-
VIDEO
Situata në veri të Kosovës, Obran: Javën tjetër takohem me Vuçiç, shpresoj të jetë zgjidhur deri atëherë
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i pyetur mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës, tha se javën e ardhshme do të ketë një takim bilateral me liderët e Serbisë dhe se shpreson që deri në atë ditë, situata e krijuar të jetë zgjidhur.
-
VIDEO
Viktor Orban komplimenton Ramën: Politika po shkon drejt standardizimit global, por ti je origjinal
Viktor Orban, kryeministëri i Hungarisë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, nuk ka lënë pa shprehur vlerësimin për këtë të fundit.
Teksa ka bërë një krahasim mes firmave të ndryshme dhe politikës, ai tha se të dyja po shkojnë drejt standardizimit global, por për Ramën ai tha se është autentik dhe origjinal dhe nuk përfshihet nga këto gjëra.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë – Shkodër, 1 i vdekur, ka dhe të plagosur
Një tjetër aksident u shënua sot në vendin tonë. Këtë herë në aksin rrugor Lezhë – Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.
-
VIDEO
'Është mirënjohëse në emër të shqiptarëve', Rama me Viktor Orban: Jam i bindur se mbretëresha Geraldinë po të shikon
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, kryeministri Edi Rama, e mbylli fjalën e tij duke përmendur mbretëreshën Geraldin, e cila vinte nga një familje fisnike hungareze.
“Në një farë mënyrë Hungaria ka dhe diçka të vetën këtu në Shqipëri, sepse në kohën kur nuk i jepte dot investime direkte, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë kështuqë jam i bindur se mbretëresha Geraldinë po të shikon dhe është shumë mirënjohëse në emër të shqiptarëve që ti je këtu”, përfundoi Rama.
-
VIDEO
Orban në Tiranë: Që Europa të mos ngelet pas duhet të integrojë Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor në BE! E turpshme sa avash po ecën
"Çështja e sotme është si mund të konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e vendeve në Europë. Është problem apo mundësi. Ajo që u kam thënë kolegëve të mi në Europë është: Përpiquni të imagjinoni Europën sot pa Slloveninë, Hungarinë, Poloninë, Kroacinë. Si do të ishte pamja e Europës së sotme? Zhvillimi ekonomik? Nuk do të kishim rritje ekonomike.Mendoj se sot në BE kemi rritje ekonomike sepse ne vendet e BE-së dhe të Evropës qëndrore dhe lindore kemi sjellë zhvillim. Shpresojë të sjellë dhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse Shqipëria ka kapacitet rritjeje dhe zhvillimi. Dhe Europa nëse nuk do të ngelet pas në këtë ecje e zhvillim global përgjigjja është e thjeshtë. Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan. Nuk gjenden në vendet e tjera të Europës. Nuk jam në gjëndje të përmend asnjë vend europian që ka rezerva në rritje e zhvillim qoftë Ne kërkojmë gjithmonë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Është e turposhme sa avash po ecën ky proces i zgjerimit në BE" tha Orban.
-
VIDEO
Rama me kryeministrin Viktor Orban: Hungaria një nga avokatët kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE! Duam më shumë investime hungareze te ne
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban shprehu mirënjohjen për qeverinë hungareze dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në BE. Rama u ndal edhe tek investimet hungareze në Tiranë, ku theksoi se do të donte që të kishte më shumë.
‘Është vizita e një miku të vjetër dhe të palëkundur të Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjitha kohët. Falë kryeministrit Orban dhe përkushtimit të ministrit të jashtëm si dhe të qeverisë së tij kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve tradicionale e miqësore, por tani edhe ekonomike. Kjo vizitë përveçse vizita e një miku të çmua është edhe një vizitë për të vazhduar në atë rrugë të re bashkëpunimi që hapi një fazë të re pas vizitës së delegacionit tonë atje, ku u vendosën disa piketa mbi të cilat ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë e falë të cilave po shohim rezultate të prekshme. Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së. Hungaria e ka mbrojtur vijmësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo mbështetje nuk ka qenë vetëm më fjalë por me ekspertizë të vënë në dispozicion të qeverisë tonë. Ne ndajmë të njëjtën bindje me kryeministrin dhe qeverinë e Hungarisë lidhur me interesin e lartë gjeostrategjik të integrimit sa më shpejt të Ballkanit Perëndimor. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor siç ka nevojë Ballkani Perëndimor për BE-në. I jam mirënjohës për faktin se Orban është shtytësi kryesor i investimeve të drejtpërdrejta hungarez në Shqipëri. Duam të kemi më shumë kompanitë. Kemi folur për të sjellë më shumë investime nga Hungaria në fushën e energjisë dhe shpresoj shumë edhe në fushën e turizmit. Ne besojmë shumë se është koha për të menduar edhe për investime nga Hungaria e cila ka sot një industri ekselence në turizëm.’- tha Rama.
-
VIDEO
44-vjeçari alarmon policinë, vendos kallëpe tritoli në banesën e një tjetri që të arrestohet
La një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së një 46-vjeçari, gjatë natës, dhe më pas njoftoi Policinë, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari Sokol Mesiti.
-
VIDEO
Durrës, prej dy ditësh impianti i përpunimit nuk punon, ujërat e zeza derdhen në det në zonën e Porto Romanos! Prokuroria vonon procedurat
Që prej dëmtimit të impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, ujërat e zeza po hidhen në det në vijën e plazhit ‘Porto Romano-Sektor Rinia’ pa asnjë lloj përpunimi.
Kujtojmë se dy ditë më parë, ujësjellësi i Durrësit njoftoi se në impiantin e pastrimit të ujërave të zeza janë gjetur derdhje të lëndëve hidrokarbure.
-
VIDEO
Forumi i Prespës, Stoltenberg: Zgjerimi i BE deri në 2030, mision i mundur! Ukraina në NATO, Rusia s'e ndal dot
“Bota është në një udhëkryq” deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një videomesazh me të cilin iu drejtua të pranishmëve në forumin e Prespës që po mbahet sot në Maqedoninë e Veriut.
-
VIDEO
Pas operacionit në bark, Papa Françesku del nga spitali i Romës! Turma e besimtarëve e shoqërojnë me duartrokitje
Papa Françesku ka dalë nga spitali Gemelli në Romë, ku ishte i shtruar që prej 7 qershorit pasi iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në bark.
-
VIDEO
Maliqi akuza KAS-it për zgjedhjet në Kuçovë: Po zvarrit ankimimin tonë për interesa politikë! Në kamera janë filmuar 700 raste të votimit në grup
Kandidati i Bashkë Fitojmë për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka mbajtur një deklaratë për mediat jashtë godinës së KQZ-së ku ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për zvarritje të procesit të shqyrtimit të shkeljeve që ai pretendon se janë bërë në Kuçovë para dhe gjatë procesit zgjedhor.
-
VIDEO
Axhenda/ Kryeministri hungarez, Orban sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban viziton sot Shqipërinë! Kjo është bërë me dije nga vetë shefi i shtypi të kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi, i cili ditën e enjte tha se Orban së bashku me delegacionin hungarez do të vizitojnë Tiranën për një vizitë zyrtare