-
VIDEO
Gati për verë? Monika Kryemadhi stërvitje në palestër
Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë ditën e djeshme një video duke bërë ushtrime fizike. Kryemadhi shfaqet krah instruktorit të saj duke realizuar ushtrime të vështira fizike, shoqëruar me një këngë motivuese në sfond në videon e publikuar në rrjetet sociale.
E veshur me veshje sportive, që i tregonin linjat dhe trupin në formë, Kryemadhi ka treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është për përditshmërinë e saj palestra dhe jeta sportive.
-
VIDEO
Burri yt ka resorte luksoze në botë, pse i bën pushimet në Mal të Zi? Modelja Çunmulaj: Ndihem si në Maldive, fëmijët e mi s'duhet ta harrojnë prejardhjen e nënës
Modelja Emina Çunmulaj ka folur në podcastin e kryeministrit Edi Rama edhe për familjen e saj. Çunmulaj është e martuar me një biznesmenin iranianin, Sam Nazarian dhe kanë tre fëmijë sëbashku. E pyetur nga Rama, se përse zgjedh që t’i bëjë pushimet në Mal të Zi, kur bashkëshorti i saj ka hotele dhe resorte nga më luksozet në botë, ajo tha se sepse do që fëmijët të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën. Ajo thotë se në Ulqin e kalon sikur të jem në Maldive.
Pjesë nga biseda
Kryeministri Edi Rama: Dhe ndërkohë megjithëse bashkëvuajtësi jot ka hotele, resorte nga më luksozet që mund të gjenden në botë, ti e merr atë për krahu dhe pushimet i bën në Mal të Zi dhe pak nëpër ujerat territoriale të Shqipërisë. -
VIDEO
Emina Çunmulaj mesazh të rinjve: Luftoni për ëndrrat tuaja! Unë s’kam pasur bukë të ha, shkoja të flija me barkun që më dhimbte
Modelja Emina Çunmulaj ka rrëfyer periudhën e vështirë kur u largua nga familja për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë modele. E ftuar në podcastin e Ramës, modelja tregoi se në moshën 15-vjeçares jetonte e vetme në Itali dhe nuk kishte bukë të hante.
Ajo sot ju jep një mesazh të gjithë të rinjve që të mos dorëzohen, por vetëm me shumë përkushtim dhe duke luftuar mund t’i arrijnë ëndrrat e tyre. Modelja shqiptare thotë se shpesh atë e shohin duke reklamuar jetën e luksit në rrjetet sociale, por të rinjve u thotë që të mos gënjen nga ai realitet, pasi është vetëm ajo çfarë shfaqet, por jeta të përball me shumë vështirësi.
-
VIDEO
‘I nxjerr unë lopët në livadh, vetëm mos më martoni’, Emina Çunmulaj rrëfen si theu tabutë teksa jetonte në Tuz dhe kandidoi për modele
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e cila tashmë një karrierë në mbarë botën, ka rrëfyer në podcastin e Kryeministrit Edi Rama se si e nisi karrierën si modele. Ajo tregon, se pasi familja u kthye nga SHBA ishte vetëm 5 vjeç dhe u vendosnë në Tuz të Malit të Zi. Çunmulaj tregon se i është dashur të përballet me tabutë e një vendi të vogël, pasi kërkonte diçka më të madhe për veten e saj, një karrierë përtej Tuzit. Modelja rrëfen se vajzat në Tuz, aso kohe martoheshin që në moshën 14-15 vjeçare dhe ajo i lutej nënës që të mos e martonin, e për këtë angazhohej me punë të tjera, si me nxjerrjen e lopëve për t’i kullosur.
Çunmulaj ka treguar edhe momentin se kur vendosi që të marrë pjesë në një kompeticion. Ajo përdori një gënjeshtër të bardhë, duke i thënë punonjës në argjendarinë e babasë, se familja e kishte lejuar të merrte pjesë. Më pas ajo fiton kompeticionin dhe u tregon prindërve që ishin për një vizitë në SHBA se çfarë kishte bërë para se të lexonin titujt e gazetave ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.
-
VIDEO
Modelja Emina Çunmulaj në podcastin e Ramës: Do i mbështes shqiptarët, nuk i harroj rrënjët e mia! Kryeministri: Kandidate për Konsulle nderi e Shqipërisë në Florida
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e lindur në SHBA dhe tashmë prej vitesh ushtron karrierën përtej oqeanit, ishte e ftuar në podcasting e radhës të kryeministrit Edi Rama. Emina Cunmulaj vazhdon të mos e harrojë origjinën e saj shqiptare, duke qenë edhe një nga mbështetëset e mëdha të shqiptarëve.
Por, kësaj here Çunmulaj rrëfeu përballë kryeministrit Edi Rama vështirësitë me të cilat është përballur në jetë, derisa plotësoi ëndrrën e saj për të qenë një modele e njohur në mbarë botën. Çunmulaj tha se vështirësitë kanë qenë të shumta, nga përballja me mentalitetin në fshatin ku jetonte në Malin e Zi deri në moshën 15-vjeçare, e deri vështirësitë financiare që ka hasur kur ka shkuar në Itali për t’iu përkushtuar modelingut. Në disa raste ajo tregon se nuk kishte as bukë për të ngrënë.
-
VIDEO
Akuzohen për kontrabandë dhe pastrim parash, GJKKO lë në fuqi masat për 11 të arrestuar, ndryshon masa vetëm për një
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën vetëm për 1 nga 12 të arrestuarit e operacionin e grupit që merrej me trafikimin e sendeve te luksit. Vetëm për një të akuzuar u vendos detyrim paraqitje pasi ishte student. Ndaj tyre SPAK ka nisur edhe hetim pasuror
-
VIDEO
Stoku i dosjeve, 16 vjet për një vendim në Apelin e Tiranës! S’ka gjyqtarë, deputetët: Qytetarët vdesin pa marrë drejtësi
Shkarkimet nga vetingu i kanë lënë gjykatat me gjysmën e organikës ndërkohë që kryetarja e KLGJ gjatë raportimit në Parlament tha se koha e dhënies së një vendimi në apelin e Tiranës ka arritur deri në 16 vjet. Deputetët Damian Gjiknuri e Dhurata Çupi, thanë se shpesh qytetarët ndahen nga jeta pa marrë drejtësi.
-
VIDEO
Aksident në aksin dytësor Tiranë-Durrës! 'BMW X5' del nga rruga, humb jetën pasagjeri! Plagosen 2 persona, njëri në gjendje të rëndë (EMRAT)
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Një automjet tip “BMË X5” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes me mbajtësen anësore, ka humbur jetën 35 vjeçari Visar meshi i cili ishte pasagjer në automjet.
-
VIDEO
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán
Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, priti sot Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, dhe delegacionin qeveritar, cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
-
VIDEO
Në kërkim për vjedhje me dhunë të mjeteve motorike në Itali, dy të arrestuar në Vlorë. Do të ekstradohen
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë të disa mjeteve motorike në Itali, janë kapur në Vlorë.
-
VIDEO
Skandal në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë! SPAK nis hetimet
Një video po qarkullon me shpejtësi në whatsapp të shqiptarëve ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.
-
VIDEO
Viktor Orban: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Shqipërisë! Evropa do paguajë një çmim të lartë nëse Ballkani Perëndimor nuk anëtarësohet
Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas Orban, Perëndimi do të paguajë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarëson vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt.