIDEO
Balla u drejtohet Nokës dhe Vokshit: Pas Saliut, ju jeni personifikimi më kuptimplotë i budallait
Deputeti i PS, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës mbi aplikacionin “Aktivisti”. Duke folur mbi këtë çështje ai u drejtua ndaj deputetëve Noka dhe Vokshi duke i quajtur ‘personifikimi më i plotë i budallait’.